Në këtë sezon mbjelljesh, që zgjat deri në muajin mars, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, ka vijuar mbjelljen e pemëve në gjimnazin e Kuqanit.
Pas shkollës në Hajdaran, ku u mbollën 20 pemë, nismës së mbjelljes së pemëve për të patur sa më shumë ambjente të gjelbërta i janë bashkuar edhe gjimnazistët e gjimnazit “Anastas Cakalli”, në Kuqan.
Llatja i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që të ndërrmarin nisma të tilla me qëllim që të shtojmë ambjentet e gjelbëruara anembanë.
Në gjimnazin e Kuqanit u mbollën 20 fifdanë të rinj, duke vijuar me ritme të larta nismën për gjelbërimin e hapësirave.
Me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama , Blendi Gonxhja dhe Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, diskutuam sot për super projektin e Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një zhvillim të jashtëzakonshëm në ekonomi dhe turizëm
Formula 1 dhe garat e tjera ndërkombëtare të motorizmit janë më reale se kurrë më pare.
Auto Moto Park në Elbasan shënon një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.
Cirkuiti i parë shqiptar po ndërtohet me pistë 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK.
Automotoparku në Elbasan do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj e do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive.
Nismës së mbjelljes së pemëve për të patur sa më shumë ambjente të gjelbërta i është bashkuar edhe shkolla 9 -vjecare në Hajdaran.
NĂ« kĂ«tĂ« fushatĂ« ka qenĂ« edhe kryetari i bashkisĂ« z. Gledian Llatja i shoqĂ«ruar nga deputetja Desantila Tahiraj. ” BashkĂ« me nxĂ«nĂ«sit e klasĂ«s sĂ« 9-tĂ« por edhe me mĂ« tĂ« vegjlit, e ndalĂ«m nismĂ«n tonĂ« nĂ« ambjentet e shkollĂ«s sĂ« Hajdaranit, pĂ«r tĂ« mbjellĂ« sa mĂ« shumĂ« pemĂ«, me qĂ«llim qĂ« tĂ« kemi sa mĂ« shumĂ« ambjente tĂ« gjelbĂ«ruara”, tha z. Llatja.
Nuk është hera e parë që në këtë shkollë mbillen pemë, por kanë qenë pikërisht nxënësit e klasës së 9- të ata të cilët e kanë ndërmarë këtë nismë në mënyrë simbolike, ku u mbollen 20- te peme kumbulle te kuqe.
Deputetja Tahiraj edhe njĂ« herĂ« e ka vĂ«nĂ« theksin tek fakti se cdo pemĂ« e re e mbjellĂ« i shĂ«rben njĂ« mjedisi mĂ« tĂ« mirĂ« por edhe njĂ« shĂ«ndeti mĂ« tĂ« mirĂ«”.
Bashkia e Elbasanit vijon të mbjellë pemë jo vetëm në ambjente shkollash, por edhe në qytet, në pika turistike aty ku ka pyje,si edhe në mushkërinë e qytetit, në Kodër Krastë.
Bashkia në bashkëpunim me Organizatën ADRA ka krijuar një qendër multifunksionale në kopështin Nr 14, i rivitalizuar tërësisht, e cila i shërben komunitetit ku përparësi u është dhënë fëmijëve të familjeve të kthyera nga emigrimi.
Qendra multifunksionale ofron për fëmijët jo vetëm programe pas shkollore, por edhe këshillime, programe punësimi, ofrimin e formimit profesinal.
Në këtë qendër marrin shërbim 60 fëmijë kryesisht të rikthyer nga emigracioni, si edhe i ka ardhur në ndihmë komunitetit.
Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me drejtusin politik të qarkut z. Damian Gjiknuri kanë parë nga afër këtë qendër multifunksionale, e cila është një ndër shumë investimet e kryera nga bashkia kryesisht në kopshte dhe sistemin parashkollor.
“Ne si bashki kemi bërë investime të vazhdueshme në shkolla të amortizuara, edhe me ndihmën e qeverisë shqiptare kemi bërë projekte dhe po vazhdojmë me implementimin e projekteve, ku kopshtet kanë qenë ato më kryesoret. Por edhe me projektet e BE dhe me organizatat e ndryshme, si në këtë rast që është ADRA në bashkëounim me GIZ për rehabilitimin e fëmijëve të emigrantëve. Kopështi Nr 14 ndodhet në një zonë informale të qytetit të Elbasanit i cili i shërben 60 fëmijëve të cilët pjesa më e madhe janë emigrantë të rikthyer në vendin e tyre. Ato duhet ta gjejnë shtëpinë e vet këtu, dhe ne po bëhemi gati që të gjejnë një ambjent me kushte sa më optimale”.
Godina në fjalë ka qenë e pa shfrytëzuar shumë pranë kopshtit dhe tashmë është kryer një rikonstruksion total i saj me termoizolim si edhe me të gjitha paisjet si edhe me këndin e lojrave i cili i shërben edhe fëmijëve të komunitetit.
Z. Llatja shtoi gjithashtu se “po i kushtojmë një vëmëndje të vecantë fëmijëve, në bashkëpunim me projekte të ndryshme por edhe me Ministrinë e Arsimit po implementojmë disa projekte për rehabilitimin e infrastrukturave tona.
Kemi pasur projekte edhe për termoizolimet edhe në disa kopshte dhe cerdhe tona dhe duam ta bëjmë si model të mirë e ta vazhdojmë në të gjitha strukturat tona të arsimit shkollor dhe parashkollor”.
Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri vlerësoi faktin se pjesa më e madhe e fëmijëve vijnë nga emigracioni dhe bashkia e Elbasanit i mbështet.
“Nuk isha i informuar që kishit ngritur një skemë të tillë, edhe pse një investim i vogël por që i shërben shumë familjeve sidomos atyre që kthehen nga emigracioni”, tha ai.
Qendra ofron edhe laboratorin kompjuterik ku do të ofrohen edhe kurse kompjuteri për fëmijët, si edhe është drejt përfundimit kuzhina për gatim.
Pas kësaj qendre është ngritur edhe një kënd lojrash.
Edhe vetë shoqata ADRA ka ofruar edhe punonjësit e saj social e cila merret me rastet e fëmjëve në nevojë me psikologë, me mësues, një qendër efikase.
Bashkia Elbasan ka ndërmarrë një superaksion për pastrimin e kanaleve kulluese në Bradashesh,ku flota e mjeteve vazhdon punën dhe është drejt përfundimit.
Vetëm kanali i parë është 800 metra i cili prek drejtëpërdrejt dhe ndihmon në kullimin e 60 hektarë tokë bujqësore në fshatrat Recan, Karakullak, si edhe një pjesë të Bradasheshit.
Kyetari i bashkisĂ« z. Gledian Llatja bashkĂ« me drejtuesin politik tĂ« qarkut Damian Gjiknuri kanĂ« parĂ« nga afĂ«r kĂ«tĂ« punĂ« qĂ« po kryen bashkia e Elbasanit. Sipas z. Llatja” me kĂ«tĂ« superaksion ne po pĂ«rgatitetmi pĂ«r sezonin e verĂ«s si edhe tĂ« shirave, ku paralelisht puna po vijon edhe nĂ« kanalet kulluese si edhe ato vaditĂ«se”.
Sipas z. Llatja ” ky Ă«shtĂ« njĂ« nga njĂ« sĂ«rĂ« projektesh qĂ« ne kemi ndĂ«rrmarĂ« bashkĂ« me ndĂ«rmarrjen e shĂ«rbimeve publike, ku me ndarjen e ndĂ«rmarrjes nĂ« dy pjesĂ« i kemi dhĂ«nĂ« njĂ« fokus tĂ« vecantĂ« fshatit pĂ«r t’i ardhur nĂ« ndihmĂ« komuniteteve. Fokusi ka qenĂ« dhe mbetet pĂ«r ne zhvillimi ekonomik”, tha ai.
Duke e vĂ«nĂ« theksin tek programi i qeverisĂ« qĂ« ka dhĂ«nĂ« mjetet tĂ« cilat janĂ« tĂ« domosdoshme pĂ«r pastrimin e kanaleve kulluese drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri pohoi se ” kĂ«to efekte po duken pĂ«r mirĂ«mbajtjen e kanaleve tĂ« cilĂ«t dhanĂ« edhe rezultat nĂ« ditĂ«t e fundit me shumĂ« shira, qĂ« praktikisht kĂ«to toka do tĂ« pĂ«rmbyteshin.
Ndaj e vlerĂ«soj punĂ«n e bashkisĂ« sĂ« Elbasanit, e cila natyrshĂ«m ndihmon edhe bashkitĂ« e tjera tĂ« cilat nuk i kanĂ« kĂ«to mjete dhe mĂ« vjen mirĂ« qĂ« bashkĂ«punohet brenda qarkut pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar me njĂ«ri tjetrin”.
Përshëndetje të rinj dhe të reja të Elbasanit, Cërrikut dhe Gramshit🙋‍♀️🙋
Duke ju uruar mbarësi dhe suksese në 2024, ju ftojmë të aplikoni për të rritur aftësitë tuaja sipërmarrëse, si një mënyrë efikase për të përmirësuar kushtet ekonomike dhe sociale dhe për të krijuar një të ardhme dinjitoze e të sigurtë, për veten dhe familjen tuaj 🥰
Kjo mundĂ«si ofrohet pĂ«r ju nga Projekti “RrugĂ«timi i tĂ« rinjve drejt mirĂ«qenies, fuqizimit dhe qendrueshmĂ«risĂ«” qĂ« “Save the Children” nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« partneritet me Fondacionin tonĂ« “NdihmĂ« pĂ«r FĂ«mijĂ«t” po zbaton nĂ« qarkun tuaj.
NĂ«se je 18 – 23 vjec e dĂ«shiron dhe ke Ă«ndĂ«rr tĂ« bĂ«hesh sipĂ«rmarrĂ«s, ti bĂ«j hapin e parĂ« duke aplikuar dhe sĂ« bashku do hedhim hapa tĂ« tjerĂ«!
VINI RE! AFATI PER TE APLIKUAR ESHTE DERI NE DATEN 31 JANAR 2024!
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), ka organizuar konferencën kombëtare “Qasja multidisiplinare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe proceset riintegruese”, ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, si edhe Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan z. Kreshnik Ajazi dhe Drejtuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë z. Ilir Proda
Konferenca u fokusua nё rёndёsinё e qasjes sё integruar multidisiplinare dhe shumaktoriale në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (EDH), ofrimin e shërbimeve R&R për të kthyerit nga zonat e konfliktit si dhe rritjen e kohezionit social. Në këtë kuadër, Këshilli Vendor i Sigurisë Publike (KVSP), mbart potencialin për të qënë një ndër mekanizmat vendor më efikas për adresimin e kërcënimeve të sigurisë publike në nivel vendor. Ndaj edhe kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja prezantoi punën dhe rolin e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP) në adresimin e sfidave të sigurisë publike.
Ai e vuri theksin tek rëndësia e të kuptuarit të përbashkët të kontekstit të qytetit (problematikat më shqetësuese, kërcënimet në nivel lokal si edhe prioritizimi i tyre).
“Nuk ka sfidë më të madhe me të cilën përballemi ne sot se sa ajo e sigurisë publike. Njëkohësisht, të jesh kryetar i një bashkie do të thotë të përballesh me shumë sfida të ndërlikuara. Për të adresuar sa më mirë sfidat ne punojmë në partneritet me të gjithë aktorët lokalë e përtej.
Një nga mënyrat se si ne punojmë është nëpërmjet Mekanizmit të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, i cili u ngrit për herë të parë në qytetin e Elbasanit në vitin 2016. Ky mekanizëm bashkon aktorët publikë e jo publikë me synimin e përbashkët për të sjellë ndryshime të vërteta.
Kjo përpjekje kolektive, e nxitur nga perspektiva dhe ekspertiza të ndryshme, hap rrugën për zgjidhje gjithëpërfshirëse për sfidat komplekse të komunitetit.
Kjo qasje pranon se siguria nuk është përgjegjësi e një institucioni të vetëm, por përkundrazi, është një përpjekje e përbashkët”, tha z. Llatja.
Eksperienca e deritanishme ka treguar se njё qasje e integruar shumaktoriale nё nivel vendor do të ishte efektive jo vetëm në adresimin e kërcënimeve tradicionale që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe sigurisё publike, por edhe mё tej edhe me parandalimin e fenomene të tjera negative si radikalizmi dhe EDH.
Ndaj dhe kjo konferencë do të shërbejë si një mundësi për shkëmbimin e përvojave, praktikave pozitive dhe mësimet e nxjerra mes profesionistëve të vijës së parë dhe institucioneve vendore në lidhje me fuqizimin e mekanizmave vendor shumaktorial.
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.
Ju njoftojmë se më datë 26.01.2024, ora 10:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën e qendrës rinore me këtë rend dite:
Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
Miratimi i proçesverbaleve të mbjedhjeve të muajit Dhjetor (dt.26.12.2023).
Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Dhjetor 2023.
3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Dhjetor 2023.
Për miratimin e dhënies me qera të ambjenteve në godinën e pallatit të sportit “Tomor Sinani” në lagjen “28 Nëntori,” nga Bashkia Elbasan.
Mbi dhënie në përdorim, pa kundërshpërblim të ambjentit zyrë tek ish-Godina e Partive Politike lagjia Partizani, P.S.D dega Elbasan nga Bashkia Elbasan.
Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik “Përmirësim i infrastrukturës kryesisht në zona informale, rikonstruksion i gjendjes ekzistuese të rrugës “Arif Dardha” nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi”.
Mbi miratimin e kontratës së “Shërbimit publik për pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve të Bashkisë Elbasan” në impjantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit midis Bashkisë Elbasan dhe Shoqërisë ECO-ELB sh.a midis Bashkisë Elbasan dhe Shoqërisë ECO-ELB sh.a.
Miratimi i normave, karburant për mjete motorike.
Mbi transferimin e aseteve të ASHP nga ASHPR tek ASHPU.