Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 6 Shkurt 2023

“Auto Moto Park Albania”

Gledian Llatja : “Për Elbasanin është një ditë historike!” 

Rreth 30 kompani të mëdha ndërkombëtare erdhën në Shqipëri për t’u njohur me projektin e Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano, një prurje sipërmarrjesh të huaja që deri para ca vitesh as nuk imagjinohej. Sot katër kompani projektimi mes më të mëdhave të botës, për cirkuitet automobilistike ishin në Tiranë për konkursin ndërkombëtar të shpallur nga DPSHTRR për Auto Moto Parkun që do të ndërtojmë në Elbasan. Të katërta me projekte vizionare dhe prezantime mbresëlënëse nga vetë drejtuesit e kompanive, të cilat ishin përgatitur shumë seriozisht edhe pse praktika e zgjedhur ishte më e pazakonshmja, pa asnjë pagesë paraprake. Këto  janë dy prova shembullore të imazhit të ri të Shqipërisë, interesimit në rritje për vendin tonë si një destinacion interesant, jo vetëm për turizëm po edhe për biznes, si dhe rritjes së besueshmërisë tek Shqipëria që ka çelur negociatat me BE, e që sot ka një reputacion ndërkombëtar krejt tjetër nga ai i deri disa viteve më parë.  

Konkursin e fitoi kompania e ish-pilotit të famshëm austriak të Formula 1 Alexander Ëurz dhe babait të tij Franz Ëurz, një personalitet i mirënjohur për nismat e tij në fushën e sigurisë rrugore  

 Projekti “Auto Moto Park Albania” krahas promovimit të kulturës së motorsportit dhe sigurisë rrugore, do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj dhe do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive.  

“Auto Moto Park Albania” i hap rrugë edhe një tjetër fronti të punësimit cilësor të të rinjve. Jo thjesht vende pune, por vende pune të mirë paguara, teknologji e lartë dhe mundësi të reja për gjeneratën e re. 

Fjala e Kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, në prezantimin e projektit ” Auto Moto Park” 

 Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i pranishëm  në prezantimin e projekteve pohoi se ” sot është dita ime më emocionuese në 4 vitet si kryetar i bashkisë Elbasan. Sot në fakt për ne në Elbasan është një ditë e madhe, është një ditë e kthesës ekonomike të qytetit. Ky është projekti më i madh që ne kemi që mbas ndërtimit të zonës induatriale në Elbasan. Eshte një projekt që na ndryshon totalisht ekonominë që ne njohim sot, dhe na jep një zhvillim të madh për qytetin, për bashkinë, por jam i bindur edhe për të gjithë shqipërinë. Eshtë një vizion mahnitës që ne sot po e prekim dhe po e bëjmë realitet. Një falenderim për të gjithë arkitektët, inxhinierët, projektuesit, që dhanë kaq shumë ide për këtë zhvillim që ne do të bëjmë në Elbasan, dhe ajo që është më e rëndësishme është bashkëpunimi ynë më mbrapa që mos ta lemë vetëm tek infrastruktura e ” Auto Moto Parkut” tek kompleksi i Auto Moto Parkut por ta zhvillojmë në të gjithë Elbasanin. Dhe kjo është sfida jonë në të ardhmen, sfida jonë e përbashkët. 

  Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, për atë që po bëjmë për Elbasanin”.