Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Urimi i Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja për Muajin e Shenjtë të Ramazanit ! 

Ndërsa hëna e re paralajmëron fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, uroj nga zemra të gjithë agjëruesit dhe agjërueset myslimanë.  

Ky muaj ofron mundësinë për të reflektuar dhe për t’u zhvilluar shpirtërisht. Njëkohësisht, ai u mundëson besimtarëve dhe besimtareve që të kultivojnë faljen, durimin dhe qëndrueshmërinë.  

Si qytet i traditës dhe kulturës Elbasani di se si këtë muaj ta shndërrojë në një ngjarje ku njerëzit qëndrojnë edhe më afër njëri-tjetrit e veçanërisht atyre që janë më në nevojë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të lehtësuar vështirësitë e këtyre individëve.  

Ajo çka Zoti u jep edhe atyre që nuk besojnë është mundësia e të kuptuarit të vlerës së paçmueshme të vetëpërmbajtjes dhe në këtë mbrëmje që sjell ditën e parë të hënës së re të Ramazanit, me këto pamje të Xhamisë së Re të Elbasanit, iu uroj me gjithë zemër e plot respekt ndjekësve myslimanë të kalendarit hënor të Islamit një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim, të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah, falë vetëpërmbajtjes së këshilluar prej urtësisë qiellore  

Urime në Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët!