Një traditë e mirë në nisje të çdo muaji për t’i dhënë frymëmarrje qytetit dhe për një qasje të re në mbrojtje të mjedisit.
Duke nisur nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në të gjitha qytetet kryesore të vendit.
Në këtë kuadër edhe bashkia Elbasan mori të gjitha masat që e diela e parë e çdo muaji të jetë dita pa makina, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, për një mjedis e ajër më të pastër, si dhe për sensibilizimin e shoqërisë për përdorimin e mjeteve të tjera më ekologjike.
Ka qenë kryetari bashkisë, Gledian Llatja i cili ka njofuar qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, se rrugët kryesore të Elbasanit do të jenë të bllokuara për lëvizjen e mjeteve, nga ora 08.00 deri në orën 18.00.
“E bëjmë për kursim, për mjedis më të pastër, për një mentalitet të ri”.
Sigurisht pa penguar lëvizjen e mjeteve të urgjencës.
Duke shpresuar në solidaritetin e kujtdo, Bashkia e Elbasanit falenderon të gjithë qytetarët të cilët të djelën e parë të këtij muaji lanë mjetet e tyre në shtëpi dhe vijuan aktivitetet e tyre si këmbësorë.
Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si edhe Policinë e Shtetit, morën të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datë 3 prill nga ora 08.00 deri në orën 18.00 në disa prej rrugëve të qytetit.
Faleminderit qytetarëve të Elbasanit për solidaritetin që treguan!