Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

1 Qershori/ Llatja feston me  fëmijët në zyrën e tij.

Me rastin e 1 Qershorit, festës ndërkombëtare të fëmijëve,kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka pritur në zyrën e tij fëmijët e kopshtit Nr.7. Me naivitetin dhe shkelqëlqimin e syve që i karakterizon këta vogelushe, zyra e kryebashkiakut u kthye në një ambjent festiv dhe plot buzëqeshje. I rrethuar nga vogëlushët festa u kthye në një mini spektakël ku vogëlushët me rradhë nisën të recitonin vjershat e tyre me temë qytetin, 1 Qershorin, etj. Fëmijët kanë falenderuar kryebashkiakun që nga dita në ditë e ka zbukuruar qytetin me më shumë gjelbërim, ndricim, kënde.lojrash dhe shumë parqe për argëtim, si edhe inagurimin e spitalit pediatrik ku fëmijët marrin shërbim mjekësor. Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë përcolli urimin për të gjithë fëmijët, prindërit dhe mësuesit.

” Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur!

 Jeni ju burimi i çdo gjëje, lumturia më e madhe. Kjo ditë, na përkujton të drejtat e fëmijëve që të rriten të lumtur dhe të shëndetshëm.

Ndaj, ju uroj të keni mirëqenie, lumturi, më shumë se kurrë. Le të jetë 1 Qershori edhe një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Është një ditë që ne të rriturit, prindërit, të kujdesemi për edukimin, shëndetin, e tyre.

Fytyrat dhe zemrat tuaja të bukura qofshin të lumtura përgjithmonë.

Fëmijët, janë koncepti ynë për të bukurën, lumturia jonë e vetme pa shpërblim.

Të dashur prindër e mësues, gëzuar ditën e jetës sonë të vërtetë, një nga ditët më të bukura e të sinqerta!Qoftë festë përditë!