Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Administrata e Bashkisë

Administrata vendore rregullon dhe administron ushtrimin e funksioneve të veta në mënyrë të plotë dhe të pavarur, në përputhje me Kushtetutën, Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore dhe legjislacionin në fuqi. Ajo ushtron funksionet e saj duke respektuar politikat kombëtare dhe rajonale, si dhe vepron në bazë të parimit të autonomisë vendore dhe të akteve ligjore të mëposhtme: Ligji nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligji nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”; si dhe Ligji nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”.

Struktura organizative dhe numri i punonjësve

Vendim nr. 155, datë 24.12.2025, “Për miratimin e strukturës së nëpunësve dhe punonjësve të administratës, si dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Elbasan”.

Orari zyrtar

E hënë – e enjte: 08:00–16:30
E premte: 08:00–14:00

Adresa

Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Elbasan
Tel: (+355) 54 252246
E-mail: bashkiaelbasan@elbasani.gov.al
Web: www.elbasani.gov.al

Detyrat e administratës së njësive administrative

(Ligji nr. 139/2015, i ndryshuar)

Në njësitë administrative funksionon administrata, e cila drejtohet nga administratori.

Administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës. Administratori duhet të ketë vendbanimin në njësinë administrative përkatëse.

Struktura dhe organika e administratës së njësive administrative janë pjesë përbërëse e strukturës dhe organikës së administratës së bashkisë.

Administrata e njësisë administrative:

a) është zyrë shërbimi për të gjitha procedurat administrative në kompetencë të bashkisë;
b) mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat që janë në kompetencë të bashkisë dhe njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast konstatimi të veprimeve në kundërshtim me ligjin;
c) mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë;
ç) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë parqet, lulishtet dhe zonat e gjelbëruara;
d) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë tregjet publike;
dh) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë këndet e lojërave, terrenet sportive, bibliotekat, shtëpitë dhe klubet e rinisë;
e) përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin e investimeve nën juridiksionin e saj territorial, si dhe mbikëqyr, pas miratimit, zbatimin e tyre sipas ligjit;
ë) propozon, sipas ligjit, emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve dhe objekteve që ndodhen nën juridiksionin e saj territorial;
f) mbështet, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e kryetarëve të fshatrave;
g) i propozon kryetarit të bashkisë dhënien e titujve të nderit dhe stimujve për personat nën juridiksionin e saj territorial;
gj) propozon ndërmarrjen e nismave në dobi të komunitetit, duke garantuar mundësi dhe përfitime të barabarta për të gjithë banorët brenda juridiksionit të saj territorial;
h) kryen çdo funksion tjetër të deleguar nga kryetari i bashkisë.

Administrimi i lagjes

Në rastin e krijimit të lagjeve, sipas pikës 3 të nenit 6 të këtij ligji, në secilën lagje krijohet dhe funksionon administrata e lagjes, e cila drejtohet nga administratori i lagjes.

Administratori i lagjes emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij.

Administrata e lagjes kryen të gjitha detyrat administrative të ngarkuara nga kryetari i bashkisë, si dhe kujdeset për zhvillimin ekonomik vendor, përdorimin e burimeve të përbashkëta dhe sigurimin e harmonisë sociale në lagjen përkatëse. Detyrat më të hollësishme përcaktohen në aktet e nxjerra nga kryetari i bashkisë.

Njoftimet për vende të lira pune

Njoftimet mbi vendet e lira të punës dhe procedurat e rekrutimit pasqyrohen në faqen zyrtare të internetit: www.elbasani.gov.al, në rubrikën përkatëse të punësimit (Vende vakante).

Adresat elektronike

Adresat elektronike të zyrave të bashkisë, njësive administrative dhe njësive në varësi të bashkisë

Monitorimi i përfaqësimit drejtues sipas gjinisë

Raport mbi aplikimet dhe fituesit për vitin 2025

Harta e Aksesit Bashkia Elbasan – Zyra e informacionit, Hartë me rajonet dhe zyra e shërbimeve

Plani Permirësimi për shërbimet në Bashkinë Elbasan