Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 31 Tetor 2025

“Marshim për Jetën” në Elbasan, në përmbyllje të “Tetorit Rozë”

Në përmbyllje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit, Bashkia Elbasan organizoi sot aktivitetin sensibilizues “Marshim për Jetën”.

Ky marshim kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit shëndetësor për gratë, si dhe përçimin e mesazheve të forcës, shpresës dhe solidaritetit me gratë dhe vajzat që përballen me këtë sëmundje.

Marshimi nisi nga Teatri “Skampa” dhe përfundoi në Sheshin “Gensher”, nën moton “Gratë për Gratë”, duke bashkuar qindra qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave partnere që iu bashkuan kësaj nisme sensibilizuese. Marshimit iu bashkuan edhe deputetet Sara Mila dhe Evis Kushi.

NĂ« fjalĂ«n e saj, NĂ«nkryetarja e BashkisĂ« Elbasan, znj. Klaudja Krasnika, theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« qĂ« ka ndĂ«rgjegjĂ«simi i komunitetit pĂ«r kujdesin shĂ«ndetĂ«sor tĂ« grave dhe diagnostikimin e hershĂ«m.  “Ky marshim Ă«shtĂ« njĂ« mesazh solidariteti dhe shprese. Ă‹shtĂ« njĂ« kujtesĂ« pĂ«r çdo grua qĂ« kujdesi dhe kontrolli i hershĂ«m shpĂ«ton jetĂ«. Bashkia Elbasan do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« pranĂ« çdo nisme qĂ« promovon shĂ«ndetin dhe mirĂ«qenien e grave nĂ« komunitetin tonĂ«.”

Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Elbasan, Zyrën Arsimore Elbasan, Operatorin e Kujdesit Shëndetësor, Zyrën e Punës, Shërbimin Social, si dhe me mbështetjen e organizatave partnere World Vision, AKPA, OSH KSH, Forumi i Gruas Elbasan, Yjet e Ardhmërisë dhe aktorë të tjerë lokalë.

Përmes këtij marshimi simbolik, Bashkia Elbasan përcolli mesazhin e përkushtimit të saj ndaj shëndetit të grave dhe nxitjes së komunitetit për të qenë më i vetëdijshëm, më solidar dhe më aktiv në mbështetje të jetës.

Bashkë me biznesin po ndërtojmë buxhetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Elbasanit.

Në kuadër të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe dëgjesave publike për paketat fiskale të vitit të ardhshëm, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të qytetit, ku u diskutua për prioritetet e zhvillimit ekonomik, infrastrukturor të bashkisë.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Llatja theksoi se dëgjesat me qytetarët dhe biznesin janë tashmë një traditë e konsoliduar në Elbasan.

Sipas tij, çdo vit ky proces bëhet më gjithëpërfshirës, duke bërë pjesë kontribuesit kryesorë të buxhetit vendor dhe atij të shtetit.

“Elbasani është një qytet me ritme të qëndrueshme zhvillimi. Çdo vit kemi një rritje të bizneseve dhe të buxhetit të bashkisë, gjë që na ka mundësuar të realizojmë investime të rëndësishme, sidomos në zonat informale.

Duke folur për bashkëpunimin me biznesin lokal, Llatja shtoi se Bashkia Elbasan do të vazhdojë të dëgjojë idetë dhe propozimet e tyre për zhvillimin e qytetit.

“Ne po përgatitemi për buxhetin, ndaj do të doja të dëgjoja problematikat që ju keni, sidomos ato që lidhen me biznesin apo idetë tuaja për përmirësim. Na kanë ardhur shumë ide të mira nga takimet e përbashkëta, ashtu siç kanë qenë edhe një sërë projektesh që kemi realizuar bashkërisht, si rivitalizimi i zonës industriale, ndërhyrjet në kalanë e qytetit apo aktivitetet e ndryshme kulturore që kanë gjetur mbështetje nga bashkia.

Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës pranë bizneseve dhe do të vazhdojmë të jemi, duke ofruar mbështetje për nisma që gjallërojnë jetën ekonomike dhe sociale të Elbasanit,” theksoi ai.

Llatja shtoi se një tjetër drejtim i rëndësishëm është finalizimi i masterplanit të zonës industriale, ku po punohet në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierët dhe bizneset që operojnë në këtë hapësirë.

“Problemi historik i kĂ«saj zone ka qenĂ« paqartesia e ndĂ«rmarrjeve tĂ« vjetra qĂ« kanĂ« ushtruar aktivitet aty. Ne po punojmĂ« qĂ«, sĂ« bashku me bizneset dhe qeverinĂ«, tĂ« krijojmĂ« njĂ« entitet tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r menaxhimin total tĂ« zonĂ«s industriale. Kjo do tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« rend, investime dhe zhvillim ekonomik” pĂ«rfundoi kryebashkiaku.