Author: Bashkia Elbasan
1 Qershori/ Llatja feston me fëmijët në zyrën e tij.
Me rastin e 1 Qershorit, festës ndërkombëtare të fëmijëve,kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka pritur në zyrën e tij fëmijët e kopshtit Nr.7. Me naivitetin dhe shkelqëlqimin e syve që i karakterizon këta vogelushe, zyra e kryebashkiakut u kthye në një ambjent festiv dhe plot buzëqeshje. I rrethuar nga vogëlushët festa u kthye në një mini spektakël ku vogëlushët me rradhë nisën të recitonin vjershat e tyre me temë qytetin, 1 Qershorin, etj. Fëmijët kanë falenderuar kryebashkiakun që nga dita në ditë e ka zbukuruar qytetin me më shumë gjelbërim, ndricim, kënde.lojrash dhe shumë parqe për argëtim, si edhe inagurimin e spitalit pediatrik ku fëmijët marrin shërbim mjekësor. Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë përcolli urimin për të gjithë fëmijët, prindërit dhe mësuesit.
” Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur!
Jeni ju burimi i çdo gjëje, lumturia më e madhe. Kjo ditë, na përkujton të drejtat e fëmijëve që të rriten të lumtur dhe të shëndetshëm.
Ndaj, ju uroj të keni mirëqenie, lumturi, më shumë se kurrë. Le të jetë 1 Qershori edhe një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Është një ditë që ne të rriturit, prindërit, të kujdesemi për edukimin, shëndetin, e tyre.
Fytyrat dhe zemrat tuaja të bukura qofshin të lumtura përgjithmonë.
Fëmijët, janë koncepti ynë për të bukurën, lumturia jonë e vetme pa shpërblim.
Të dashur prindër e mësues, gëzuar ditën e jetës sonë të vërtetë, një nga ditët më të bukura e të sinqerta!Qoftë festë përditë!
Dita e Transparencës; Llatja/ Bashkia angazhim maksimal ndaj qytetarëve
Në ambjentet e Hotel “Skampa” është zhvilluar një takim i Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale, me institucione te qarkut Elbasan. Në këtë takim komisioneri Besnik Dervishi ka falenderuar kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja , prefekten e Qsrkut si dhe të pranishmit duke pohuar se ” Elbasani është një nga qarqet me bagazh intelektual dhe kulturor” . Qëllimi i këtij takimi ishte evidentimi i të drejtave dhe lirive themelore njeriut, sic është e drejta për informim, si dhe për të ofruar shërbimin sic është transparenca e autoriteteve publike. Këto takime organizohen në kuadër të një projekti të titulluar ” Ditët e transparencës” . Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili nisi fjalën në këtë takim pohoi se ” praktikat më të mira të qeverisjes vendore e konsiderojnë transparencën si moment historik të qeverisjes së mirë dhe komuniteteve të forta. Transparenca e institucioneve vendore lufton korrupsionin, rrit besimin e qytetarëve dhe forcon integritetin e institucioneve publike”.
Sipas kryebashkiakut “
ky proces u mundëson qytetarëve të vlerësojnë objektivisht cilësinë, përshtatshmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve publike, duke propozuar ndryshime për përmirësimin e shërbimeve të ofruara.
Transparenca e institucioneve vendore është një parakusht për një qeverisje të hapur dhe demokratike. Nga ana tjetër, qeverisja e hapur është më shumë e kontrollueshme nga qytetarët, pasi qasja në informacione publike u mundëson qytetarëve të jenë më shumë informuar për aktivitetin e bashkisë.
Aksesi në informacionin publik është një e drejtë themelore e njeriut dhe a hapi i parë drejt demokracisë pjesëmarrëse lokale.
Nëpërmjet Programit të Transparencës, Bashkia Elbasan vendos në dispozicion të qytetarëve një kategori të gjerë informacionesh, mënyrat dhe afatet e publikimit të tyre si dhe procedurat për të aksesuar e përdorur ato”. Për garantimin e të drejtës së informimit, bashkia në hartimin e Programit të Transparencës është bazuar në parimin e vendosjes në dispozicion të çdo qytetari, të gjithë informacionit të prodhuar nga veprimtaria e bashkisë.
Monitorimi i transparencës dhe llogaridhënies lokale nga shoqëria civile ka, gjithashtu, një rëndësi të veçantë në nxitjen dhe promovimin e angazhimit qytetar në proceset vendimmarrëse. Për më tepër, është një mjet efikas për nxitjen e publikut dhe përgjegjësinë sociale dhe llogaridhënien e institucioneve vendore. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është parësore për forcimin e demokracisë lokale dhe minimizimin e praktikave korruptive.
Bashkia Elbasan synon ofrimin e qeverisjes së mirë duke: Inkurajuar akses dhe pjesëmarrje të publikut për të garantuar që vendimmarrja të përgjigjet ndaj nevojave të përbërësve të tij dhe të pranojë opinionet e tyre; Ofruar shërbime me cilësi të lartë për qytetarët e saj; dhe promovuar përdorimin efikas të burimeve publike”.
Llatja/ Nisim më herët pastrimin e kanaleve vaditëse, për t’i ofruar kushte fermerëve
Sezoni i vaditjes ka nisur më herët këtë vit për shkak të rritjes së menjëherëshme të temperaturave. Në këtë kuadër Agjencia e Shërbimeve Publike po kryen një punë për t’u lavdëruar duke vënë në funksion më shumë 6.5 km kanale vaditëse në Shirgjan që i vijnë në funksion 2000 fermerëve të gjithë zonës së fushës së Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ka parë nga afër punen thuajse në përfundim të pastrimit të kanalit të Ferrasit me një gjatësi prej 7 km, duke deklaruar se ” këtë vit ky kanal ka pasur një sasi të madhe inertesh dhe bashkë me Inspektoriatin ne po punojmë për të gjetur edhe arsyen. Aktualialisht janë hequr 3000 metra kub inerte nga kanali egzistues e pazakontë kjo krahasuar me vitet e tjera. Sidoqoftë ne jemi në gadishmëri, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike po punon për hapjen e të gjitha kanaleve vaditëse”. Kanali i Ferrasit furnizon të gjithë Njësinë Administrative Shirgjan, Gjergjan, si edhe një pjesë të Bashkisë së Cerrikut. Nisja më herët e pastrimit të kanaleve vaditëse në të gjithë territorin e Bashkise Elbasan, ka ardhur edhe si pasojë e kërkesave të vetë fermerëve. Kreu i Bashkisë shton se ” i kemi përshpejtuar ritmet duke punuar pa orar me qëllim që ti ofrojmë fermerëve shërbimin në kohën e duhur për të arritur sa më shumë prodhim të stinës”.
Inagurohet Pediatria e re e Elbasanit
Spitali Pediatrik i Elbasanit është transformuar në një mjedis miqësor për vogëlushët, ku ata marrin shërbimin spitalor në kushte optimale. Kjo, falë investimit të buxhetit të shtetit për rikonstruksionin e plotë të godinës 4-katëshe, ndërtim i para viteve 90-të, e cila është shndërruar, jo vetëm nga pikëpamja infrastrukturore, por edhe organizative dhe funksionale e ambienteve të saj. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja dhe deputetë vizituan spitalin e ri, i cili siguron shërbime shëndetësore për më shumë se 20 mijë fëmijë. Ministrja Manastirliu tha se tashmë korpusi Spitalit të Elbasanit është një korpus tërësisht i kompletuar për nga pikëpamja e strukturës spitalore, por edha nga pikëpamja e teknologjisë, imazherisë dhe laboratorëve.
“Pas një seri investimesh në spitalin e Elbasanit, investimi më i ri tashmë i përfunduar është Spitali Pediatrik, një angazhim i përmbushur tashmë që i siguron shërbime cilësore më shumë se 20 mijë fëmijëve që marrin shërbim çdo vit në këtë spital. Se si kanë qenë kushtet e Spitalit Pediatrik, atë e dinë fare mirë të gjithë mjekët dhe infermierët e këtij spitali, por për të thënë të vërtetën, tashmë korpusi i spitalit të Elbasanit është një korpus i mirëinvestuar nga pikëpamja e infrastrukturës spitalore, por edhe nga pikëpamja e teknologjisë, imazherisë dhe laboratorit që tashmë janë përfshirë në gjithë programin e zhvillimit spitalor.” – u shpreh Ministrja Manastirliu. Spitali Pediatrik i Elbasanit ka një kapacitet prej 75 shtretërish, 60 shtretër shtrimi për pacientët e vegjël, të organizuar në shërbimet e terapisë ditore, reanimacionit, neuro – interiteve, bronkiteve, dhe shërbimit të pediatrisë infektive, si dhe 15 shtretër në shërbimin e urgjencës. Të gjithë dhomat e pacientëve të vegjël duke filluar nga urgjenca, pavioni i terapisë ditore dhe pavijonet e tjera të shërbimeve pediatrike kanë ambiente miqësore për pacientët e vegjël. “Besoj që tashmë janë të gjitha standardet dhe ajo çka është e rëndësishme është që përveç mobilimit spitalor, të gjitha aparaturat mjekësore janë të reja. Është një spital që ka 60 linja oksigjeni. Çfarë e karakterizon këtë spital si një model të ri që kemi filluar ta përfshijmë në spitalet pediatrike janë shërbimet miqësore për fëmijët. Hapësirat e përbashkëta janë rehabilituar. Kur e filluam në fillim këtë projekt, nuk e dinim a do sillej dot në kushtet dhe parametrat e duhura pasi që nga viti ’90 nuk ishte vënë dorë.” – shpjegoi Ministrja Manastirliu.Spitali i ri është gjithashtu një investim i shumëpritur për personelin e dedikuar shëndetësor të Spitalit pediatrik të Elbasanit që trajton në ditë mesatarisht 80 pacientë të vegjël në shërbimin e urgjencës dhe deri në 150 pacientë të vegjël në periudhat e pikut.
Llatja/ BE, projekt ambicioz me Bashkinë për mjedisin
Gjatë vizitës në Bruksel në ceremoninë e organizuar nga Parlamenti Evropian për akordimin e titullit “Kryetari më miqësor me romët 2022″ , cmim i akorduar për herë të parë për një kryetar Bashkie, Z. Gledian Llatja ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Ciarán Cuffe MEP. Ky takim u zhvillua para se eurodeputeti të raportonte para Parlamentit Evropian për ecurinë e Shqipërisë. ” Në këtë takim shumë miqësor i shpreha eurodeputetit mirënjohjen e thellë se sa shumë po ngre zërin në zemër të familjes së madhe Evropian për hapat para që Shqipëria ka bërë në realizimin dhe plotësimin e kushteve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.Shumë shpejt do të lancojmë një projekt shumë ambicioz për Elbasanin, falë mbështetjes që Bashkimi Evropian po jep në mjedis, ndryshimet klimatike dhe teknologji”, tha Z Llatja.I nderuar të vlerësohesha nga Komisioni Evropian me çmimin “Kryetari më miqësor me romët 2022″Cmimi i akorduar për kryetarin e Bashkisë “Kryetari më miqësor me romët 2022” , tregoi dhe njëherë rezultatet e përpjekjeve në këto 3 vite që Bashkia Elbasan ka ndërmarrë për gjithëpërfshirjen e këtij minoriteti në proceset vendimmarrëse lokale, investimet në infrastrukturë, arsim dhe punësim.