Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Fest Folk, festivali që përcjell traditën shqiptare nga brezi në brez

Fest Folk është kthyer në një traditë të bukur kulturore për Elbasanin, duke bashkuar çdo vit fëmijë nga shkollat e qytetit në një festë të këngës, valles dhe folklorit shqiptar.

Këtë edicion, 25 shkolla dhe rreth 600 fëmijë u bënë pjesë e festivalit, duke sjellë në skenë jo vetëm talentin dhe përgatitjen e tyre artistike, por edhe pasurinë e jashtëzakonshme të traditave tona popullore.

Fëmijët kanë dëshmuar se folklori shqiptar mbetet një pasuri e gjallë, e cila përcillet nga brezi në brez.

Është shumë e rëndësishme që fëmijët të rriten duke njohur dhe vlerësuar kulturën, historinë dhe traditat e vendit të tyre.

Kultura nuk është vetëm trashëgimi e së shkuarës, por edhe pjesë e identitetit që ndërtojmë për të ardhmen.

Ne do të  vijojmë të mbështesim aktivitete të tilla, të cilat krijojnë hapësira për talentet e reja, nxisin krijimtarinë artistike dhe e bëjnë jetën kulturore të qytetit më të pasur.

 Falënderime për fëmijët, mësuesit, prindërit, drejtuesit e shkollave dhe organizatorët që kanë bërë të mundur këtë edicion të 5-të të Fest Folk.

Në këtë finale, fitues janë të gjithë fëmijët që u bënë pjesë e këtij festivali, sepse secili prej tyre solli diçka të veçantë dhe kontribuoi në ruajtjen e traditës sonë.