Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Thirrje publike per zgjedhjen e perfaqesuesit ligjor te te miturit ne konflikt

        REPUBLIKA E SHQIPËRISË

       BASHKIA ELBASAN

     Drejtoria e Shërbimit, Kujdesit Social dhe Komunitar

    Nr. _______ Prot.                                                                                   Elbasan, më ___.7.2021

THIRRJE PUBLIKE

“Për përzgjedhjen e përfaqësuesit proçedural për fëmijët në konflikt me ligjin, fëmijët viktima dhe dëshmitarë në proçesin penal”

Bashkia Elbasan, bazuar në Udhëzimin e Përbashkët të MSHMS e MD nr.650 datë 13.9.2019 “Për përcaktimin e kritereve dhe proçedurave për përzgjedhjen e përfaqësuesve proçedural për fëmijët në konflikt me ligjin, fëmijët viktima dhe dëshmitarë në proçesin penal”, shpall thirrjen publike për të ftuar personat e interesuar për të ushtruar rolin e përfaqësuesit proçedural për fëmijët në konflikt me ligjin, fëmijët viktima apo dëshmitarë në proçesin penal.

Përfaqësuesit proçedural kryejnë përfaqësimin proçedural të fëmijëve në konflikt me ligjin, fëmijëve viktima dhe dëshmitarë në proçesin penal në përputhje me parashikimet e ligjit nr.37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.

Përfaqësuesit proçedural ushtrojnë funksionet e tyre kur kërkohet nga organi proçedues duke i shërbyer në çdo rast interesit më të lartë të fëmijës në konflikt me ligjin, fëmijës viktimë dhe dëshmitar në proçesin penal.

Kriteret që duhet të plotesojë një individ për të qenë përfaqësues proçedural janë:

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. të ketë diplomën e studimeve të larta Bachelor dhe Master Shkencor ose Master Profesional në shkenca sociale, juridike, psikologji, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë, lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  3. të ketë minimalisht 2 vjet eksperiencë pune të mëparshme në çështje të mbrojtjes së të drejtave të femijës;
  4. të ketë trajnime në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës;
  5. të ketë njohuri mbi rregullat e zbatueshme për drejtësinë penale për të mitur;
  6. të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale dhune në familje dhe vepra penale kundër personit të kryera me dashje.

Thirrja publike do të qëndrojë e hapur për një periudhë prej 30 ditësh nga data e shpalljes.

Kandidatët e interesuar dorëzojnë pranë Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijës në Bashkinë Elbasan të gjithë dokumentacionin e mundshëm që vërteton përmbushjen e kritereve të përcaktuara më lart

si dhe deklarojnë adresat dhe të dhënat elektronike të kontaktit të tyre.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim, në adresën: shefki.lika@elbasani.gov.al:

  • Curriculum Vitae (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushën e sipërpërmendur);
  • Letër Motivimi (duke shprehur interesin si përfaqësues proçedural për fëmijët në konflikt me ligjin, fëmijët viktima dhe dëshmitarë në proçesin penal).

Përfaqësuesi proçedural duhet të jetë i gatshëm të punojë pa pagesë. Përfaqësuesi procedural duhet të jetë i disponueshëm të ushtrojë funksionet e tij kur kërkohet nga organi proçedues, duke i shërbyer në çdo rast interesit më të lartë të fëmijës në konflikt me ligjin, fëmijës viktimë dhe dëshmitar në proçesin penal.

Kandidatët e paraqitur do ti nënshtrohen vlerësimit në dy faza, nga Komisioni për Përzgjedhjen dhe Vlerësimin e Kandidatëve për të ushtruar rolin e përfaqësuesit proçedural, i ngritur në bashki.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit, pranë Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijës, është 5 ditë nga përfundimi i afatit 30 ditor nga shpallja e thirrjes.

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem, mos hezitoni të kontaktoni në adresën: shefki.lika@elbasani.gov.al

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 Aulona Bylykbashi