Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 25 Tetor 2024

90 vjet bibliotekë publike

Biblioteka Publike “Qemal Baholli” festoi këtë vit 90-vjetorin e saj me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë personalitete të njohura të kulturës, përfaqësues rajonalë, mësues të qytetit dhe kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja.

Biblioteka, e ndërtuar fillimisht si një bamirësi nga Nazif Baholli në vitet ‘30, mbetet një trashëgimi e vyer për qytetin, duke ofruar një fond prej 200,000 librash dhe koleksione të rralla. Në këtë përvjetor, kryetari Gledian Llatja shprehu angazhimin për mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni, të cilin e cilësoi si një thesar dijesh për brezat e ardhshëm.   Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, përshëndeti në këtë 90-vjetor, duke vlerësuar kontributin e bibliotekës në qytet dhe përkushtimin e saj ndaj dijes. “Biblioteka Publike ‘Qemal Baholli’ është një thesar dijesh për Elbasanin, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim me projekte dhe fonde, për të siguruar që vlerat e saj të mbeten të qëndrueshme për brezat e rinj,” u shpreh ai në fjalën e tij.

Gjithashtu, në ceremoni mori pjesë dhe Arbjan Mazniku, drejtues politik i qarkut, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi rolin e bibliotekës në komunitet. Në këtë ngjarje, u ndanë certifikata mirënjohjeje për lexues të veçantë të bibliotekës, për familjen Baholli dhe për znj. Drita Cankja, ish-drejtoresha, për përkushtimin dhe kontributin e saj të palodhur në zhvillimin e këtij institucioni.