Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 1 Mars 2024

Bashkohuni në festën e Ditës së Verës në Elbasan, nga data 4 deri në 14 Mars!

Nga data 4 deri më 14 Mars, bëhuni pjesë e larmisë festive në qytetin me plot histori, traditë, ekspozita, konkurse, panaire, poçeri, lights shoë, koncerte dhe shumë e shumë të tjera.

Elbasani, qyteti i shumë portave dhe sofrave, në këto ditë hap dyert dhe mirëpret me qindra miq jo vetëm nga vendi, por edhe trojet shqipfolëse e më tej, për të festuar Ditën e Verës.

 Tradita shekullore në Elbasanin e luleve, ëmbëlsirës së ballokumes, në qytetin e artit, kulturës, arsimit, trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë vazhdon, ku sofrat e qytetit janë të shtruara për të gjithë miqtë për t’i uruar mirëseardhjen pranverës.

Ju mirëpresim për të përjetuar çaste si kurrë më parë.

Vijojmë ndërhyrjet nëntokësore për të siguruar ujë 24 orë në ditë        

 Punimet nëntokësore për shtrimin e kanalizimeve të ujrave të zeza, projekt i KFV -së në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit vijojnë me ritme të kënaqshme.

  Ky projekt ndikon në të gjithë rrjetin në Njësinë nr 3 tek Dogana e qytetit ku prioriteti kryesor është 24 orë ujë në ditë.

I shoqëruar nga deputeti Florenc Spaho dhe drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Luan Tabaku, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja gjatë një inspektimi në këtë investim shprehu bindjen se ishte e domosdoshme ndërhyrja nëntokësore në këtë zonë.

 ” Ka qenë një kërkesë e banorëve të bllokut të pallatit 120, i cili përfshin një bllok të madh prej katër sheshesh. Edhe pse ndodhet përballë doganës, kjo lagje është konsideruar si periferike e vjetër,ndërkohë që në qytet kemi bërë investime të vazhdueshme” tha ai.

 Llatja renditi një sërë investimesh të dukshme tashmë sic janë zona e ” NSHU, në lagjen ” Skënderbej”, në Krastë, në zonën e Teqes në Rajonin Nr 6 po punohet në kanalizimin e ujrave të zeza, ndërkohë edhe tek shkolla ” Hamit Mullisi”.

 Po vijon investimi i kanalizimeve të ujrave të zeza, një sërë investimesh në ujësjellës, me qëllimin final që në 2025 të gjitha lagjet të kenë ujë 24 orë, ndaj ishte e domosdoshme ndërhyrja në këtë bllok pallatesh të Rajonit Nr 3.

” Në bashkëpunim me Ujësjellës Kanalizmet jemi në fazën e parë të ndërhyrjes, atë të ujit të pijshëm, dhe shumë shpejt, brenda muajit Prill do të fillojmë me asfaltimin e të gjitha shesheve të pallateve, për të kaluar më tej tek faza e shumëkërkuar e banorëve, sistemi kapot i veshjeve të fasadave të pallateve”.

 Bashkia Elbasan e ka nisur tashmë dhe vijon projektin e veshjes me sistem kapot në bashkëpunim edhe me FSHZH një vit më pare, ku ka filluar sistemimi i gjysmës së bllokut dhe tashmë ka mbetur edhe gjysma tjetër, një prioritet e bashkisë por edhe qeverisë shqiptare.

 Sipas deputetit Florenc Spaho e vuri theksin se nga ky investim do të përfitojnë ujë të pijshëm 300 banorë të këtij blloku pallatesh.

 ” Me mbështetjen e qeverisë shqiptare ne do të mbajmë edhe premtimin e dhënë në fushatë për të bërë të mundur edhe riasfaltimin e këtij sheshi,si edhe vendosjen e disa stolave për të pushuar mosha e tretë, për ta kthyer në një minipark”.