Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 16 Shkurt 2024

VIJOJNË INVESTIMET NË INFRASTRUKTURËN E FUNARIT TURISTIK

Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, tashmë Funari po rikthehet një zonë e njohur jo vetëm për elbasanllintë, por për mbarë vendin si edhe më gjerë. Në këtë zonë të pikturuar nga natyra po kryhet një tjetër investim në infrastrukturë, rehabilitimi i plotë i rrugës që lidh fshatin Letan me Njësinë Administrative Funar.

 Gjatë një inspektimi të punimeve në këtë aks, pjesërisht malor kreu i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri, dhe kryetaren e Këshillit të Qakut Ermira Urupi, dhanë edhe lajmin e mirë, se brenda një jave kjo rrugë përfundon.

“Kjo zonë ka rrëshqitje të vazhdueshme, dhe kemi pasur probleme me banorët, andaj ishte e demosdoshme investimi në infrastrukturë”, tha kreu i bashkisë z. Llatja.

Riasfaltimi i 5 kilometra rrugë kryesore nga Letani në Njësinë Administrative Funar u bë i mundur falë një projekti që bashkia e Elbasanit ndërmori me Këhillin e Qarkut Elbasan.

“Është një ivestim i cili prek edhe tunelin me një gjatësi prej 5- metrash në këtë zonë, që është edhe nyja kryesore lidhëse e Funarit, për të vijuar më pas me ndriçimin e tunelit, i cili parashikohet të përfundojë brenda kësaj jave.

 Edhe pse konsiderohet një rrugë rurale panvarësisht aspektit turistik dhe zhvillimin turistik që ne duam t’i japim Funarit, besoj se i kemi dhënë një zgjidhje momentale rrugës së Funarit.

Ky është një investim mëse i kërkuar nga gjithkush që e prek tokën e Funarit dhe jeton në Funar”, tha Llatja.

Nëse dikur në Funar shkoje për 45 minuta, për shkak të rrugës, me investimet që bashkia ka realizuar këtë rrugë mund t’a përshkosh për 25 minuta.

Sakaq bashkia Elbasan po vijon me projektin e ri që ka për rrugën e re të Funarit, ku bëhet fjalë për të lidhur Funarin me fshatinTobaj i cili i shërben turizmit dhe afrimit me Tiranën dhe aksin kryesor Tiranë – Elbasan.

Ermira Urupi, nën cilësinë e kryetares së Këshillit të Qarkut shprehu besimin  se 8- fshatrat e njësisë administrative Funar, investimi në këtë rrugë  do t’i sjellë një rritje të cilësisë  të jetesës dhe të turizmit malor.

 “Ne si Këshill Qarkut cilësojmë se prioriteti i turizmit nga ana e bashkisë do të jetë dhe prioritet i Këshillit të Qarkut, ashtu siç është vetë turizmi prioritet i vetë qeverisë shqiptare dhe kryemiistrit Rama, e cila përkthehet në një rritje ekonomike dhe cilësinë e jetesës në të gjithë qarkun e Elbasanit”.

Duke qenë dishmitar i kësaj rruge më herët, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, e quajti këtë projekt prioritar.

“Më vjen mirë që bashkia dhe Këshilli i Qarkut e bëri të mundur këtë projekt, pasi kjo është një zonë që ka potencial turistik, ka një interes të shtuar sepse bashkia e ka promovuar, ka liqenë, pyje, ajër të pastër, sporte aventurash, ndaj dhe bërja e kësaj rruge do t’i sjellë ekonomi të shtuar kësaj zone”.

Në Funar ka marrë jetë projekti “Funari Adventure Park” për pistën e parashutizmit, hapjen e 75 km të shtigjeve malore dhe ndërtimin e pikës së informimit të vizitorëve që do t’i japë padyshim zhvillimin e shumëpritur një prej perlave turistike të Elbasanit.

E pasur me pyje pishash dhe dushku, Funari ofron një klimë të shëndetshme që, nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionale të zonës, bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavën. Por jo vetëm kaq, kjo zonë mund të jetë një destinacion edhe për të pasionuarit pas peshkimit.

“MIRËNJOHJA E QYTETIT” TALENTES MEGI GJURA

Kryetari i Bashkisë z. GledianLlatja ka vlerësuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, telenten Megi Gjura”, me motivacionin “Interpretim në nivel të lartë artistik duke përfaqësuar denjësisht qytetin e saj, brenda dhe jashtë vendit”.