Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Shërbime të ASHPR

Agjensia Shërbimeve Publike Rurale mbulon shërbimet si më poshtë:

• Mirëmbajtja e rrugëve rurale me karakter vendor.
Dokumentacioni: Kërkesë nga i interesuari
• Ndriçimi i mjediseve publike në zonat rurale
Dokumentacioni: Kërkesë nga i interesuari
• Largimi i mbeturinave inerte në njësitë administrative
Dokumentacioni: Kërkesë nga i interesuari
• Sistemimi i kanaleve ujitëse dhe kulluese
Dokumentacioni: Kërkesë nga i interesuari
• Kërkesë për vaditjen e tokave bujqësore
Dokumentacioni: Kërkesë nga i interesuari
• Vërtetime mbi statusin / gjendjen e kanaleve
Dokumentacioni: Kërkesë nga i interesuari, hartë parcele dhe akt pronësie (nëse ekziston)

Heqja e drurëve (prerjen dhe largimin e tyre) që ndodhen në prona private ose në afërsi të këtyre pronave.

Dokumentacioni që duhet është si më poshtë vijon:
a. Kërkesë nga personi përkatës (adresa dhe numri i telefonit).
b. Dokumenti hipotekor i pronës (fotokopje).
c. Vërtetim nga kryetari i lagjes/fshatit, që vërteton se nuk ka konflikte me persona të tjerë.
d. Dokument identifikimi i personit (kopje e kartës së identitetit).

Kërkesë për lëndë ndërtimi

Dokumentacioni që duhet është si më poshtë vijon:
a. Kërkesë nga personi përkatës (adresa dhe numri i telefonit), me banim të përhershëm në fshat.
b. Vërtetim nga kryetari i fshatit, që vërteton se është banor i përhershëm në fshat dhe ka nevojë për lëndë ndërtimi.
c. Konfirmim nga Administratori i Njësisë Administrative përkatëse.
d. Dokument identifikimi i personit (kopje e kartës së identitetit).

Kërkesë për produkte jodrusore pyjore (humus, gurë, zhavorr etj.)

Dokumentacioni që duhet është si më poshtë vijon:
a. Kërkesë nga personi përkatës (adresa dhe numri i telefonit), me banim të përhershëm në fshat, ku të përcaktohet qëllimi i përdorimit dhe sasia e nevojshme.
b. Vërtetim nga kryetari i fshatit, që vërteton se është banor i përhershëm në fshat dhe ka nevojë për produkte jodrusore.
c. Dokument identifikimi i personit (kopje e kartës së identitetit).
d. Në bazë të sasisë së kërkuar, qytetari kryen pagesën në bankë (pasi ngarkohet në sistem nga stafi teknik pyjor).

Pas dorëzimit (ngarkimit në sistem) të dokumentacionit të mësipërm, bëhet verifikimi i përputhshmërisë me kërkesat e përcaktuara dhe më pas kryhet procesi i marrjes së shërbimit.