Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 29 Mars 2022

Njoftim “Rikonstruksion i shesheve të pallateve në lagjen “Partizani” Z.K. 8524”

N J O F T I M:

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 31 datë 04.03.2022, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik, “Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik  “Rikonstruksion i sheshve të pallateve në lagjen “Partizani” Z.K. 8524””, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, kërkohet që brënda datës 15.04.2022, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Sektorit të Aseteve të Bashkisë, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.

    Faleminderit!

Njoftim “Strehëz për qentë endacakë”

Bashkia Elbasan në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, dhe të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 19 datë 04.03.2022 “Mbi miratimin e nisjes së proçedurave për marrjen me qira të një ambjenti, që do të përdoret si strehëz për qentë endacakë me një fond deri në 50 000 lekë/muaj”, kërkon të marrë me qira një ambjent social-ekonomik me sipërfaqe 150-200 m2, me ambiente të ndara, për të bërë të mundur grumbullimin, kurimin, sterilizimin dhe disinfektimin e qenëve endacak, me një fond deri në 50 000 lekë/muaj. Ambjenti preferohet me vendndodhje në periferi të qytetit dhe të jetë i pajisur me dritare, aspirim dhe ujë 24 orë. Të gjithë subjektet privatë apo individë të interesuar janë të lutur të paraqesin ofertat ku të përfshihet:

  • Ofertë për dhënie me qira;
  • Vlera e qirasë mujore;
  • Çertifikatë rregjistrimi (NUIS), ekstrakt historik; 
  • Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore vendore dhe rajonale;
  • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
  • Dokument pronësie (i rifreskuar);
  • F/kopje dokument ID;
  • Foto të ambjentit;

Ofertat dorëzohen me zarf të mbyllur pranë zyrë së Protokollit të Bashkisë.

Afati i pranimit të ofertave është data 15.04.2022, ora 09 00.

Hapja e ofertave do të bëhet në datën 15.04.2022, ora 11 00, në godinën e Bashkisë Elbasan.

Gjithashtu, Ju njoftojmë se, pas hapjes së ofertave,komisioni i vlerësimit do të bëjë verifikimin e ambjenteve që janë paraqitur në ofertë, prandaj kërkojmë disponueshmërinë tuaj.

Faleminderit!