Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Vizitë në laboratorin “AMEL”, Bashkia dhe Ministria e Arsimit nismë për të ofruar natyrën me shkollat

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, vizituan laboratorin “AMEL”, një hapësirë inovative që zhvillon produkte medicinale dhe kozmetike natyrale me bazë bimët mjekësore.

Në këtë laborator, themeluesit Beni dhe Lindita punojnë me pasion dhe profesionalizëm për të krijuar produkte të qëndrueshme, duke shfrytëzuar çdo pjesë të bimës dhe duke rikthyer mbetjet në zinxhirin e prodhimit. “AMEL” bashkëpunon ngushtë me kompani, universitete dhe sipërmarrje të fushës së bioteknologjisë dhe inovacionit natyror.

Gjatë vizitës, u diskutua nisja e një projekti pilot në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, që synon të sjellë më pranë natyrën në shkollë. Projekti parashikon ngritjen e mini-habitateve mësimore, ku fëmijët do të mësojnë nga afër për bimët medicinale, përdorimin dhe ripërdorimin e tyre, duke ndërthurur edukimin mjedisor me konceptet e ekonomisë qarkulluese.

Kryetari Gledian Llatja theksoi rëndësinë e nismave që ndërthurin arsimimin, inovacionin dhe kujdesin për mjedisin, duke u shprehur se Elbasani po bëhet një shembull i mirë i bashkëpunimit mes institucioneve publike dhe sipërmarrjeve lokale që frymëzojnë brezat e rinj.