Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Elbasan: Bashkitë e qarkut, tryezë rajonale për strategjinë e re të decentralizimit të pushtetit vendor 2023 – 2030

” Së bashku ndërtojmë të ardhmen”, është tema e tyrezës rajonale me bashkitë e qarkut Elbasan për të diskutuar strategjinë e re të decentralizimit të pushtetit vendor 2023 – 2030. Është takimi i parë i cili organizohet pas Konferencës për Decentralizim dhe Performancën e Qeverisjes vendore, ku kryeministri Edi Rama zhvilloi pak ditë më parë me kryetarët e bashkive në vend.  

 Kjo tryezë organizohet me inisiativën e bashkive të forta mbështetur nga qeveria zviceriane me qëllim më e mira për qytetarët. Qëllimi i kësaj tryeze është decentralizimi deri në detaje në mënyrë që pushteti lokal të ketë frymëmnarrje për gjenerimin e të ardhurave dhe të krijohen ndërrmarje të tjera fitimprurëse për t’i sjellë të ardhura pushteti lokal. 

 Saktësimi i çështjes së pronave dhe kalimi i pronësisë tek pushteti lokal është një nga problemet kryesore që ka ngritur kryebashkiaku Gledian Llatja.  

Në mbrotje të pushtetit lokal, kryebashkiaku Llatja e vuri theksin edhe tek shumë asete të tjera të cilët duhet të  kalojnë nga qeveria vendore, pushtetit lokal.  Llatja u ndal tek risistemimi i sistemit të ujsjellësave, ku qeverisja qendrore bashkëpunon me qeverisjen lokale, që sipas tij  interesat janë të përbashkëta, interesa të cilat kovergjojnë ndërmet dy pushteteve me qëllim zgjidhjen më të mirë të problematikave të sektorëve strategjik që ne kemi në vendin tonë. 

  ” Një nga këto sektorë është uji i pijshëm, por ka edhe sektorë të tjerë jetikë për ne dhe qytetarët, siç janë, sektori i energjisë elektrike që do të kalojë në të njejtin proçes si ujësjellësi, sektorët fitimprurës të tjerë të qeverisjes vendore si Hipoteka apo insitucione të tjera.  Ajo që duhet të përfshihet në strategjinë e re të decentralizimit është kalimi i shumë aseteve nga qeveria vendore pushtetit lokal. OSHE – ja është një nga këto institucione i cili duhet t’i kalojë pushtetit lokal, ashtu si e kanë shumë vende të tjera në Europë. Kjo është një mënyrë e mirë që vetë pushteti vendor të bëhet pjesë e ofrimit të shërbimeve të drejtëpërdrejta të qytetarëve, por të ketë edhe të ardhura të shtuara për ekonominë e vet dhe për menaxhimin e vet funksionimit të tij”.  

Gjatë takimit të fundit që u krye për decentralizimin, një nga problematikat e diskutuara ishte zgjidhja e problematikave që Bashkitë kanë me pushtetin vendor, më kryesorja është ajo e pronës, e tokës, ku sipas kryebashkiakut Gledian Llatja  “qeverisja vendore të heqë dorë nga toka e papërcaktuar dhe t’i kalojë pushtetit lokal, si edhe problematika të tjera që kanë lidhje me delegimin e kompetencave pushtetit vendor, ku një pjesë e madhe të këtyre kompetencave vjen vetëm buxhet për pagat.  Asnjë zjarrëfikëse e re nuk ka ardhur për këto vite. Nëse flasim për emergjenca civile, për trupa që duhet të jenë të trajnuara mirë, të përgatitura me uniforma, nuk duhet t’ja kërkosh pushtetit lokal. Balancimi në strategjinë e re është se ne do të kërkonim që të gjitha shërbimet që t’i delegohen pushtetit lokal, të dërgohen me fond të plotë dhe jo të cunguar. Qeveria Qendrore të këtë një strategji të qartë që kur do të nisë të mbulojë të gjitha shpenzimet e funksioneve që na ka deleguar gjatë këtyre viteve.  Janë çështje të forta për kalimin e fondeve të OSHE – së në pushtet lokal, është një gjë që kërkon vullnet politik, por edhe një organizim të mirë për të gjithë ne”, përfundoi Llatja. 

 Shoqata për Autonomi Vendore ka kërkuar që pushteti lokal të ketë një zë të fuqishëm që në procesin e draftimit, në mënyrë që këto problematika të adresohen në strategjinë e re të decentralizimit të pushtetit vendor 2023 – 2030.  

Ambasadorja e Greqisë, viziton  Bashkinë Elbasan

Bashkinë e Elbasanit e ka vizituar Ambasadorja e Greqisë, akredituar në vendin tonë Sophia Philippidou.  Ambasadorja greke është pritur nga kryetari i bashkisë Gledian Llatja, i cili pasi e falenderoi për këtë vizitë, e vuri theksin tek marrëdhëniet dhe fqinjësia e mirë mes dy vendeve, si edhe krijimin e urave të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.  Ndër të tjera Llatja i ka bërë edhe një prezantim të shkurtër ambasadores rreth resurseve të shumta që ofron qyteti i Elbasanit, si nga ana kulturore, historike, arsimore por edhe industriale.  

 ” Pata kënaqësi të prisja në Bashkinë e Elbasanit Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippidou. Me Greqinë kemi shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj duhet të vijojmë përpjekjet për të çuar përpara partneritetin strategjik dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë. Ngritja e urave të bashkëpunimit mes qyteteve tona duhet të ngrihet në një tjetër nivel tanimë që procesi i integrimit drejt familjes së madhe evropiane po ecën në ritme të shpejta”, tha Z. Llatja. 

Llatja: Asnjë nga gratë e dhunuara nuk është vetëm

Projekti “Nënat të parat” organizuar nga Qendra e Gruas Elbasan WCDCA me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, organizoi në Elbasan takimin përmbyllës, me pjesëmarrjen e grave të qyteteve Elbasan, Fier, Berat dhe Lushnjë, të angazhuara në këtë projekt.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i klubeve të nënave të krijuara gjatë projektit për të trajtuar sfidat, nevojat dhe perspektivat për angazhimet e tyre në çështjet e parandalimit të fenomeneve si ekstremizmi i dhunshëm, sjelljet devijante dhe rolin e nënave për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme.

Në mbyllje të këtij projekti kanë qenë të pranishëm kreu i bashkisë Gledian Llatja, prefektja e qarkut Majlinda Perriu, deputetja e Partisë Socialiste Desantila Tahiraj, si edhe përfaqësues të arsimit dhe Këshillit të Qarkut.

Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë Gledian Llatja e vuri theksin tek mbështetja maksimale që institucioni i bashkisë ka dhënë dhe jep për forcimin e rolit të gruas dhe vajzave në familje e shoqëri.

Kryebashkiaku është ndalur së pari tek Këshilli i Sigurisë Vendore të Bashkisë së Elbasanit, i cili është një nga këshillat funksional në Shqipëri, pasi ka gjithëpërfshirjen në thelb të tij, si edhe shoqatave që merren me të drejtat e grave.

Sipas tij, bashkia e Elbasanit ka dhënë një mbështetje të vazhdueshme për të gjitha gratë por më së shumti për gratë e vetmuara.

“Të rrisësh një brez të shëndetshëm nuk është shumë e lehtë. Ndaj, duhet të jemi të gjithë bashkë, të bashkëpunojmë me njëri tjetrin për të ndarë eksperienca të mira. Në bashkinë e Elbasan ne kemi një qendër për fëmijët të cilët trafikohen, për gratë e dhunuara, e para qendër që mbështetet nga pushteti vendor, kemi një qendër për nënat e dhunuara që strehohen bashkë me fëmijët e tyre. Janë edhe një sërë politikash sociale shumë të mira si bonusi i qerasë, ku kemi pasur gjatë tre viteve të fundit shumë nëna të vetme të cilat marrin bonusin e qerasë. Politikat janë të shumta, ndaj ajo që ne duhet të bëjmë është luftimi i fenomeneve të rrezikshme të shoqërisë sonë, sidomos për fëmijët tanë, radikalizimi është një nga këto, duke nisur nga radikalizimi i vartësive, me largimin e fëmijëve dhe brezit të ri nga fenomenet negative, siç është alkooli, droga. Mesazhi që ne duhet të japim si kryetar bashkish por edhe si shoqëri civile, është se asnjëra nga gratë nuk është vetëm. Gjatë pandemisë ne si bashki i kemi qëndruar të gjithave në mbështetje por edhe do të vazhdojmë ti mbështesim”, nënvizoi Llatja.

Rudina Çollaku, Drejtore ekzekutive e WCDCA theksoi se ” rëndësia e angazhimit dhe njohja e rolit të nënave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, është një domosdoshmëri dhe nevojë e përbashkët në ndërtimin dhe zhvillimin e komunitetit”.

Projekti “Nënat të parat” i cili nisi në muajin shtator të vitit 2021 dhe përfundoi në fund të muajit qershor të këtij viti, synon fuqizimin e rolit të grave dhe nënave aktive në shoqëri, nëpërmjet edukimit të tyre prindëror, angazhimit proaktiv, të iniciativave të hartuara nga vetë nënat aktive në projekt.

Llatja/ Riorganizimi i Ujësjellës Kanalizimeve, do të ndryshojë konceptin e menaxhimit të ujit të pijshëm

Një ndër pikat më të rëndësishme të mbledhjes së Rradhës së Këshillit Bashkia, ishte   “Riorganizimi i Shoqërisë ” Ujësjellës Kanalizime Elbasan” sha, nga Bashkia Elbasan.  

 Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, është ndalur më gjatë tek kjo pikë duke pohuar se “ky riorganizim do të ndryshojë komplet konceptin e menaxhimit të ujit të pijshëm, si edhe kanalizmet e ujrave të zeza. Është një prioritet i qeverisë shqiptare të sigurojë ujin e pijshëm 24 orë për qytet e mëdha. Në kuadër të politikave që ka ndërrmarë qeveria shqiptare duhet një menaxhim i mirë rajonal i ujit të pijshëm”. 

Duke u ndalur edhe tek rrtija e nergjisë elektrike, kryebashkiaku nënvizoi se ” në bazë të projektit të buxhetit të ujësjellës kanalizimeve Elbasan, kemi marrë një masë praprake për 5 vitet e ardhme për rritjen e trafiës së ujësjellësit. Sot kemi nëj tarifë të ulët në republikë të ujit të pijshëm, edhe pse është rritur energjia elektrike, ne e kemi mirëmenaxhuar ujësjellësin, duke mbledhur borxhet që kemi pasur deri tani. Është një kosto e ulët e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, ku bëhet fjalë për rreth 14 % e rritjes, ose thënë ndryshe rreth 50 lekë të vjetra për metër kub uji”. 

 Sakaq Bashkia e Elbasanit ka marrë një kredi nga KFV për investimin dhe rehabilitimin e sistemimit të ujësjellësit dhe kanalizimet e ujrave të zeza në fshatin Mengël, por edhe në disa zona të tjera. Në buxhet kemi parashikuar edhe për ndërhyrjet problematike që kemi, janë  mbi 10 projekte të vogla për sistemimin e kanalizimeve të ujrave zeza, me qëllim riurbanizimin  e këtyre zonave. 

Një ndër pikat e tjera të rëndit të ditës ishte edhe dhënia e fondit pyjor në përdorim ” Për vendosje stacionesh,bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë”.   

 Në këtë pikë, Kryebashkiaku Llatja shton se “sa i përket sistemeve voltaike në sajë edhe të mbështetjes që i kemi dhënë Drejtorisë së Shërbimit Pyjor,por edhe ndihmës që kërkojmë nga shumë biznese kemi arritur që të kemi gati 300 % të ardhura më shumë nga sipërfaqet që i kemi dhënë në përdorim qytetarëve për shërbimet që kërkojnë. Do të rrisim të ardhurat nga asetet që ne nuk i kemi shfrytëzuar më parë. Kemi pasur dhe do të kemi rritje të ardhurave,pasi  Bashkia e Elbasanit është një ndër bashkitë më të mira të menaxhimit financiar dhe borxhit të ulët që ka.

“Miqtë e Malit”, festa që mbledh miqtë nga vendi dhe të huaj 

Fundjava që lamë pas, e ktheu qendrën e Gjinarit, fshatit malor turistik, të njohur në të gjithë vendin, me një super atmosferë në festën e përvitshme lokale ” Miqtë e Malit” 

Qindra vizitorë, nga vendi por edhe të huaj, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë Gledian Llatja,organizator i festës,  Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, përfaqëseues të besimeve fetare, etj, ndezën flakën olimpike një traditë e trashëguar kjo tashmë në startimin e garave të ndryshme olimpike.  

 Aktivitetet të cilat kanë nisur që paradite, kanë përfunduar në orët e mbrëmjes, ku nuk kanë munguar lojërat e shumta olimpike, vallet tradicionale të zonës, panairi i përvitshëm me punimet artizanale të zonjave të Gjinarit, si edhe aktivitete të shumta artistike kulturore.  

” Nga viti në vit, Bashkia Elbasan  ka shtuar gamën e aktiviteteve në festën e kthyer tashmë në traditë në Gjinarin Malor. Festa e cila ka marrë emrin”Miqtë e Malit”realizohet me të vetmin qëllim, që miqtë ngado që vijnë të shijojnë bukuritë natyrore të Gjinarit, e cila në çdo stinë të vitit, të jep mundësinë e çlodhjes dhe argëtimit, peisazhin e gjelbër dhe ajrin e pastër të ofruar nga pishat që rrethojnë Gjinarin”, tha në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja.   

Ndërsa ftoi miqtë e ardhur vendas dhe të huaj që të shijojnë ushqimet bio të zonës së Shpatit, prodhimet artizanale të zonjave duararta, si dhe atmosferën e paparë të koncertit me artistët më në zë elbasanas. 

Gjinari malor, i freskët në verë dhe i ftohtë në dimër, është është  një nga zonat turistike më të bukura malore të  Qarkut të Elbasanit dhe ndodhet  më pak   22 km larg qytetit. 

 Prej kohësh kjo zonë  është  shndërruar në një destinacion turistik për  elbasanasit , nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga mjaft turistë të huaj. 

 Gjinari shquhet  sidomos për  masivet pyjore me pisha të  larta dhe kurative për asmatikët si edhe  për pozitën e favorshme  gjeografike e resurset e mëdha natyrore që ofron . 

 ” Cilësohet si një nga pikat më të preferuara të turizmit malor të Qarkut të  Elbasanit dhe ndodhet  në një lartësi rreth 800-1000 metra mbi nivelin e detit. Në çdo stinë të vitit turistët vazhdojnë të shkojnë në Gjinar, ka nga ata që ngrejnë çadrat në lëndinat e Bukanikut, kryesisht të huajt, por ka edhe vendas që shkojnë atje për të kaluar një natë, apo për të ngrënë një drekë tradicionale nga amvisat e kësaj zone”, thotë kreu i Bashkisë Gledian Llatja  

Për të mbërritur në këtë pikë turistike malore mundësitë e udhëtimit tashmë mund të thuash se janë komode, për shkak të rikonstruksionit të rrugës nga qendra e qytetit të Elbasanit deri në Gjinar .  

 Pushuesit më të shumtë të kësaj pike janë familjarë, të rinj por edhe shumë eksporues të huaj, të cilët parapëlqejnë klimën dhe ajrin e pastër që mbizotëron në këtë zonë si dhe  mundësitë për të ushtruar sporte të ndryshme si  alpinizmi, lojërat sportive në natyrë por edhe për të shijuar gatimet tradicionale dhe jo vetëm. 

  E veçanta e Gjinarit është se kjo pikë turistike malore dallon nga të tjerat për nga klima dhe resurset e veta natyrore, duke të ofruar një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër.  Kryebashkiaku Llatja rendit mjaft arësye përse duhet të vizitohet nga turistët Gjinari,  duke filluar nga Kisha Shënepremte e  Valshit me piktura të Onufrit, Kisha e Shënkollit në  Shelcan, Kisha e Shumë Shejtorëve, Dushku i Lleshanit, Varri i Kostandin Shpatarakut piktor ikonograf kishtar ,Lisat e Pashtreshit, Dërstilat e Gjinarit ,Kanioni i Shpellës së Pëllumbasit etj”.  Këtë vit, parashikohet që Bashkia e Elbasanit me fondet e saj të nisë edhe rikonstruksionin e qendrës së fshatit Gjinar.  

   Bukuritë e shumta natyrore  dhe gjithçka tjetër  që ka trashëguar ndër shekuj kjo zonë e bën atë  gjithmonë të lakmueshme nga turistët e të gjitha grup moshave.