Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 26 Maj 2022

Llatja/ Nisim më herët pastrimin e kanaleve vaditëse, për t’i ofruar kushte fermerëve

Sezoni i vaditjes ka nisur më herët këtë vit për shkak të rritjes së menjëherëshme të temperaturave. Në këtë kuadër  Agjencia e Shërbimeve Publike po kryen një punë për t’u lavdëruar duke vënë në funksion më shumë 6.5 km kanale vaditëse në Shirgjan që i vijnë në funksion 2000 fermerëve të gjithë zonës së fushës së Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ka parë nga afër punen thuajse në përfundim të pastrimit të kanalit të Ferrasit me një gjatësi prej 7 km, duke deklaruar se ” këtë vit ky kanal ka pasur një sasi të madhe inertesh dhe bashkë me Inspektoriatin ne po punojmë për të gjetur edhe arsyen. Aktualialisht janë hequr 3000 metra kub inerte nga kanali egzistues e pazakontë kjo krahasuar me vitet e tjera. Sidoqoftë ne jemi në gadishmëri, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike po punon për hapjen e të gjitha kanaleve vaditëse”. Kanali i Ferrasit furnizon të gjithë Njësinë Administrative Shirgjan, Gjergjan, si edhe një pjesë të Bashkisë së Cerrikut. Nisja më herët e pastrimit të  kanaleve vaditëse në të gjithë territorin e Bashkise Elbasan, ka ardhur edhe si pasojë e kërkesave të vetë fermerëve. Kreu i Bashkisë shton se ” i  kemi përshpejtuar ritmet duke punuar pa orar me qëllim që ti ofrojmë fermerëve shërbimin në kohën e duhur për të arritur sa më shumë prodhim të stinës”.