Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Aktualitet

THIRRJE PUBLIKE PËR PROJEKTE DHE IDE ARTISTIKEViti artistik 2027

Bashkia Elbasan, përmes Drejtorisë së Artit dhe Kulturës, fton subjektet dhe artistët me përvojë në veprimtari kulturore e artistike të aplikojnë me projektet dhe idetë e tyre.

Fushat e aplikimit përfshijnë produksione teatrore, aktivitete koncertore, projekte për trashëgiminë kulturore dhe promovimin turistik të Elbasanit, veprimtari verore në hapësira të hapura, si dhe projekte për përfshirjen dhe edukimin e të rinjve përmes artit.

Përparësi do t’u jepet projekteve që kanë financim nga ente publike ose private dhe kërkojnë bashkëfinancim të pjesshëm nga Bashkia Elbasan.

📅 Afati i aplikimit: 10–25 nëntor 2026
📍 Projektet dorëzohen në Protokollin e Bashkisë Elbasan ose në Teatrin “Skampa”.
📧 qendraartit_elbasan@outlook.com

Ftojmë krijuesit dhe subjektet artistike të bëhen pjesë e programit kulturor të Elbasanit për vitin 2027.

#BashkiaElbasan #ArtDheKulturë #ThirrjePublike #ProjekteArtistike #Elbasan

NJOFTIM

​Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, dhe ligjit nr. 22/2018 “Për Strehim Social”, i ndryshuar, V.K.M nr. 384 datë 12.6.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, Bashkia Elbasan ka nisur procedurat për përfitimin e fondit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për zbatimin e programit social “Subvencion i Qirasë”, ku me përparësi trajtohen kategoritë si më poshtë:

​a) individët me statusin e jetimit;

b) personat me aftësi të kufizuara;

c) të moshuarit;

ç) invalidët e punës;

d) familjet e policëve të rënë në detyrë;

dh) emigrantët e rikthyer;

e) punëtori emigrant;

ë) azilkërkuesit;

f) familjet e komunitetit rom;

g) familjet e komunitetit egjiptian;

gj) viktimat e dhunës në familje;

h) viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;

i) prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë;

j) individët që i përkasin komunitetit LGBTI, të cilët janë viktima për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi që përcakton se si pasojë e diskriminimit individi nuk ka një strehim të përshtatshëm dhe që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 3 të këtij ligji;

k) të miturit, 14–18 vjeç, dhe të rinjtë, 18–21 vjeç, në konflikt me ligjin, kur dalin në lirim pas kryerjes së dënimit, kur kanë nevojë për banesë, sepse duhet të jetojnë larg familjeve, për shkak të rehabilitimit të tyre më të mirë në shoqëri;

l) vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara;

ll) familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas aktit normativ nr. 3, datë 1.3.2012.

​Njoftohen të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për të përfituar subvencionim qiraje pranë Bashkisë Elbasan nga data 05.10.2026-05.11.2026 bazuar në kërkesat e VKM Nr.384 datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit, për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”; të depozitojnë dokumentacionin ligjor si më poshtë:

​Kopje e dokumentit të identifikimit.

​Vërtetim për vendbanimin në njësinë e Vetëqeverisjes Vendore, ku kërkohet strehimi social për familje që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.

​Çertifikatë familjare e tre muajve të fundit.

​Vendim i gjykatës që lë në ngarkim fëmijën/ët për çiftet e divorcuara.

​Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara.

​Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit.

​Dokument që vërteton që ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish pronë e subjekteve të shpronësuara.

​Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin ”emigrant”, ”punëtor emigrant” dhe ”azilkërkues”.

​Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për çështjet e brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Policisë së Burgjeve.

​Urdhër mbrojtjeje i menjëhershëm, lëshuar nga Gjykata për viktimat e dhunës në familje.

​Vetdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës Kombëtare rome ose egjiptjane.

​Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin.

​Vetdeklarim se i përket grupimit LGBTI.

​Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.

​Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes që janë në marrëdhënie pune/(vërtetim punësimi nga punëdhënësi, i cili deklaron pozicionin dhe të ardhurat neto të aplikantit dhe atë të çdo pjestari tjetër të familjes që është në gjendje pune ose i vetëpunësuar; vërtetim pagese papunësie; vërtetim pagese e ndihmës ekonomike; vërtetim pensioni, dërgesa nga emigracioni; qira nga prona; si dhe çdo lloj e ardhure tjetër që sigurohet mbi bazë mujore ose vjetore nga trashëgimia apo interesa bankare etj.).

​Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

​Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe e perkujdesjes për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftesi të kufizuar.

​Vërtetim nga A.SH.K Elbasan, që nuk ka të dhëna pronësie mbi ndonjë banesë apo pronë tjetër në emër të aplikantit dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes.

​Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore dhe Tatim Taksat për derdhjen e kontributeve përkatëse.

​Vërtetim nga Zyra e Punës për personat e papunësuar (mbi 18 vjeç) ose që marrin pagesë papunësie, duke saktësuar periudhën e marrjes së pagesës si dhe shumën e saj.

​Vërtetim nga organet tatimore (drejtoria rajonale dhe bashkia) nëse keni biznes ose jo për çdo pjestar të familjes (mbi 18 vjeç);

​Kontrata të qirasë lidhur ndërmjet aplikantit dhe pronarit social për periudhën Janar-Dhjetor 2027.

​Shënim: Kontrata gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj nuk mund të ndryshohet dhe, Bashkia Elbasan do të kryejë verifikime periodike pranë banesave të kontraktuara përfituese të këtij programi. Në rastet kur konstatohet se aplikuesi nuk banon në ambjentin e deklaruar ndërpritet subvencionimi i qirasë në mënyrë të menjëhershme dhe përjashtohet nga të gjitha programet e strehimit social për një periudhë 5-vjeçare.

​Dokumentacioni pranohet vetëm me postë në adresën:

Bashkia Elbasan, Lagja: “Brigada 17 Sulmuese”, Rruga “Q.Stafa”, Elbasan. 

​NJOFTIM

​Në zbatim të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar, VKM nr. 454, datë 3.7.2019, “Për kriteret dhe procedurat e përfitimit e të dhënies së granteve konkurruese për përmirësimin e kushteve të me objekteve dhe banesave ekzistuese”, Bashkia Elbasan po aplikon pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për projektet e investimit mbi “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara”, që do të financohen nga buxheti i shtetit në vitin 2027.

​Nga programi i përmirësimit termat e referencës së MEI trajtojnë kategoritë si më poshtë:

​Familje pa të ardhura, sipas përcaktimeve të shkronjës “c” të pikës 45, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, i ndryshuar

​Individë të minoritetit Rom dhe Egjiptian

​Familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara

​Familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm

​Familje me më shumë se 4 fëmijë

​Vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën <18 vjeç.

​Familje me të ardhura të ulëta dhe shumë të ulëta sipas përcaktimeve të shkronjave “b” dhe “c” të pikës 45, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, i ndryshuar

​Familje ku të gjithë anëtarët trajtohen me ndihmë ekonomike

​Njoftohen të gjithë të interesuarit që brenda datës 05.11.2026 të depozitojnë dokumentacionin ligjor si më poshtë: 

​Kopje e dokumentit të identifikimit;

​Certifikatë familjare e tre muajve të fundit;

​Vërtetim Vendbanimi (familja të jetë banor/rezident në njësinë administrative ku ndodhet banesa që do të përmirësohet);

​Kopje të dokumentit të pronësisë, ose në mungesë të tij: ​vërtetim nga ASHK që subjekti është në proces legalizimi ​kopje të AMTP (Akt i Marrjes së Truallit në Pronësi), fragment të listës së trojeve sipas certifikatës së vitit 1991 dhe vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore mbi pronësinë e banesës në të cilën familja është banuese (rezidente);

e);

​Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore që objekti nuk bën pjesë në një nga rastet që përjashton legalizimin sipas përcaktimeve ligjore dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë;

​Vërtetim nga ASHK mbi familjen që nuk ka banesë tjetër në pronësi në të gjithë me territorin e Republikës së Shqipërisë;

​Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore dhe Tatim Taksat për derdhjen e kontributeve përkatëse;

​Dokument që vërteton të ardhurat neto mujore familjare (vërtetim punësimi nga punëdhënësi, i cili deklaron pozicionin dhe të ardhurat neto të aplikantit dhe atë të çdo pjestari tjetër të familjes që është në gjendje pune ose i vetëpunësuar; vërtetim pagese papunësie; vërtetim pagese e ndihmës ekonomike; vërtetim pensioni, dërgesa nga emigracioni; qira nga prona; si dhe çdo lloj e ardhure tjetër që sigurohet mbi bazë mujore ose vjetore nga trashëgimia apo interesa bankare etj.);

​Vërtetim nga Zyra e Punës për personat e papunësuar (mbi 18 vjeç) ose që marrin pagesë papunësie, duke saktësuar periudhën e marrjes së pagesës si dhe shumën e saj;

​Vërtetim nga organet tatimore (drejtoria rajonale dhe bashkia) nëse keni biznes ose jo për çdo pjestar të familjes (mbi 18 vjeç);

​Urdhër mbrojtjeje i menjëhershem, lëshuar nga Gjykata për viktimat e dhunës në familje.

​Dokumentacioni pranohet vetëm me postë në adresën:

Bashkia Elbasan, Lagja: “Brigada 17 Sulmuese”, Rruga “Q.Stafa”, Elbasan.

​Ju faleminderit! 

Workshop dyditor në Elbasan për eko-turizmin dhe praktikat e qëndrueshme të biznesit

Në datat 28–29 tetor 2026, në Hotel Real Scampis, Elbasan, do të organizohet një workshop dyditor mbi eko-turizmin dhe praktikat e qëndrueshme të biznesit, në kuadër të projektit “Krushevë dhe Elbasan, Udhëtim në Natyrë dhe Aventurë”, pjesë e Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri.

Aktiviteti u drejtohet sipërmarrësve vendorë dhe pronarëve të bizneseve të vogla, me synim promovimin e praktikave miqësore me mjedisin dhe zhvillimin e një sektori turistik më të qëndrueshëm. Gjatë trajnimit do të trajtohen tema që lidhen me reduktimin e mbetjeve, përdorimin efikas të burimeve, eficiencën energjetike, energjinë e rinovueshme, angazhimin e komunitetit dhe marketingun e qëndrueshëm.
Workshopi do të nisë në orën 09:30 dhe pjesëmarrja është falas. Përmes këtij aktiviteti synohet të nxitet përfshirja e bizneseve vendore në zhvillimin e produkteve turistike që mbrojnë mjedisin dhe promovojnë potencialet natyrore të zonës.
Sipërmarrësit dhe të interesuarit janë të ftuar të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, duke kontribuar në ndërtimin e një modeli turizmi më të gjelbër dhe të qëndrueshëm.

Shqipëria dhe Serbia do të mirëpresin Kampionatin Europian U-21

Shqipëria dhe Serbia do të mirëpresin Kampionatin Europian U-21 të UEFA-s në vitin 2027. Datat e ndeshjeve dhe të shortit do të konfirmohen. Emërimi i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe i Federatës Serbe të Futbollit u bë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në shkurt 2025. Ndeshjet do të zhvillohen në tetë stadiume, në shtatë qytete të ndryshme në të dy vendet.

Nis Buxhetimi me Pjesëmarrje, qytetarët vendosin prioritetet për buxhetin e vitit 2027

Bashkia Elbasan nis në datën 5 Tetor 2026 proçesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje, duke i ftuar qytetarët të bëhen pjesë e drejtpërdrejtë e përcaktimit të prioriteteve dhe investimeve për buxhetin e vitit 2027.

Përmes takimeve me komunitetet në lagjet e qytetit dhe në njësitë administrative, banorët do të kenë mundësinë të paraqesin nevojat, problematikat dhe projektet që i konsiderojnë më të rëndësishme për zonat ku jetojnë.

Buxhetimi me Pjesëmarrje është një proces që synon ta bëjë qytetarin pjesë të vendimmarrjes për fondet publike, duke orientuar investimet drejt nevojave konkrete të komunitetit. Bashkia Elbasan e zhvillon këtë proces prej më shumë se një dekade, si një nga mekanizmat kryesorë të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrjen vendore.

Takimet do të zhvillohen në çdo njësi administrative dhe në rajonet e qytetit, ku qytetarët do të mund të propozojnë projektet dhe ndërhyrjet që duan të shohin të përfshira në buxhetin e ardhshëm.

Më poshtë gjeni kalendarin e takimeve të Buxhetimit me Pjesëmarrje, sipas njësive administrative dhe lagjeve të qytetit.

Agjenda e takimeve:

 Merrni pjesë në takimin e zonës suaj dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes për investimet dhe prioritetet e Elbasanit.

Dita pa Makina në Elbasan!

​Të dashur qytetarë,

​Të dielën, më 4 Tetor 2026, Elbasani i bashkohet nismës për një mjedis më të pastër me “Ditën pa Makina”! Kjo është një ftesë e hapur për të lënë automjetet në shtëpi dhe për ta shijuar qytetin tonë duke ecur në këmbë, me biçikleta apo me mjete të tjera alternative.

​Për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e qytetarëve, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në këto segmente rrugore:

​📍 Bulevardi “Aqif Pasha”

(Nga stadiumi “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”)

⏰ Orari: 08:00 – 20:00

​📍 Rruga “Rinia”

(Nga universiteti “Aleksandër Xhuvani” deri te kryqëzimi i rrugës “Tomorr Sinani” / Sporti i vjetër)

⏰ Orari: 08:00 – 16:00

​👮‍♂️ Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të jenë në terren për të menaxhuar devijimin e trafikut dhe për të garantuar rendin.

​Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Le ta shijojmë qytetin tonë pa zhurmë dhe pa trafik! 🌳🚶‍♂️🛴

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor

🎭 TEATRI “𝗦𝗞𝗔𝗠𝗣𝗔” gati të hapë siparin e Edicionit të 28-të Ndërkombëtar të Teatrit!
🗓 𝟑𝟎 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 – 𝟓 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔

🎭 𝗧Ë 𝗝𝗘𝗦𝗛 / 𝗧𝗢 𝗕𝗘
𝗡𝗷ë 𝘁𝗷𝗲𝘁ë𝗿 𝗲𝗱𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻.
Një tjetër udhëtim zbulimi drejt asaj që jemi, asaj që kërkojmë dhe asaj që mund të bëhemi përmes teatrit.
𝟭𝟬 𝘀𝗵𝗳𝗮𝗾𝗷𝗲 𝘁𝗲𝗮𝘁𝗿𝗼𝗿𝗲 vijnë nga 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽ë𝗿𝗶𝗮, 𝗠𝗮𝗾𝗲𝗱𝗼𝗻𝗶𝗮 𝗲 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁, 𝗜𝘁𝗮𝗹𝗶𝗮, 𝗧𝘂𝗻𝗶𝘇𝗶𝗮, 𝗦𝗛𝗕𝗔-𝗷𝗮, 𝗠𝗼𝗹𝗱𝗮𝘃𝗶𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗧𝘂𝗿𝗾𝗶𝗮
Në skenën e Elbasanit takohen zëra bashkëkohorë, histori, gjuhë dhe kultura të ndryshme, për t’u bërë një gjuhë e vetme, 𝗴𝗷𝘂𝗵𝗮 𝗲 𝘁𝗲𝗮𝘁𝗿𝗶𝘁, e cila nuk njeh kufij gjeografikë apo kulturorë.
Një javë intensive dhe festive me 𝟭𝟰 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿𝗶: teatër, performancë, punëtori, ekspozitë dhe promovime librash.

Këtë vit, 𝗦𝗞𝗔𝗠𝗣𝗔 hap edhe një kapitull të ri.
𝗡𝗷ë 𝗵𝗮𝗽ë𝘀𝗶𝗿ë 𝗲 𝗽𝗼𝘀𝗮ç𝗺𝗲 𝗽ë𝗿 𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁ë𝘁 𝗲 𝗿𝗶𝗻𝗷.
Për zërat që sapo nisin të dëgjohen.
Për idetë që kërkojnë dritë.
Për talentin që kërkon një skenë.
Sepse çdo udhëtim i madh nis me një hap.
Çdo zë i ri nis me një mundësi.
Dhe çdo skenë mund të jetë fillimi i një historie të re.

🎭 TEATRI “𝗦𝗞𝗔𝗠𝗣𝗔” ju mirëpret!
𝗠𝗶𝗿ë 𝘀𝗲 𝘃𝗶𝗻𝗶 𝗻ë 𝗻𝗷ë 𝘁𝗷𝗲𝘁ë𝗿 𝘂𝗱𝗵ë𝘁𝗶𝗺!

NJOFTIM

Të nderuar prindër!

Ju informojmë se kopshtet publike të Bashkisë Elbasan do të vijojnë të jenë të hapura dhe në shërbim të fëmijëve gjatë gjithë periudhës së verës, sipas grafikut të përcaktuar.

Ndërkohë, çerdhet do të jenë të mbyllura gjatë muajit gusht, për shkak të kryerjes së punimeve të domosdoshme të dezinfektimit, lyerjes dhe riparimeve, me qëllim garantimin e një mjedisi sa më të sigurt, të pastër dhe funksional për mirëpritjen e fëmijëve në fillim të sezonit të ri.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm!