Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Situata në territor nën kontroll pas reshjeve të pandërprera

Bashkia Elbasan bën të ditur se pas 24 orësh reshje shiu të pandërprera, situata në të gjithë territorin e bashkisë paraqitet e qetë dhe nën kontroll.

Të gjitha ekipet e ASHP-së, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale, ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate të mundshme emergjente. Në fshatra po vijon shpërndarja e skorieve në rrugët malore, si masë parandaluese për ngricat që priten në ditët në vijim.

Ndërkohë, po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme prurjet e Lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës, të cilat vijojnë të jenë në kuota normale dhe nuk paraqesin rrezik. Në zonën urbane, ekipet po mbajnë nën kontroll kolektorët, me qëllim shmangien e bllokimeve të mundshme nga inertet e sjella nga reshjet.

Sipas parashikimeve, 24 orët në vijim priten të shoqërohen me reshje edhe më intensive, ndaj strukturat e Bashkisë Elbasan kanë shtuar masat e monitorimit dhe janë në gatishmëri të vazhdueshme.

Për çdo situatë urgjente, qytetarët luten të kontaktojnë:

🚓Policia e Shtetit: 129

🚒Zjarrfikësja: 128

🆘Numri unik i emergjencave: 112

💧Në dispozicion janë edhe numrat e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve:

📞+355 68 641 6064

📞+355 69 475 0333

Bashkia Elbasan vijon të ndjekë nga afër situatën dhe mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve.