Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 12 Maj 2022

Llatja/ Fushbulli i largët, me urë dhe rrugë të rehabilituara 

Vetëm pak muaj më parë Bashkia e Elbasanit bëri të mundur ndërtimin e pritës lumore në fshatin e largët Fushbull të Njësisë Administrative Shushicë, ndërsa ditën e sotme, ky fshat ka edhe një urë të re si edhe rehabilitimin e një segmenti rrugor. Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka parë nga afër  urën e re të fshatit Fushbull i cili në kushtet që ishte po rrezikonte të izolonte 1500 banorët e asaj zone. “Sot qendra e Njësisë Administrative  është më afër falë investimit që Bashkia bëri për ndërtimin e urës së re. Ky investim ishte një shqetësim i kahershëm për banorët e zonës, ne u njohëm pak muaj më parë kur  ndërtuam pritën lumore të lumit Shushicë.  Në një kohë rekord arritëm të rehabilitojmë një pjesë të segmentit rugor, si edhe ndërtuam urën e re. Tashmë banorët e fshatit lidhen lehtësisht me qendrën e Shushicës”, tha Z. Llatja. Investimi për ndërtimin e urës së re, u arrit edhe falë bashkëpunimit me biznesin si edhe komunitetin, ku tashmë 1500 banorët e këtij fshatit kanë një rrugë të kalueshme dhe një urë të re, e cili i vjen në ndihmë banorëve të fshatit Fushbull si edhe nxënësve të shkollës. Fushbulli është një fshat fundor, me problematika, por ka jetë, Kreu i Bashkisë Z. Llatja premtoi se  Bashkia do ti mbështesë gjithmonë këta banorë. ” Ne do të përpiqemi maksimalisht për problematikat që banorët kanë kryesisht në infrastrukturë”, shtoi ai. Vetë banorët kanë falenderuar Bashkinë për këtë investim, pasi tashmë mjetet do të mund të kalojnë lehësisht, pa problemeve që shkaktonte përroi për shkak të rrugës dhe urës.  

Java Europiane/ Llatja: Rinia, brezi më afër Europës!

Në kuadër të Javës së Europës, Bashkia Elbasan ka organizuar një sërë aktivitetesh, një ndër të cilat ishte edhe ajo me Këshillin Rinor Elbasan. Në këtë takim ku ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, si edhe familjarë të familjeve të vjetra elbasanase, u diskutua për rëndësinë që ka bashkimi rreth vlerave e qëllimeve të përbashkëta për një kontinent e Botë më të mirë.  Gjithashtu të rinjve të Këshillit Rinor ju prezantua historia e familjes Biçaku në Elbasan,  që gjatë Luftë së Dytë Botërore u bë një strehë e sigurtë për 26 hebrenj në Elbasan. Traditë që u trashëgua dhe ditët e sotme, ku Elbasani u bë i pari qytet që hapi dyert dhe mikpriti sportistët ukrainas. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja vlerësoi kontributin që Këshilli Rinor, por jo vetëm, edhe shumë të rinj të Elbasanit japin në fusha të ndryshme sociale të qytetit. Ndërsa e vuri theksin tek Java Europiane, Llatja pohoi se “ rrugëtimi ynë drejt familjes së madhe evropiane kalon gjithmonë nga gjenerata më e re. Çdonjëri nga ne e gjen veten në Europë. Jemi në kohë të vështira, edhe pse gati pas 100 vitesh kemi një luftë tjetër në Europë, është një situatë jo e këndshme për ne, për Europën, për politikat që ajo ka. Por, nëse ne kthejmë kokën pas në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria ishte krah aleatëve, kundër luftës, pro shteteve demokratike. Ne nuk duhet të harrojmë edhe holokaustin që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, prandaj duhet të jemi të fortë, ti themi njëzëri jo luftës, pasi ju jeni rinia, brezi më afër Europës.  Historia e Familjes Biçaku në Elbasan është shembulli më i prekshëm se si ne shqiptarët gjithmonë jemi rreshtuar në anën e së drejtës dhe historia jonë dëshmon se jemi faktor i bashkëpunimit e prosperitetit rajonal”, tha Z. Llatja. Në fund të rinjve i janë shpërndarë edhe çertifikata vlerësimi me motivacionin “ për pjesëmarrjen në aktivitetet e Javës së Europës 2022″.