Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Tetor 2021

Njoftim për proçesin e “Buxhetimit me Pjesëmarrje”.

Të nderuar qytetarë, duke nisur nga data 29 Tetor, 2021, Kryetari i
Bashkisë Elbasan, Z.Gledian LLATJA, Ju fton të bëheni pjese e
vendimmarrjes tonë të përbashkët, nëpërmjet pjesëmarrjes dhe angazhimit
tuaj në proçesin e “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, në të gjitha Njësitë
Administrative dhe lagjet e qytetit.

Prej më shumë se një dekadë tashmë, ju njiheni me këtë proçes, i cili
për nga rëndësia zë vendin kryesor, pasi jeni ju që përcaktoni
prioritetet tuaja dhe ndikoni drejtpërdrejt në vendimmarrje.

Përpara hartimit të buxhetit të vitit pasardhës, për Bashkinë e
Elbasanit është e rëndësishme të vlerësojë mendimin dhe gjykimin e çdo
qytetari, për këtë është e domosdoshme pjesëmarrja juaj.

Më poshtë, po ju paraqesim axhendën e takimeve në kuadër të proçesit të
Buxhetimit me pjesëmarrje, në bazë lagjesh dhe Njësish Administrative:

Njoftim për mbajtjen e Mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Elbasan 25 Tetor 2021

NJOFTIM

  Ju njoftojmë se më datë 25.10.2021, ora 11.00 zhvillohet  mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), online ne programin ZOOM me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes
  2. Miratimi i proçesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin shtator  2021.
    • 3/1 .      Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin shtator 2021.
  4. Mbi marrjen me qira të dy mjeteve (rinovim kontrate) për plotësimin e nevojave të transportit të administrates dhe kryerjen e shërbimeve publike të Bashkisë Elbasan”. Transferim fondesh në buxhet.
  5. Mbi marrëveshjen e bashkëpunimit  midis Bashkisë Elbasan  dhe Drejtorisësë Përgjithshme të Arkivave për përpunim tekniko-shkencor të dokumentave.
  6. Per dhenien e pelqimit per vendosjen e pllakes perkujtimore ne shtepine e familjes Karanxha, ne lagjen “Shen Koll” Elbasan.
  7. Per emerimin e perfaqesuesit ne bordin e institucioneve arsimire parauniversitare publike.
  8. Per nje shtese ne Vendimin e Keshillit Bashkiak Elbasan nr.5 date27/01/2021 “Per miratimin e normave dhe kriterev disiplinimin e shpenzimeve per mjetet motorrike ne administrim te Agjensise se Sherbimeve Publike Elbasan per vitin 2021”.
  9. Dheni titulli “Qytetar Nderi” Klerikut Martir te Kishes Katolike, Peshkopit Josif Papamihali (pas vdekjes).
  10. Per dhenien e fondit pyjor ne perdorim “Per ndertimin/rikonstruksionin e linjes Fiber Librazhd ne territorin e Bashkise Elbasan,OST (operatorit te sistemit te transmetimit).
  11. Miratimin ne parim te draft Buxhetit te KB per vitin 2022.   

Te ndryshme.

Vo. Komisionet do të mblidhen ditën e Merkure më datë 20.10.2021 ora 13:00 ne ambjentet e Bashkisë Elbasan.

Qytetarët e interesuar për të marrë pjesë në mbledhje të kontaktojnë z. Klajdi Gripshi me nr. tel: +355 69 967 3721 dhe me adresë email-i: klajd_gripshi@yahoo.it