Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

BASHKIA DHE ADRA, NGREJNË QENDRËN MULTIFUNKSIONALE KRYESISHT PËR FËMIJËT E KTHYER NGA EMIGRIMI

Bashkia në bashkëpunim me Organizatën ADRA ka krijuar një qendër multifunksionale në kopështin Nr 14, i rivitalizuar tërësisht, e cila i shërben komunitetit ku përparësi u është dhënë fëmijëve të familjeve të kthyera nga emigrimi.

Qendra multifunksionale ofron për fëmijët jo vetëm programe pas shkollore, por edhe këshillime, programe punësimi, ofrimin e formimit profesinal.

 Në këtë qendër marrin shërbim 60 fëmijë kryesisht të rikthyer nga emigracioni, si edhe i ka ardhur në ndihmë komunitetit.

Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me drejtusin politik të qarkut z. Damian Gjiknuri kanë parë nga afër këtë qendër multifunksionale, e cila është një ndër shumë investimet e kryera nga bashkia kryesisht në kopshte dhe sistemin parashkollor.

“Ne si bashki kemi bërë investime të vazhdueshme në shkolla të amortizuara, edhe me ndihmën e qeverisë shqiptare kemi bërë projekte dhe po vazhdojmë me implementimin e projekteve, ku kopshtet kanë qenë ato më kryesoret. Por edhe me projektet e BE dhe me organizatat e ndryshme, si në këtë rast që është ADRA në bashkëounim me GIZ për rehabilitimin e fëmijëve të emigrantëve. Kopështi Nr 14 ndodhet në një zonë informale të qytetit të Elbasanit i cili i shërben 60 fëmijëve të cilët pjesa më e madhe janë emigrantë të rikthyer në vendin e tyre. Ato duhet ta gjejnë shtëpinë e vet këtu, dhe ne po bëhemi gati që të gjejnë një ambjent me kushte sa më optimale”.

Godina në fjalë ka qenë e pa shfrytëzuar shumë pranë kopshtit dhe tashmë është kryer një rikonstruksion total i saj me termoizolim si edhe me të gjitha paisjet si edhe me këndin e lojrave i cili i shërben edhe fëmijëve të komunitetit.

Z. Llatja shtoi gjithashtu se “po i kushtojmë një vëmëndje të vecantë fëmijëve, në bashkëpunim me projekte të ndryshme por edhe me Ministrinë e Arsimit po implementojmë disa projekte për rehabilitimin e infrastrukturave tona.

 Kemi pasur projekte edhe për termoizolimet edhe në disa kopshte dhe cerdhe tona dhe duam ta bëjmë si model të mirë e ta vazhdojmë në të gjitha strukturat tona të arsimit shkollor dhe parashkollor”.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri vlerësoi faktin se pjesa më e madhe e fëmijëve vijnë nga emigracioni dhe bashkia e Elbasanit i mbështet.

“Nuk isha i informuar që kishit ngritur një skemë të tillë, edhe pse një investim i vogël por që i shërben shumë familjeve sidomos atyre që kthehen nga emigracioni”, tha ai.

Qendra ofron edhe laboratorin kompjuterik ku do të ofrohen edhe kurse kompjuteri për fëmijët, si edhe është drejt përfundimit kuzhina për gatim.

Pas kësaj qendre është ngritur edhe një kënd lojrash.

Edhe vetë shoqata ADRA ka ofruar edhe punonjësit e saj social e cila merret me rastet e fëmjëve në nevojë me psikologë, me mësues, një qendër efikase.