Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

NJOFTIM

Për mbarëvajtjen e aktivitetit “International Mini Marathon Skampa 2023” i cili organizohet në datën 08.10.2023 Bashkia Elbasan njofton linjat e transportit ndërqytetës dhe urban si më poshtë:
Asnjë nga linjat e transportit të qytetarëve nga njësitë administrative nuk do të lejohet të hyjë në vendqëndrimet e tyre në qytet. Qëndrimi i tyre në datën 08.10.2023 do të jetë:

  1. Linjat që hyn në pjesën jugore të Elbasanit, pra linjat e Cerrikut, Gjinarit, Shushicës, Gramshit, Belshit, Treganit, Llixhës etj do të stacionohen tek ish Uzina Mekanike.
  2. Linjat të cilat hyjnë nga pjesa perëndimore e qytetit, linjat e Bradasheshit, Paprit, Katurndit të Ri, Peqinit, etj do të stacionohen tek Stacioni i Trenit.
  3. Linjat e veriut, Letan, Funar, Balëz, etj do të stacionohen tek Ura e Zaranikës.
  4. Linja e Tiranës, “Era Travel” do të stacionohet tek sheshi tek Dogana.

Në rrugët e bllokuara do të pezullohet transporti urban nga ora 08:00 deri në mbyllje të aktivitetit.

Faleminderit për mirëkuptimin!