Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 18 Janar 2024

LLATJA/ MBYLLJA E KANALIT TË PËRROIT TË LARIT, I HAP RRUGË URBANIZIMIT

Flota e mjeteve të shërbimeve publike në bashkinë Elbasan është ndalur në “Harpes”, një zonë në lagjen “5 Maji” të qytetit, ku janë drejt përfundimit punimet për mbylljen e kanalit të Përroit të Larit, e cila ka qenë një gangrenë disa vjeçare duke i ofruar kushte më të mira 70 familjeve të zonës 

Gjatë një inspektimi për të parë nga afër punimet të cilat janë drejt fundit, kryebashkiaku Llatja u shpreh se “kjo rrugë na sistemoi të gjithë bllokun e banimit për të vijuar me kanalizimin e ujrave të zeza dhe të gjithë rrugës, ne e mbajtëm fjalën, edhe pse moti është me reshje, puna vazhdon duke zgjidhur një problem të trashëguar për banorët”.

70 familje do të gjejnë zgjidhjen përfundimtare, dhe qëllimi është që rruga të vazhdojë të dalë drejt dhe të jetë funksionale.

“Të gjithë kanalizimet e ujrave të zeza në lagjen “Harpes” do të përfundojnë, pasi kemi përfunduar në Katund Të Ri, një pjesë të lagjes “Skënderbej” dhe do të vazhdojmë të bëjmë investime”, tha Llatja.

Duke e vënë theksin tek investimet të cilat nuk janë ndalur për asnjë cast ai vuri në dukje edhe rikonstruksionin e rrugës “Hysen Ali Kopili”, një vit më parë, që sipas tij “është një projekt i plotë deri tek ura e sektorit, ku përfshihen kanalizmet e ujrave të zeza, ujin e pijshëm, një pjesë të përroit të Larit, asfaltin dhe ndricimin Let. Tashmë po i japim edhe pjesës fundore të lagjes sistemimin e kanalizimeve dhe të ujit të pijshëm për përroin e Larit i cili është një nga problematikat kryesore në këtë zonë”.

 Bëhet fjalë për rrugën e cila lidh pjesën e poshte të lagjes me Teqen, një zonë e populluar në lagjen “5 Maji”.

Edhe një herë Llatja përmendi investimin e madh që pritet të nisë, nga Ministria e Infrastrukturës dhe AKUM për kanalizimin e ujrave të zeza.

Investimi në fjalë në zonën “Harpes” do t’i japë një zgjidhje të gjithë pjesës së përroit për të vijuar me kanalizimet e ujrave të zeza dhe sistemimit të rrugëve. Për këtë investim, bashkia ka patur mirëkuptim nga banorët për prishjen e gardheve si edhe miratimin e dhënies së disa pronave të tyre për të kaluar ky investim.