Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Histori suksesi, sipërmarrje dinjitoze në Njësinë Administrative Shirgjan

130 fermerë të Njësisë Administrative Shirgjan, prej rreth 15 vitesh janë bërë bashkë duke krijuar një kooperativë të vogël të grumbullimit të ullirit, përpunimit të tij dhe prodhimit të vajit të ullirit. 
Marka e tyre “Valmi” tashmë është konsoliduar, jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në tregun e huaj. Ata eksportojnë në Itali, Maqedoni, Kosovë etj ndërsa tashmë janë çertifikuar edhe nga institucionet ndërkombëtare për cilësinë e vajit ekstra të virgjër. 
Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Adi Qose ishte në këtë fabrikë ku u njoh me punën, por edhe me problematikat e tyre. 
Kjo kompani e konsoliduar tashmë është një shembull shumë i mirë i suksesit me shumë punë, por edhe me bashkimin e disa fermerëve. 
Vetëm një shembull i tillë çon në suksesin e iniciativave në këtë fushë ndaj dhe Z. Qose inkurajoji edhe fermerë të tjerë në këtë drejtim. 
Përfaqësuesit e kësaj kompanie kërkuan më tepër mbështetje përsa i përket përfitimit të subvencioneve, sidmos lehtësim në anën e dokumentacionit të nevojshëm.​

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *