Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Nëntor 2021

Nga Shirgjani: Llatja/ Investime të njejta si në qendër ashtu edhe në periferi .

Prioritet në këtë zonë ja kemi dhënë urave, unazës bujqësore e cila ishte një nga zhvillimet më të mëdha që i ka dhënë fushës së Elbasanit. Kemi bashkëpunim me Bashkinë e Cerrikut dhe FSHZH që rruga të vazhdojë deri në fund. Prioritet i juaji kanë qenë kanalet vaditëse, dhe ne ketë e kemi bërë. Disa nga problematikat kryesore  kanë gjetur zgjidhje në buxhetin e këtij viti. Janë mbi 830 km rrugë rurale për tu mirëmbajtur, ndaj e kemi forcuar flotën tonë të Ndërrmarjes së Shërbimeve Publike. Kemi zgjidhur  problemin për Ujësjellësin e Kuqanit, do të vazhdojmë me të gjithë pjesën e sistemimit.

Lagjja Nr.3, një nga prioritet e Bashkisë gjatë vitit 2021

Kemi bërë disa punë të mira, por kemi akoma punë për të bërë. Investim kryesor i madh ka qenë rruga “Iliaz Kosova”, një rrugë shumë e kërkuar nga ju. Do nisin punimet për projektin e Automoto Parkut, investim i cili sjell zhvillim ekomomik. Kemi riasfaltuar një pjesë të madhe të rrugëve të lagjeve. Prioritetet e tona vazhdojnë të jenë kanalizimet e ujrave të zeza, por edhe infrastruktura rrugore. Ne po lobojmë për disa projekte të mëdha, siç janë rehabilitimi i të gjitha shesheve të pallateve, projekti për ujin e pijshëm dhe kanalizimet e ujrave të zeza. Jemi në përfundim të një projekti të madh për kanalizmet e ujrave të zeza sidomos në zonat problematikat në qytet. Ne po punojmë që vitin tjetër të investojmë në zgjidhjen e problematikave që kemi në zgjidhjen e trafikut. Një vëmendje i kemi kushtuar edhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët siç është hapja e zyrës së ADIS – ës.

Llatja/ Automoto Parku, dhe Lungofiume projekte që prekin edhe Lagjjen Nr.1

Në vijim të procesit të buxhetimit me Pjesëmarrje, takimet me banorët kanë vijuar në Lagjjen Nr.1, ku edhe në këtë lagjje konsultohemi e dëgjojmë banorët për problematikat specifike pranë komuniteteve të tyre.  

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja  i pranishëm në dëgjesat e komunitetit, e ka vënë theksin tek investimet që janë realizuar gjatë vitit 2021, por edhe prioritetet në vijim.  

 Lulishtja e re “Kozma Naska” e rikonstruktuar brenda vitit tonë të parë, ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimeve në lagjjen “Emin Matraxhiu” që i vjen në funksion gjithë banorëve dhe rinisja shumë shpejt e investimit të rrugës “Borodin Mitarja” ose rrugës së re drejt varrezave të qytetit janë vetëm një pjesë e projekteve tona zhvillimore për Lagjjen nr.1.  

Vazhdojmë punën për Automoto Parkun e vetëm në Ballkan dhe projektin fantastik për Lungofiumen e Kodër Krastë”, tha Z. Llatja.  

Në fund të dëgjesave, vetë banorët votuan prioritetet e tyre të cilat do të përkthehen në investime nga ana e Bashkisë së Elbasanit gjatë vitit 2022.  

Buxhetimi me Pjesëmarrje/ Invetimet në infrastrukturë janë të prekshme në Lagjen Nr.2

Vazhdojmë me maratonën e dëgjesave dhe e konsultimeve publike në të gjitha lagjet e Elbasanit.  

 Ky proçes i rëndësishëm ku janë vetë banorët ata të cilët shpalosin prioritetet e tyre, kthehen në investime nga ana e Bashkisë së Elbasanit.  

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, bashkë me stafin e Bashkisë, janë ndalur në Lagjjen nr.2, ku investimet në infrastrukturë, sidomos në rrugët e brendshme janë të prekshme.  

Kreu i Bashkisë tha se rruga “Abdyl Kajanaku”, “Nikolla Puka”, “Demir Bungo”, “Mehmet Bajraktari”, “Sul Papri”  janë vetëm fillimi i punës sonë.  Së shpejti do të financojmë projektin e madh të shkollës artistike “ Onufri”.  

Kemi bërë shumë punë në Lagjjen nr.2, por kemi akoma për të bërë, jemi në përfundim të shtrimit të lagjes së “Xhaxhurëve”, si edhe do të bëjmë të gjitha rrugët që kanë shumë kohë pa u investuar si dhe ujësjellësin. Buxhetimi me Pjesëmarrje është vlerësuar si praktika më e mirë e bashkisë së Elbasanit, përsa i përket përfshirjes së qytetarëve direkt në vendimmarrje.  

Starton Buxhetimi me Pjesëmarrje në Njësinë Administrative Labinot Fushë

Bashkia e Elbasanit nisi si çdo fund viti, një nga proçeset më të rëndësishme të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, i cili organizohet tashmë prej më shumë se një dekadë, dhe që paraprin miratimin  buxhetit të bashkisë për vitin pasardhës.  

Kryetari i bashkisë Z.Gledjan Llatja e ka nisur këtë proçes të rëndësishëm i cili ka impakt të drejtëpërdrejtë tek qytetari në Njësinë Administrative Labinot Fushë.  

Pas dëgjesave të banorëve të kësaj njësie, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja tha: kemi nisur dëgjesat publike në për të diskutuar projektet që do të përfshijmë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në këtë vit jo të lehtë që po lëmë pas kemi bërë shumë punë. Rruga e re e rikonstruktuar e fshatit Griqan tashmë është një tjetër realitet, pastrimi i kanaleve ujitëse në ndihmë të fermerëve të zonës dhe rehabilitimi i ndriçimit në lagjjet e fshatrave të Njësisë Labinot Fushë janë vetëm një pjesë e punës sonë të përditshme”- është shprehur Z. Llatja.  

Në një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone, kanë dalë edhe prioritetet për vitin 2022, por edhe janë vënë në pah punet e mira që janë bërë.

Buxhetimi me Pjesëmarrje/ Invetimet në infrastrukturë janë të prekshme edhe në Njësinë Administrative Gjergjan.

Në vijimësi të planifikimit për buxhetin e vitit 2022, Buxhetimi me Pjesëmarrje është ndalur në Njësinë Administrative Gjergjan.  Kemi përfunduar unazën bujqësore, jemi marrë me rrugët e arave, pastrimi i kanaleve ujitëse, hapja e rrugëve të arave që të çojnë tek parcelat. Brenda këtij mandati ne do të arrijmë të bëjmë shumë punë të mira në Njësinë Administrative Gjergjan. Jemi përpjekur që të forcojmë shërbimet e Bashkisë, hapja e ADIS-ës, është një bashkëpunim i gjithanshëm me administratën dhe komunitetin për të bërë më të mirën për Elbasanin

Aktivitet nga fëmijët e kopështit 11 për festën e çlirimit të Elbasanit

Elbasani sot feston 77-vjetorin e Çlirimit, dita kur forcat Nacional Çlirimtare fituan luftën kundër pushtuesve gjermanë, luftime të cilat vazhduan deri në 29 Nëntor 1944, kur u clirua gjithë Shqipëria. Në ditën e përkujtimit të clirimit të Elbasanit, fëmijët e kopshtit nr.11, zbukuruan qytetin me flamuj dhe veshje kuq e zi. Ato bënë një vizitë në kalanë e qytetit dhe në Shtëpinë Etnografike të shoqëruar nga mësueset dhe prindër.

11 Nëntor 1944 – Çlirimi i Elbasanit

Të nderuar Veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare!
Të nderuar deputetë, qytetarë të qytetit tim!
Jemi mbledhur sot të kujtojmë së bashku një nga ditët më të rëndësishme, atë të Çlirimit të Elbasanit, si edhe 23 partizanët e Brigadës së XV Sulmuese, të cilët dhanë jetën për çlirimin e kryeqendrës së Shqipërisë së Mesme.
77 vjet më parë partizanët e Brigadës së 15 Sulmuese të ngritur në luftë bashkë me popullin çliruan qytetin pikërisht në 11 Nëntor të vitit 1944.
Shumë familje patriotike të qytetit, por jo vetëm, e cilësuan 11 Nëntorin si festën më të madhe. Nisi të respektohej tradita e festave, ku në çdo ballkon apo derë të shtëpive elbasanase u var flamuri i kuq kombëtar. Vazdojmë të ruajmë historinë e vendit tonë, të respektojmë çdo sakrificë të dëshmorëve dhe të gjithë popullit elbasanas që pa ndërhyrjen e askujt, bënë të mundur çlirimin e vendit nga fashizmi.
Elbasani i dha Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare 136 dëshmorë, por dëshmorë të Elbasanit janë edhe 400 normalistët që studiuan në Normalen e Elbasanit dhe ranë heroikisht në luftë në krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Elbasani pësoi dëme të mëdha ekonomike, financiare dhe njerëzore.
Ndaj dhe sot, pas 77 vitesh ne e kemi nder të jemi qytetarë të Elbasanit, qytetit të dijes dhe arsimit, të kulturës dhe mikpritjes. Ne së bashku do të vazhdojmë ta çojmë qytetin tonë përpara duke përballuar çdo sfidë, dhe përmirësuar çdo aspekt të jetës së qytetarëve.
Mirënjohje të përjetshme dëshmorëve tanë!