Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Enabling City Transformation-Certificate-of-Completion

ELBASANI ka kënaqësinë të njoftojë se ka përfunduar zyrtarisht Programin Enabling City Transformation!
Pas 18 muajsh pune intensive dhe përkushtimi, projekti Elbasan Climate-Neutral Innovation in Mobility (eCIM) ka arritur rezultate të rëndësishme për përshpejtimin e tranzicionit të Elbasanit drejt një mobiliteti urban të qëndrueshëm, inteligjent dhe neutral ndaj klimës.
Përmes projektit eCIM, kemi avancuar planifikimin e mobilitetit me biçikleta dhe në këmbë, kemi testuar zgjidhje pilot për lëvizje më të sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve, kemi prezantuar mjete inteligjente dhe të bazuara në të dhëna për mobilitetin, kemi forcuar kapacitetet e bashkisë për planifikimin e mobilitetit të qëndrueshëm dhe kemi përfshirë në mënyrë aktive nxënësit, qytetarët dhe aktorët vendorë në formësimin e së ardhmes së mobilitetit në qytetin tonë.
Më e rëndësishmja, këto veprime na kanë ndihmuar të testojmë se si planifikimi, teknologjia, të dhënat, bashkëpunimi institucional dhe pjesëmarrja e komunitetit mund të ndërveprojnë për të mbështetur një qasje më të integruar ndaj mobilitetit urban dhe për të kontribuar në zbatimin e Kontratës Klimatike të Qytetit të Elbasanit.
Ky program na dha mundësinë të eksplorojmë veprime inovative që krijojnë kushtet e nevojshme për kapërcimin e sfidave sistemike të veprimit klimatik dhe hapin rrugën drejt një transformimi urban gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.
Jemi të lumtur dhe krenarë që kemi qenë pjesë e këtij programi dhe e këtij rrugëtimi. Falënderojmë Misionin e BE-së për Qytetet, si dhe platformën NetZeroCities për mbështetjen, lehtësimin e procesit dhe instrumentet e ofruara. Falënderojmë gjithashtu të gjithë ata që kemi takuar, me të cilët kemi krijuar lidhje dhe kemi bashkëpunuar gjatë këtij rrugëtimi!
Ky nuk është fundi, por vetëm një hap i rëndësishëm që na afron më shumë drejt një të ardhmeje neutrale ndaj klimës.

Akt – Marrëveshje “Mbi arkëtimin e tarifës së parkimit publik me pagesë”

Bashkia Elbasan po vendos në funksion sistemin e ri të parkimit publik me pagesë dhe po ofron bashkëpunim për subjekte tregtare lokale për të qenë pjesë e këtij shërbimi.
Kjo është një mundësi për subjektet tregtare të tipologjisë tabakino, dyqanet e shërbimeve (telefonie, pagesash, interneti, e-albania), të cilët dëshirojnë të ofrojnë një shërbim shtesë për qytetarët.
Subjekti juaj do të veprojë si agjent tatimor për:
-Arkëtimin e tarifës së parkimit.
-Rimbushjen me kredite të aplikacionit të parkimit për qytetarët.

Të interesuarit duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të jenë të pajisur me NIPT aktiv dhe të regjistruar për aktivitet tregtar.
  2. Subjektet duhet të ushrojnë aktivitet në ose pranë zonës së parkimit të përcaktuar nga Bashkia Elbasan.
  3. Të disponojnë pajisje elektronike (kompjuter, tablet, POS, etj.), për kryerjen e rimbushjeve me kredite në aplikacionin ELBA-PARKING.
    Për të formalizuar interesin, çdo subjekt i interesuar duhet të paraqitet pranë zyrave të informacionit të Bashkisë Elbasan (kati i parë) dhe të dorëzojë një kërkesë me shkrim.
    Bashkangjitur formati i akt marrëveshjes “Mbi arkëtimin e tarifës së parkimit publik me pagesë”.