Qendra Kulturore e Fëmijëve përcjell me sukses edicionin e 10-të të Festivalit të Interpretuesve të Këngës
Me emocion, pasion dhe talent, u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Elbasan edicioni i 10-të i Festivalit të Interpretuesve të Këngës. Për dy mbrëmje me radhë, mbi 60 zëra të rinj interpretuan këngë të njohura, duke krijuar një atmosferë magjike dhe duke u duartrokitur fort nga publiku i pranishëm.
Ky aktivitet tashmë tradicional, jo vetëm që promovon talentin e fëmijëve dhe të rinjve, por njëkohësisht luan një rol të rëndësishëm në forcimin e identitetit kulturor të qytetit. Qendra Kulturore e Fëmijëve vijon të jetë një vatër e rëndësishme e zhvillimit artistik për brezat e rinj në Elbasan.