Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Bashkia e Elbasanit bashkohet me Partneritetin Global në promovonin e qeverisë së hapur

Elbasan, Shqipëri – Qeveria e Bashkisë së Elbasanit është zgjedhur për t’u bashkuar me Partneritetin e Qeverisë së Hapur (OGP), një organizatë që bashkon qeveritë dhe drejtuesit e shoqërisë civile për të krijuar një qeveri më transparente, gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse. Si një anëtar i ri i OGP-së, Bashkia e Elbasanit do të punojë me organizata lokale civile dhe anëtarë të tjerë të OGP-së për të çuar përpara axhendën e qeverisë së hapur në mënyrë lokale dhe të transformojë mënyrën se si qeveria i shërben qytetarëve të saj.

Z. Gledian Llatja Kryetari i Bashkisë së Elbasanit mirëpriti shtimin e Bashkisë Elbasan  partneritetit dhe shpreson të mësojë më shumë nga anëtarët e OGP-së në niveli kombëtar dhe lokal për të çuar përpara lëvizjen e qeverisë së hapur. “Të qënurit pjesë e  OGP-së është shumë e rëndësishme për Bashkinë  Elbasan, sepse ne mund të ndajmë  “praktikat më të mira”, por në të njëjtën kohë ne mund të zhvillojmë politika strategjike dhe zgjidhje në lidhje me manaxhimin më të mirë të shërbimeve dhe rritjen e transparencës në komunitet, duke evituar burokracitë dhe duke rritur nivelin e transparencës e cila na mundëson rritjen e besimit të komunitetit në sigurimin e shërbimeve panvarësisht gjinisë apo etnicitetit.”.

 

Dr. Prof. Skënder Topi, Rektor i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe qeverisë për krijimin e reformave që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në Bashkinë e Elbasanit, dhe që OGP ofron platformën e duhur për ta arritur këtë . “Universiteti i Elbasanit do të punojë me Bashkinë e Elbasanit dhe organizatat lokale të shoqërisë civile, në kuadrin e qeverisjes së mirë dhe krijimin e iniciativave të reformës, me një interes të përbashkët për qytetin e Elbasanit.”

Z. Arian Çala, Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së “Tjetër Vision” vuri në dukje rëndësinë e shoqërisë civile dhe bashkëpunimin e qeverisë për të krijuar reforma që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në Bashkinë e Elbasanit, dhe që OGP ofron platformën e duhur për ta arritur këtë.

“Organizata Tjetër Vizion në partneritet të ngushtë me Bashkinë Elbasan dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile do të kontribuojnë në përfaqësimin e nevojave të grupeve të synuara, monitorimin dhe sigurimin e dëgjimit të zërit të tyre dhe përmbushjen e nevojave të tyre social -ekonomike”

Organizatat e shoqërisë civile dhe reformuesit në qeveri kanë mbështetur qasjet e qeverisë së hapur në Bashkinë e Elbasanit. Bashkëpunimi i Bashkisë Elbasan me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe “Tjetër Vizion” si përfaqësues i shoqërisë civile konsiderohet si një pikë strategjike në zhvillimin e shoqërisë sonë duke u përqëndruar në nevojat e qytetarëve.

Bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Xhuvani është vendimtar për arsimin, zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit të Elbasanit, dhe natyrisht ne kemi një histori të suksesshme të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si ne fushën e arsimit dhe të  politikave sociale, në fuqizimin e rinisë dhe në fushën  e ujit dhe të kanalizimeve. Si një anëtar i ri i OGP-së, Bashkia e Elbasanit shpreson të rritë këto përpjekje në partneritet me palët e interesuara lokale dhe të përfshijë mësimet e nxjerra nga anëtarët e tjerë të OGP-së.

Faleminderit dhe Open Gov Hub Albania, e cila mbështeti Bashkinë Elbasan në aplikimin e saj. https://atlascorps.org/alum-founded-affiliate-of-open-gov-hub-in-albania/

OGP po mirëpret 55 anëtarë të tjerë lokalë të përbërë nga 64 qeveri lokale nga 32 vende për t’u bashkuar me OGP-në lokale. Ky zgjerim, më i madhi në historinë e OGP-së, vjen në një moment kritik pasi qytetet dhe komunitetet lokale janë në krye të përpjekjeve për t’iu përgjigjur COVID-19 ndërsa përballen gjithashtu me buxhet të shtrënguar dhe pasiguri klimatike. 56 anëtarët e rinj u zgjodhën nga një grup prej 112 aplikimesh.

Anëtarët e OGP-së lokale kanë qenë në ballë të inovacionit, duke ndërmarrë hapa të guximshëm për të adresuar sfidat e vazhdueshme. Për shembull, në Buenos Aires, Argjentinë, qeveria dhe shoqëria civile janë partnerizuar për të siguruar që komunitetet e margjinalizuara të kenë qasje në shëndetin riprodhues dhe në Sekondi-Takoradi, Gana, qytetarët mund të aksesojnë në mënyrë dixhitale informacionin mbi aplikimet për projektet e infrastrukturës që i fuqizojnë ata për të luftuar korrupsionin dhe aktivitetet e ndërtimeve te paligjshme. Pas suksesit të 20 anëtarëve të parë lokalë të OGP-së, Komiteti Drejtues i OGP-së ra dakord të zgjerojë grupin në vitin 2020.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i OGP-së, Sanjay Pradhan, mirëpriti ngrohtësisht shtimin e anëtarëve të rinj në partneritet: “Udhëheqësit lokalë – në qeveri dhe shoqëri civile – janë shpesh më afër njerëzve që u shërbejnë. Qeveria lokale e hapur mund të japë një ndikim transformues në jetën e njerëzve dhe të ndërtojë besimin.

I vlerësuar nga OGP dhe i zgjedhur nga një komision i larmishëm përzgjedhës i përbërë nga anëtarët e Komitetit Drejtues të OGP-së, anëtarët aktualë të OGP-së lokale dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, u zgjodh bazuar në vlerësimin e kritereve të nënvizuara në thirrjen për propozime, si dhe nga faktorë të tjerë të konsiderueshëm  për të siguruar një grup rajonal të larmishëm, me lloje dhe madhësi të ndryshme të njësive, dhe pikat e forta unike për të plotësuar objektivat e OGP-së lokale.

OGP mori më shumë se 100 aplikime të përbashkëta nga qeveritë dhe organizatat e shoqërisë civile në nivelin lokal në vitin 2020 duke shprehur interesin e tyre për t’u bashkuar me OGP-në lokale. Të gjithë aplikantët janë ftuar të bashkohen me komunitetin e praktikës lokale të OGP-së dhe të kontribuojnë në zhvillimin e bazës së njohurive të OGP-së për qeverisjen e hapur  lokale  dhe të marrin pjesë në aktivitetet e shkëmbimit të kolegëve të OGP-së për të rritur reformat në nivelet kombëtare dhe lokale për të gjithë anëtarët e OGP-së.

Rreth OGP-së:

Në vitin 2011, udhëheqësit e qeverive dhe avokatët e shoqërisë civile u bashkuan për të krijuar një partneritet unik – një që kombinon këto forca të fuqishme për të promovuar një qeverisje të përgjegjshme, përgjegjëse dhe gjithëpërfshirëse.

Shtatëdhjetë e tetë vende dhe një numër në rritje i qeverive lokale – që përfaqësojnë më shumë se dy miliardë njerëz – së bashku me mijëra organizata të shoqërisë civile janë anëtare të Partneritetit të Qeverisë së Hapur (OGP).

​Për pyetje apo për të vendosur për intervista ju lutem  kontaktoni commsteam@opengovpartnership.org.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *