Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Korridori VIII në Elbasan–Lekaj në fokus të ARSH-së, diskutime për shpronësimet dhe aksesin e banorëve

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, së bashku me deputeten Sara Mila, administratorët e njësive administrative dhe specialistë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, zhvilluan një takim për të adresuar drejtpërdrejt shqetësimet e banorëve që preken nga projekti i madh i Korridorit VIII, në segmentin Elbasan–Lekaj.
Në fokus të diskutimeve ishte procesi i shpronësimeve dhe garantimi i aksesit për çdo banesë dhe pronë përgjatë këtij aksi rrugor.
“Bashkë me Drejtorin Ami Kozeli, ramë dakord që çdo problematikë të trajtohet me prioritet dhe në mënyrë individuale. Asnjë banor nuk do të lihet pas!
Angazhimi ynë është i plotë, të ndërtojmë rrugë moderne, por duke mbrojtur me çdo kusht interesat e qytetarëve tanë”, pohoi kryebashkiaku Llatja.