Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 16 Maj 2022

Bashkia Elbasan ka nisur konsultimet publike për Programin Afatmesëm Buxhetor 2023- 2025.

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja e ka nisur turin e takimeve me banorë të Njësive Shirgjan, Tregan dhe Gjergjan. Gjatë këtij konsultimi publik Z. Llatja renditi një nga prioritetet e tij kryesore që është investimet në infrastrukturë dhe ndërhyrjet në fshtra në bashkëpunim edhe me qeverinë. ” Plani afatmesëm buxhetor është baza ku ne vendosim prioritetet për investimet në 3 vitet e ardhshme, më specifikisht bëhet fjalë për gjërat e mëdha që kërkojnë një programim më të madh se Buxhetimi me Pjesëmarrje që bëhet cdo vit”, tha Z Llatja. Sipas tij ” ne jemi përballur me shumë fenomene natyore këto vitet e fundit sic janë tërmeti, më pas pandemia, dhe tani pas 100 vitesh edhe me luftën në Ukrainë e cila ka ndikuar edhe në ekonominë tonë, një prej të cilave rritja e cmimit të naftës. Gjithsesi ne kemi pasur vite të stabilizuara financiare, ku Bashkia ka shlyer një pjesë të madhe të detyrimeve financiare, por kemi bërë shumë punë në shumë fshatra të Njësive Administrative”. Kreu i Bashkisë e vuri theksin tek investimi i madh ai i Automoto Parkut, punimet e të cilit po vijojnë me intensitet të lartë që sipas tij do ti sjell një zhvillim të madh ekonomik Elbasanit. Ndërsa renditi edhe disa nga problemet që aktualisht Bashkia ka: ” Problemi kryesor që ne kemi është infrastruktura rrugore në qytet dhe fshat. Po përgatitemi për një plan investimesh për kanalizimet e ujrave të zeza në zonat informale të Elbasanit, për infrastrukturën rrugore, si edhe asfaltime. Plani afatmesëm 3- vjecar, përvec këtyre punëve të mëdha në infrastrukturë në qytet dhe fshat ka edhe tarifat që presim të marrim. Kemi pasur një rritje të ulët të tarifës në ndricim dhe pastrim. Asnjë tarifë në Elbasan nuk do të rritet më shumë se 20 përqind”. Z. Llatja vuri në dukje edhe rritjen e të ardhurave të Bashkisë që ai drejton. ” Ne kemi arritur të ardhurat tona në 8.1 milion dollarë, dhe këtë vit kemi synim ta rrisim në 8.6 milion. Gjithashtu kemi një buxhet të shtuar për ndihmën sociale”, përfundoi Llatja.