Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 14 Tetor 2025

Pastrimi i akseve nacionale, një proces i përhershëm i Agjencisë së Shërbimeve Publike Elbasan

Agjencia e Shërbimeve Publike e Bashkisë Elbasan vijon në mënyrë të rregullt punën për mirëmbajtjen dhe pastrimin e territorit, si pjesë e përditshme e angazhimit për një qytet më të pastër dhe më të sistemuar.

Gjatë ditës së sotme, punonjësit e shërbimeve publike janë përqendruar në pastrimin e akseve nacionale që lidhin qytetin e Elbasanit me zonat përreth, si edhe në rrugët rurale dhe kanalet vaditëse. Këto ndërhyrje kryhen periodikisht, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe funksionalitetit të infrastrukturës, duke përmirësuar ndjeshëm pamjen e qytetit dhe kushte më të mira për banorët.

Bashkia Elbasan bën apel për bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që të respektojnë hapësirat publike dhe të kontribuojnë për një mjedis të pastër, duke hedhur mbetjet vetëm në vendet e përcaktuara.

Elbasani është shtëpia jonë e përbashkët — ta mbajmë të pastër për sot dhe për brezat që do të vijnë.

Vijon programi i rikonstruksionit të fasadave me sistem kapotë. 

Lagjja “28 Nëntori” përfiton nga investimi i ri

Në kuadër të programit për efiçencën e energjisë dhe përmirësimin estetik të hapësirave urbane, ka nisur puna për rikonstruksionin e fasadave në bllokun e pallateve të lagjes “28 Nëntori” në Elbasan.

Ky investim po realizohet falë bashkëpunimit mes Bashkisë Elbasan dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), si pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e fasadave me sistem kapotë.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, gjatë inspektimit të punimeve theksoi rëndësinë e këtij investimi për cilësinë e jetës së banorëve dhe për transformimin urban të qytetit.

 â€śAngazhimi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ«, tĂ« gjithĂ« pallatet e qytetit do tĂ« kalojnĂ« nĂ« sistemin kapotĂ«, pĂ«r tĂ« garantuar kursim tĂ« energjisĂ«, izolim termik dhe akustik mĂ« tĂ« mirĂ«, si dhe njĂ« pamje moderne e unifikuar pĂ«r çdo lagje tĂ« Elbasanit.”

Sistemi kapotë, përveç përfitimeve estetike, ndihmon në uljen deri në 30% të konsumit të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në kursimet familjare dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Ky është një tjetër hap konkret në zbatimin e politikave të qëndrueshme të Bashkisë Elbasan, që synojnë jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës së banesave, por edhe krijimin e një qyteti më të gjelbër, më të kursyer dhe më të bukur për të gjithë banorët.

Elbasani forcon transparencën dhe pjesëmarrjen qytetare në procesin e buxhetimit

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim i Forumit të Qeverisjes së Hapur (OGP Local) me Sekretariatin e Këshillit Bashkiak, i fokusuar në proceset e konsultimit publik për buxhetin dhe paketën fiskale 2026.

Ky takim vjen në kuadër të angazhimit të Bashkisë Elbasan për të ndërtuar një qeverisje më transparente, bashkëpunuese dhe të orientuar nga nevojat reale të komunitetit.

NĂ« diskutim morĂ«n pjesĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« organizatave partnere “Faktoje” dhe “TjetĂ«r Vizion”, tĂ« cilĂ«t prezantuan gjetjet e monitorimeve shumĂ«vjeçare mbi zbatimin e praktikave tĂ« konsultimit publik nĂ« nivel vendor. Nw kwtw takimu diskutuan  njĂ« sĂ«rĂ« rekomandimesh pĂ«r forcimin e pjesĂ«marrjes qytetare, rritjen e besimit nĂ« institucionet vendore dhe pĂ«rmirĂ«simin e procedurave tĂ« konsultimit nĂ« hartimin e dokumenteve buxhetore dhe fiskale.

NĂ« fjalĂ«n e tyre, pĂ«rfaqĂ«suesit e BashkisĂ« theksuan rĂ«ndĂ«sinĂ« e njĂ« procesi tĂ« hapur dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, ku çdo grup interesi nga bizneset e vogla te tĂ« rinjtĂ«, gratĂ«, fermerĂ«t dhe shoqĂ«ria civile – tĂ« ketĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« japĂ« mendimin e vet pĂ«r prioritetet e zhvillimit tĂ« qytetit.  “Qeverisja me pjesĂ«marrje Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r ndĂ«rtimin e politikave tĂ« drejta dhe efektive. Synimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« zĂ«ri i qytetarĂ«ve tĂ« jetĂ« pjesĂ« e çdo vendimmarrjeje, duke orientuar investimet aty ku komuniteti ka mĂ« shumĂ« nevojĂ«,” u theksua gjatĂ« takimit.

Ky aktivitet është pjesë e zbatimit të planit të veprimit të Forumit të Qeverisjes së Hapur në nivel lokal, një nismë ndërkombëtare që promovon transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Në vijim, Bashkia Elbasan do të vijojë me një seri takimesh dhe dëgjesash publike në njësitë administrative, për të mbledhur propozime konkrete që do të reflektohen në buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2026.

Parandalimi përmes edukimit, aktivitet sensibilizues në Elbasan për Ditën Ndërkombëtare të Reduktimit të Riskut nga Fatkeqësitë

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë, në kuadër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”, së bashku me UNDP Albania dhe Bashkinë e Elbasanit zhvilluam aktivitetin ndërgjegjësues për rëndësinë e parandalimit, përgatitjes dhe reagimit të koordinuar ndaj rreziqeve natyrore dhe emergjencave.

Në aktivitet morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, z. Haki Çako, Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, si dhe përfaqësues nga Prefektura e Qarkut Elbasan dhe institucione të tjera vendore.

Gjatë aktivitetit, u informuan dhe ndërgjegjësuan qytetarët mbi mënyrat e mbrojtjes, veprimet që duhen ndërmarrë në situata emergjente dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e komuniteteve më të sigurta dhe më të qëndrueshme. Gjithashtu, qytetarët u njohën me pajisje të emergjencës, materiale ndërgjegjësuese, udhëzues praktikë dhe aktivitete ndërvepruese mbi mënyrat e reagimit në situata të rrezikut.

Më pas, u zhvillua një ndalesë në shkollën e mesme “Kostandin Kristoforidhi”, ku u organizua një simulim i një emergjence nga zjarri. Nxënësit, nën drejtimin e mësuesve dhe ekipeve të zjarrfikësve, shërbimit të urgjencës mjekësore dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq Shqiptar, demonstruan mënyrat e evakuimit dhe reagimit në raste emergjente, duke treguar rëndësinë e njohjes së procedurave të mbrojtjes dhe vetëndihmës.

Fushata “Mbrojtja Civile nĂ« Turne 2025” zbatohet nga Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile (AKMC), me mbĂ«shtetjen e UNDP nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “RESEAL – Forcimi i QĂ«ndrueshmĂ«risĂ« dhe Reagimit ndaj Emergjencave nĂ« ShqipĂ«ri”, tĂ« financuar nga Qeveria Suedeze (Sida), Qeveria Zviceriane  (SECO) dhe bashkĂ«financuar nga Qeveria e PortugalisĂ« dhe Qeveria Shqiptare