Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Prill 2022

Urë e re për banorët e Korrës, fshatit të largët

Urë e re për banorët e  Korrës, fshatit të largët    Një tjetër investim i cili i vjen në ndihmë 200 banorëve të fshatit Korrë në Funarin turistik ka përfunduar. Bashkia Elbasan ka bërë të mundur ndërtimin e urës së re në këtë fshat të largët. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka parë nga afër përfundimin e punimeve të urës e cila kishte shumë vite që thuajse ishte jashtë funksionit. Ishte një premtim i bërë nga ana e kreut të Bashkisë për ndërtimin e një ure të re për banorët e zonës së thellë të Funarit. ” Ndërtimi i urës së re do ti vijë në ndihmë banorëve, por do të lehtësojë shumë qarkullimin e mjeteve drejt spitalit të Elbasanit si edhe fëmijëve që shkojnë në shkollë” , pohon Z Llatja. Ura është ndërtuar me të gjitha parametrat e duhura, dhe lehtëson qarkullimin edhe brenda Njësisë Administrative të Funarit. Bashkia Elbasan,  është dhe do të jetë gjithmonë pranë komunitetit me qëllim lehtësimin e qarkullimit por edhe të gjithë problemet që dalin ne vazhdimësi.

Llatja/ Funari, së shpejti destinacion turistik edhe për sportet e aventurës në vend

Maja e Korrës, në Funarin e resurseve dhe turizmit të mrekullueshëm, shumë shpejt do të kthehet në një destinacion turistik për sportet e aventurës në Shqipëri dhe Rajon. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, pohon se “shume shpejt do të marrë formë ambicia jonë për ta shndërruar këtë perlë mahnitëse natyrore në pikën më të rëndësishme turistike për sportet e aventurës në Shqipëri dhe rajon”. Duke nisur nga Maja e Korrës do të hapen shtigjet malore me qëllim që Funari të lidhet me Labinotin Fushë dhe Elbasanin. “Janë  rreth 70  kilometra shtigje që do të hapen për këmbësorët, për të apasionuarit e sportit, për mjetet, si edhe për biçikletat.  Është një gamë e gjerë  a aktiviteteve të cilat programohen në Njësinë Administrative Funar.  Ndaj, sot ne vendosëm një nga piketat e para në këtë Majë ku do të ngihet edhe një nga pistat më të mëdha  që ne kemi në Shqipërinë e Mesme për hedhjen me parashutë, si edhe do të jetë pika kryesore lidhëse e disa shtigjeve kryesore që do të lidhen me Elbasanin, duke u kthyer kështu në një destinacion turistik”, pohon Z. Llatja. Funari, është pjesë e qytetit, të Bashkisë së Elbasanit, e resurseve e turizmit të mrekullueshëm, me ujë, blektori dhe peshk. Bashkia e Elbasanit ka kryer një sërë investimesh në Funar, ku dikurë ishte thuajse i harruar. E pasur me pyje pishash dhe dushku Funari ofron një klimë të shëndetshme që nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionle të zonës bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavat. Ishte një inisiativë e Bashkisë së Elbasanit që Funarit ti jepte atë që me të vërtetë meritonte, emrin, ” Funari Turistik”, duke shpallur edhe datën 26 Mars ditë feste për promovimin e turizmit në këtë zonë, si edhe kthimin e kësaj feste në traditë. 

100 fidanë të rinj në ish Kombinatin Metalurgjik

Vijon mbjellja e fidanëve të rinj, në të gjithë territorin e Bashkisë së Elbasanit. Në Ditën e Tokës, IUTE CREDIT i dhuroi qytetit të Elbasanit 100 fidanë të rinj në zonën industriale të Kombinatit Metalurgjik. Qëllimi i mbjelljes së fidanëve dhe pemëve të ndryshme dekorative në qytet, kodrina, pika turistike, është që të shtojmë gjelbërimin, të kemi një ambjent sa më të pastër, pa ndotje, si edhe të zbukurojmë qytetin tonë. Çdo ditë sipërmarrje të ndryshme, e qytetarë i bashkohen nismës së Bashkisë Elbasan për të mbjellë pemë përgjatë Murit Të Gjelbër si dhurata më e mirë që i bëjmë qytetit. Vetëm një ditë më parë, u bë e mundur mbjellja e 200 pishave në Funarin Turistik, aksion i cili do të vijojë.  

200 pisha mbillen në Funarin turistik. Llatja/ Më shumë vëmëndje gjelbërimit

Falë mbështetjes së partnerëve të mirë të #GIZ Albania dhe Institutin të Kërkimeve Urbane 200 pisha të reja i janë shtuar masivit pyjor të Kodrave të Funarit turistik. Kyetari Bashkisë Z. Gledian Llatja si dhe shumë të rinj, në prani edhe të përfaqësuesve të projektit kanë marrë pjesë në këtë aksion. ” Kemi aplikuar një projekt për mbjelljen e 200 rrënjë pishe, me qëllim që ti kushtojmë një rëndësi akoma më të madhe ambjentit,si dhe të sensibilizojmë edhe të rinjtë në këto aktivitete”, tha Z Llatja. Projekti në fjalë ishte një impenjim i kreut të Bashkisë, i cili konsiston tek vlerat sensibilizuese që ka pë ruajtjen dhe pasurimin e tokës. ” Toka është burimi nga ku marrim jetë, ndaj duhet ta ruajmë dhe pasurojmë atë” , pohojnë edhe përfaqësuesit e projektit. Mbjellja e pemëve është një inisiativë e hershme e kryebashkiakut Gledian Llatja, si në Funar, Kodër Krastë, qytet, etj. Mbjellja e pemëve jo vetëm përmirëson situatën e eeozionit në këtë kohë, por edhe përmirëson efektet klimaterike në vendin tonë. Funari, perla turistike e Elbasanit është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndarë dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë.

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan

Ju njoftojmë se më datë 04.05.2022, ora 11.00 zhvillohet  mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), ne sallen e shkolles Pedagogjike me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i proces-verbalit te mbledhjes se Keshillit Bashkiak Mars 2022.
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Mars 2022.

      3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Mars 2022.

  • Mbi dhenien me qira (rinovim kontrate) te nje ambjentit “kuzhine” ne konviktin e shkolles se mesme profesionale “Luigj Gurakuqi”.
  • Dhenie titulli “Qytetar Nderi” ambasadorit te Japonise ne Republiken e Shqiperise z. Takada Mitsuyuki.
  • Shtese ne te ardhurat e trasheguara dhe shpenzimeve ne buxhetin e vitit 2022.

Te ndryshme.Vo. Komisionet do të mblidhen ditën e Enjte më datë 28.04.2022 ora 13:00 ne ambjentet e Bashkisë Elbasan me adrese konvikti i shkolles “Pedagogjike”.

Njoftim për mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës së Nadire Hasa (Jolla)

Lënda:    Njoftim Trashëgimtarëve të të ndjerës Nadire Hasa (Jolla)

                -Ëngjëllushe Muho (Ismaili)

                -Kadri Muho

                -Devid Muho

                -Mehmet Muho

                -Florenc Muho

                -Fatmir Muho

                -Altin Muho

                -Alban Hasa

                -Gazmir Hasa

     Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.57 datë 29.07.2014 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës së nënës suaj ndodhur në lagjjen “Vullnetari”, pall.nr.653, shkalla1, kati i 6-të, apartamenti nr.13, z.k.8524, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në zbatim të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 ” Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992, “Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004, “Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

Llatja/ Qarkullim të lirë edhe në skajin më të largët

Në skajin më të largët të Elbasanit, në Njësinë Administrative fundore  Zavalinë, ekipet e Bashkisë kanë fokusuar të gjithë vëmendjen ditët e fundit për të normalizuar qarkullimin pas disa problematikave që hasën për shkak të reshjeve dhe terrenit të thyer malor. Agjencia e Shërbimeve Publike po vijon të ndërhyjë në rrugët rurale për t’i ardhur në ndihmë çdo komuniteti dhe në skajin më fundor të Bashkisë së Elbasanit. Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, ka parë nga afër punimet, si edhe rikonstruksionin e një rrugë, e cila si pasojë e reshjeve të shiut rënë ditët e fundit, kishte shkaktuar probleme në qarkullim. Gjithashtu punonjësit e Agjensisë së Shërbimeve Publike, në një kohë rekord bënë të mundur edhe rikonstruksionin e urës, e dëmtuar pjesërisht nga reshjet e shiut.   “ E gjithë vëmëndja e ASHP, është pikërisht tek ato akse rrugore të cilat janë dëmtuar për shkak të reshjeve të shiut. Tashmë, është bërë e mundur hapja e rrugës dhe kalimi lehtësisht i banorëve nga Zavalina drejt Gjinarit si dhe në Elbasan”, pohon kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja.  Bashkia Elbasan bën me dije se në çdo moment është pranë komunitetit duke ndërhyrë me të gjitha kapacitetet që ka, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të banorëve kudo ku ata ndodhen.

Njoftim “Për vend të lirë pune në arsimin parashkollor”

Bashkia Elbasan shpall vend të lirë pune për mësuese në arsimin parashkollor me afat të përkohshëm, në Kopshtin Lugaxhi, Njesia Administrative Labinot Mal. Të interesuarit për punësim, do të njoftohen me e-mail sipas afateve ligjore në Udhëzimin nr.12 datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit te mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “ Mësues për Shqipërine”.

Njoftim!

Bashkia Elbasan në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 18 datë 04.03.2022 “Mbi miratimin e nisjes së proçedurave për marrjen me qira të një mjeti  për plotësimin e nevojave të transportit të administratës së Bashkisë Elbasan, me një fond deri në 75 000 lekë/muaj”, kërkon të marrë me qira 1 mjet (fuoristradë), për plotësimin e nevojave të administratës së Bashkisë Elbasan me afat 1 (një) vit. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të të Ardhurave Aseteve Buxhetit dhe Financës (Sektorit të Aseteve) në Bashkinë Elbasan, për t’u informuar në lidhje me specifikimet e nevojshme të mjetit.Në ofertë kërkohet të përfshihet çmimi i qirasë mujore dhe të jetë i shoqëruar me dokumenta pronësie të mjetit.

Ofertat dorëzohen me zarf të mbyllur në zyrën e Protokollit të Bashkisë.

Afati i pranimit të ofertave është data 05.05.2022 ora 09 00.

Hapja e ofertave do të bëhet në datën 05.05.2022, ora 1100, në katin e dytë të Bashkisë Elbasan.

Gjithashtu, Ju njoftojmë se, pas hapjes së ofertave,komisioni i vlerësimit do të bëjë verifikimin e mjetit të paraqitur në ofertë, prandaj kërkojmë disponueshmërinë tuaj.

Faleminderit!