Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

GLEDIAN LLATJA/ VAZHDOJMË MBJELLJET NË PARKUN E QYTETIT, KODËR KRASTË  DHE NË ZONAT TURISTIKE      

Ditët e fundit 60 pemë dekorative i janë shtuar parkut ” Rinia” të qytetit.

Vetëm tre muajt e parë të këtij viti në të gjitha vendet publike, pyjet në zonat turistike si edhe ambjentet e kopshteve dhe çerdheve janë shtuar mbjelljet e reja të fidanëve.   

I pranishëm në parkun e qytetit ku u mbollën 60 fidanë të rinj, kreu i bashkisë z. Gledian Llatja pohon se “veçse në qytet kemi shtuar mbjelljen e pemëve në shkolla, kopshte dhe pyjet e dëmtuara nga zjarret, me qëllim shtimin e sipërfaqeve të gjelbra”.

 Në këtë aksion i i cili synon gjelbërimin dhe oksigjenin e qytetit u bashkuan edhe nxënësit e shkollave të cilët shtuan sipërfaqet e gjelbëruara në oborret e shkollave të qytetit dhe jo vetëm.

 ” Brenda këtij muaji vetëm në parkun e qytetit do të mbillen 200 pemë kryesisht panjë,gështenjë, dhe ligustra, pemë dekorative për të shtuar sipërfaqet e gjelbërta. Qëllimi ynë është jo vetëm shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta vetëm në qytet, por edhe në pyje, kemi mbjellë me qindra fidanë ne Krastë, në Gjinarin dhe Funarin turistik”, tha Llatja.

 Sipas tij, vijon edhe projekti “ Muri i Gjelbër” për mbjelljen e pemëve rreth zonës industriale, aksion i cili ka kohë që ka nisur dhe do të vijojë për shumë vite në zonën e ish metalurgjikut.

Në fund, Llatja  ftoi të gjithë qytetarët e Elbasanit që të japin kontributin e tyre për një qytet më të gjelbër dhe me më shumë oksigjen.