Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Gledian Llatja merr mbështetje në Bruksel 🇪🇺

Elbasani do të jetë qendra e Rajonit për zhvillimin e një mjedisi të qendrueshëm si pjesë e “EU CITIES MISSION”

Gjatë një vizite në Bruksel, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka takuar Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm për Mjedisin në Komisionin Europian, Patrick Child. Pas një bashkëbisedimi miqësor mes tyre, në fokus të bisedës ka qenë misioni i BE tek 100 qytetet klimatike ku bën pjesë edhe Elbasani. Pas këtij takimi Z. Llatja shprehu vlerësimin e tij, duke deklaruar ” shumë i lumtur të takoja sot Patrick Child, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Mjedisin në Komisionin Europian, i cili shprehu vlerësimet e tij për gjithë punën dhe përkushtimin që Bashkia e Elbasanit po bën si pjesë e “EU Cities Mission” Team, ku roli i qytetit të Elbasanit është një rol kyç për Rajonin dhe mundësinë e zhvillimit të një konference së shpejti me të gjithë bashkitë pjesë të misionit në Elbasan”.


Kryetari i Bashkise z. Gledian Llatja takon kampionët e karatesë

Elbasani kryeqyteti dhe kampioni i karatesë. Kryetari i Bashkise z. Gledian Llatja takon kampionët e karatesë. Si një traditë,  Artet Marciale janë hapur për herë të parë në vendin tonë në Elbasan, nga trajneri Mirandi Backa. Në vijim të takimeve të tij, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka vizituar akademinë e karatesë duke u shprehur shumë i lumtur teksa sheh të gjitha gjeneratat që aktivizohen për një shëndet fizik e mental më të mirë.  Gjatë një bashkëbsedimi me sportistët e të gjitha moshave të këtij sporti kryebashkiaku Llatja pohoi se ” më vjen mirë që ne kemi kampion të karatesë në Elbasan. Sportet individuale kanë marrë një vecanti në Elbasan, jo vetëm karateja. Në vazhdimësi ne kemi mbajtur kontaktet me të gjitha sportet si peshëngritjen, ping pongun, mundjen, etj. Kemi vizionin për të përmirësuar infrastrukturën tonë sportive. Ne jemi koshient, unë i pari, por edhe e prindërve tuaj dhe e juaja, nuk mund të ketë një mendje të shëndetshme, pa një trup të shëndetshëm, nuk ka një shoqëri të shëndetshme po nuk patëm sportin”. Duke vlerësiar trajnerin e karatesë për vizionin dhe punëne bërë gjatë këtyre viteve Llatja shtoi se ”  Mirandi ka meritën e madhe, unë i jam shumë mirënjohës për punën që ka bërë ndër vite me sportistët. Nuk ka qenë vetëm përgatita fizike, por ka qenë edukimi mbajtja larg veseve, mbajtja larg rrugës, që ka bërë sot shoqërinë tonë dhe të rinjtë tanë që të jenë më të mirë. Ky është qëllimi jonë, edhe qëllimi im ky është, që të mbështesim sportet, që të kemi një shoqëri më të mirë, të kemi një rini më të shëndetshme jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht, por edhe me sa më pak vese. Ajo që ne si prind duam është që fëmijët tanë të jënë sa më aktiv fizikisht dhe ti largojmë nga telefoni, kompjuteri, interneti, televizioni, ku ka më mirë të jesh me shoqëri, dhe fizikisht aktiv”, tha z. Llatja. Në vijim ai përmendi edhe shumë investime që janë kryer në terrenet sportive dhe jo vetëm. ” Ndaj ne po investojmë në infrastrukturën sportive, po investojmë në Pallatin e Sportit, tek sporti i vjetër ” Shefqet Lamcja”, tek palestrat e shkollave, po investojmë në sheshin e Gjinarit në Fushën e Kuqe, po investojmë tek shëtitorja e madhe buzë lumit Shkumbin, bashkë me Auto Moto Parkun,që po bëhet edhe  një kënd për fëmijët e të rinjtë, do të jetë një kompleks i madh që do ti vijë në ndihmë jo vetëm Elbasanit por të gjithë Shqipërisë. Kemi një vizion që e krijuam me Mirandin i cili me ka mbështetur për sportin, me Artin që e do sportin, por edhe me shumë miq të tjerë që sportin e kanë në gjak e duan, por më shumë se sa sportin duan një shoqëri të shëndetshme. Për këte ju siguroj se ne do punojmë cdo dit, jo vetëm sot por edhe në të ardhmen, tju sigurojmë kushte më të mira në shkolla,në infrastrukturë, në palestra, kushte më të mira për bazën materiale por edhe mbeshtetjen më të madhe për klubet dhe ekipet sportive. Dua tju falenderoj për forcën fizike që keni si edhe energjinë tuaj”. Nga ana e tij trajneri i sportit të karatesë Mirandi Backa, falenderoi kryetarin e bashkisë duke shpresuar se edhe në vazhdimësi do ketë mbështetjen e tij për të vazhduar projektet që kemi në plan. ” E mira e ekipit tonë është që ne i kemi grupet zinxhir nga fëmijë, të rritur dhe veteranë, janë meshkuj, femra, fillestarë, mesatarë dhe mjeshtra. Elbasani, e dinë të gjithë që është kryeqyteti i karatesë”.


Llatja: Radioamatorizmi, një tjetër sport kampion në qytetin tonë.

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ka realizuar një takim me profesor Drinin dhe ekipin e radioamatorëve të Elbasanit.

Z. Llatja ka bashkëbiseduar nga afër me të rinjtë kampionë të këtij sporti dhe trajnerin e tyre.  Kampionët e shkollës “Vasil Kamami” me këmbëngulje vazhdojnë të mbajnë këtë traditë të mirë me rezultate të larta.

Duke u ndalur tek investimet dhe rritja nga viti në vit për sportin në veçanti, kryetari Llatja vlerësoi ekipin e radioamatorizmit,  kampion prej vitesh në Elbasan.

“Është bukur të shohësh se si ky sport aktivizon të rinjtë dhe promovon modelet e mira të qytetit. Radioamatorizmi është sporti i mendjes, sporti i logjikës dhe nuk ka moshë. Prej shumë vitesh në Elbasan, ne vazhdojmë të jemi kampionë në radioamatorizëm, ndaj përgëzoj të rinjtë dhe fëmijët të cilët janë bërë pjesë e këtij aktivizimi sportiv, si dhe punën e palodhur të Drinit. Ne po i mbështesim të gjithë sportet jo vetëm nga ana financiare, por edhe tek terrenet. Nga viti në vit po japim maksimumin dhe kemi rritur buxhetin për sportin. Nga fillimi i këtij mandati kemi shumëfishim të buxhetit si për infrastrukturën edhe për mbështetjen që i kemi dhënë sportit”, tha Z. Llatja.Drini Dervishi, mësuesi i gjimnazit “Vasil Kamami”, i cili ka formuar ekipin e radioamatorëve elbasanas, thotë se do të dalim kampionë. Ky ekip përbëhet nga 10 djem e vajza, të cilët kanë tashmë certifikatën e kodit Mors dhe janë nënkampionë të Ballkanit.