Nxënësit e gjimnazit “Mahir Domi” sjellin atmosferën festive të Pavarësisë në Teatrin “Skampa”

Nxënësit e gjimnazit “Mahir Domi” sollën atmosferën festive të Ditës së Pavarësisë në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan, me një program artistik të pasur me këngë, valle, recitime dhe pjesë skenike kushtuar historisë dhe simboleve kombëtare.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Elbasan, drejtues të institucionit arsimor, mësues dhe prindër, të cilët duartrokitën gjatë interpretimet e të rinjve, që sollën në skenë energjinë, talentin dhe ndjenjat e forta atdhetare.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vlerësoi organizimin e aktivitetit dhe kontributin e të gjithë aktorëve të përfshirë në jetën shkollore. Ai u shpreh se është shumë krenar për atmosferën e festave të Nëntorit në çdo shkollë, falë talentit dhe kreativitetit të nxënësve, përkushtimit të mësuesve, mbështetjes së prindërve, si edhe programit “Art dhe Zeje”, i cili po zhvillohet çdo ditë e më shumë në çdo shkollë të Bashkisë Elbasan.
Përmes këtyre aktiviteteve, shkollat e qytetit po kthehen në hapësira ku jo vetëm promovohet arsimi, por edhe arti, kultura dhe ndjenjat atdhetare tek brezat e rinj, duke e bërë festën e Pavarësisë një përjetim të veçantë për komunitetin.