Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

KALAJA E MENGLIT “XHEVAHIRI” I RI QË I SHTOHET GUIDËS TURISTIKE TË QYTETIT

Bashkia e Elbasanit, i ka dhënë një rëndësi të veçantë trashëgimisë kulturore të qytetit të Elbasanit, me qëllim nxitjen më tej të zhvillimit të turizmit.

Një ndër to, është edhe Kalaja e Menglit, e cila përfaqëson një ndërtim ushtarak të realizuar në kohën e sundimit të perandorit Justinian.

Kryetari i bashkisë z Gledian Llatja e ka cilësuar një xhevahir këtë Kala në kodër të Mengëlit, ku edhe nga kjo lartësi kontrolloheshin plotësisht lëvizjet në rrugën Egnatia që kalonte në fundin e kodrës.

I ndodhur në këtë vend, synimi i tij është forcimi i pikave turistike kudo ku ata ndodhen në Elbasan me qëllim që turistët të njihen edhe me trashëgiminë kulturore të kalave të qytetit jo vetëm në fushë, por edhe në kodrina ku ata ndodhen.

“Me krijimin e Agjensisë së re të Turizmit dhe Kulturës në bashki, nisëm t’i japim një rëndësi edhe të forcojmë pikat tona turistike. Xhevahiri më i ri që po i shtohet guidave tona turistike në Elbasan është Kalaja e Mengëlit, një nga më të vjetrat që ne kemi në Labinot Fushë” pohon Llatja.

“Në këtë kuadër bashkia bashkë me Agjensinë e Turizmit dhe Kulturës ka ndërrmarë një nismë ku aktualisht punonjësit e ndërrmarjes së shërbimeve publike po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e të gjithë vegjetacionit i cili e rrethonte këtë xhevaihir të kuturës por edhe të arkeologjisë shqiptare për ta vënë atë edhe në pëdorim të turizmit”.

Sipas tij “shumë shpejt kjo Kala do të bëhet e aksesueshme për të gjithë turistët, si edhe ata që pëlqejnë ecjen, e cila ndodhet vetëm 25 minuta nga rruga kryesore”.

 Kalaja e Menglit ngrihet mbi luginën e lumit Shkumbin në një lartësi prej 300 metra, dhe është e rrethuar nga kodra dhe male të Labinotit.

“Ne i kemi kushtuar një vëmëndje të veçantë destinacioneve tona turistike, patjetër Kalaja fushore në qendër të qytetit është një nga destinacionet kryesore, por nuk i kemi lënë pas dore edhe destinacionet e tjera turistike, siç është “Ad Cuintum”, si edhe shumë të tjera për ta bërë guidën e Elbasanit të plotë”, pohon z. Llatja.

Kalaja e Menglit përfaqëson një ndërtim tipik të arkitekturës bizantine të shek. V.e.s.

Kalaja e Menglit në formën e një shumëkëndëshi përforcohet nga 8 kulla, që ndodhen në largësi të ndryshme nga njëra-tjetra në varësi të terrenit.

 Prania e 8 kullave kushtëzohet nga fakti që ajo ndodhej pranë rrugës Egnatia arteria kryesore për të kaluar në perëndim.