Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Siguri për banorët, pastrim sistematik i Përroit të Gurres

Agjencia e Shërbimeve Publike Elbasan prej ditësh ka nisur punimet për pastrimin e Përroit të Gurres, në një gjatësi rreth 2 km.

Ky aksion ka për qëllim të parandalojë përmbytjet, duke mbrojtur qindra hektarë tokë bujqësore dhe dhjetëra banesa, në mënyrë që banorët e zonës të ndihen më të sigurt. Kujdesi i përvitshëm dhe puna paraprake janë garancia që komuniteti të jetë i mbrojtur përballë shirave që po afrohen.

Aksione të tilla të pastrimit dhe mirëmbajtjes së përrenjve zhvillohen sistematikisht çdo vit në territorin e Bashkisë Elbasan, sidomos në këtë prag dimri, për të reduktuar rrezikun nga përmbytjet dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.