Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 12 Tetor 2026

Buxhetimi në Tregan, investimet në infrastrukturë dhe zhvillimi i zonës së Llixhës në fokus të 2027

Në Tregan, ndër prioritetet e Buxhetit 2027 janë asfaltimi i rrugës nga aksi Elbasan–Gramsh deri te shkolla “Banush Llapushi” në Muçan, përfundimi i segmentit të mbetur të rrugës kryesore në Kyçyk, ndërtimi i rrugës së varrezave në Llixhë Qendër dhe ndërtimi i Unazës së Llixhave të Hidrajt.

Do të vijojmë gjithashtu punën për “Rrugën e Qershive”, e cila lidh Llixhat e Hidrajt me Çikalleshin, Shilbatrën dhe Gurishtin, si dhe për segmentin Kryezjarr–Tudan–Shkolla Trepsenisht.

Në Blerimas parashikohet ndërtimi i ujësjellësit të ri. Ndërkohë, në Llixhë Qendër dhe në Llixhat e Hidrajt planifikojmë përmirësimin e hapësirave publike, përmes ndërtimit të këndeve të lojërave dhe vendosjes së ndriçimit e stolave.

Zhvillimi i zonës së Llixhave mbetet një prioritet, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për banorët, bizneset dhe vizitorët që e frekuentojnë këtë destinacion gjatë gjithë vitit.

Buxheti 2027 do të reflektojë kërkesat e përcaktuara së bashku me banorët, duke mundësuar investime konkrete në Tregan dhe në çdo njësi administrative të Elbasanit.