Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Plani strategjik i zhvillimit të bashkisë

Plani i Përgjithshëm Vendor (PPV) i Bashkisë Elbasan

PPV i Bashkisë Elbasan është hartuar në përputhje me Ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore përkatëse.

Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Elbasan përbëhet nga tre dokumente bazë:

  • Strategjia e Zhvillimit të Territorit
  • Plani i Zhvillimit
  • Rregullorja e Planifikimit

Ky dokument strategjik është hartuar nga Bashkia Elbasan me mbështetjen teknike të projektit PLGP të USAID dhe Co-PLAN, nëpërmjet një procesi të gjerë konsultimi publik me aktorët lokalë dhe grupet e interesit .

Parimet e Planit Strategjik të Zhvillimit

Parimet mbi të cilat mbështetet Plani Strategjik i Zhvillimit të Bashkisë Elbasan janë:

  • Të ofrojë një vizion të qartë dhe drejtim të qëndrueshëm për zhvillimin e territorit;
  • Të sigurojë një vlerësim strategjik realist, duke balancuar atë çka është e dëshirueshme me atë çka është e realizueshme;
  • Të garantojë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe akses të barabartë në shërbime;
  • Të mbrojë dhe menaxhojë në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore dhe territorin;
  • Të sigurojë përdorim eficient të burimeve;
  • Të përmirësojë cilësinë e shërbimeve publike dhe jetesës;
  • Të koordinojë veprimet dhe investimet ndërmjet sektorëve dhe niveleve të qeverisjes.

Drejtimet Kryesore Strategjike

  • Përmirësimi i aksesit dhe lidhjeve territoriale në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar
  • Integrimi territorial dhe zhvillimi i balancuar ndërmjet zonave urbane dhe rurale
  • Zhvillimi ekonomik dhe rritja e konkurrueshmërisë së territorit
  • Rritja e cilësisë së jetesës dhe zhvillimi urban i qëndrueshëm
  • Mbrojtja e mjedisit dhe rritja e qëndrueshmërisë ndaj rreziqeve natyrore

Synimet Kryesore sipas Fushave të Përgjegjësisë

Infrastruktura dhe lidhjet territoriale

  • Përmirësimi i lidhjeve strategjike kombëtare dhe rajonale
  • Zhvillimi i rrjetit rrugor dhe aksesit në njësitë administrative
  • Modernizimi i transportit publik dhe infrastrukturës mbështetëse

Zhvillimi territorial dhe qeverisja

  • Konsolidimi i sistemit policentrik të zhvillimit (qendra urbane dhe njësi administrative)
  • Përmirësimi i kapaciteteve lokale dhe shërbimeve administrative
  • Zhvillimi i qeverisjes elektronike dhe digjitalizimi i shërbimeve

Zhvillimi ekonomik

  • Zhvillimi rural dhe mbështetja e sektorit bujqësor
  • Nxitja e sipërmarrjes dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
  • Zhvillimi i zonave ekonomike dhe potencialeve industriale
  • Zhvillimi i turizmit natyror dhe kulturor
  • Promovimi dhe branding territorial i Bashkisë Elbasan

Zhvillimi urban dhe social

  • Rigjenerimi urban dhe rikualifikimi i zonave të degraduara
  • Përmirësimi i hapësirave publike, rekreative dhe sportive
  • Përmirësimi i infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimeve
  • Zhvillimi i strehimit social dhe të përballueshëm
  • Integrimi i komuniteteve në nevojë dhe rritja e përfshirjes sociale

Mjedisi dhe qëndrueshmëria

  • Mbrojtja e mjedisit dhe reduktimi i ndotjes
  • Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve urbane
  • Mbrojtja e burimeve ujore dhe akuiferëve
  • Menaxhimi i rreziqeve natyrore dhe përmbytjeve
  • Menaxhimi i pyjeve dhe kullotave
  • Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike

Veprimet dhe financimi

Zbatimi i planit realizohet nëpërmjet ndërhyrjeve konkrete të shoqëruara me kosto dhe burime financimi, të cilat përcaktohen në planin e veprimit.

Burimet e financimit

  • Buxheti i Bashkisë Elbasan
  • Buxheti i Shtetit
  • Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)
  • Fondi i Zhvillimit të Rajoneve (FZHR)
  • Programet e Bashkimit Evropian (IPA, IPA Cross-Border, etj.)
  • Donatorë ndërkombëtarë dhe projekte zhvillimi