Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak
NJOFTIM
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.
Ju njoftojmë se më datë 30.09.2024 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në ambjentet e qendres rinore, me këtë rend dite:
- Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
- Miratimi i procesverbaleve të muajit Korrik datë 30.07.2024 dhe muajit Gusht 27.08.2024.
- Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i bashkisë për muajin Gusht 2024.
- Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Gusht 2024.
- Mbi dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak Znj. Areta Kumria.
- Mbi ngritjen e memorialit në përkujtim të qëndrës dhe ngjarjeve më të rëndësishme të zonës nga sundimi turk deri pas Luftës së Dytë Botërore (në fshatin Seltë, Nj. Adm. Zavalinë)
- Për vendosjen në institucionet rezidenciale të shërbimeve sociale të Z. Stavri Stefan Skënderi.
- Mbi miratimin e vlerës së qirasë mesatare të banesave në tregun e lirë dhe vlerën maksimale të subvencionit të qirasë për vitin 2025.
- Marrje me qera (rinovim kontrate) ambjent (strehëz emergjence) për Forumin e Gruas Elbasan.
- Për miratimin në parim të hapjes së gjurmës së re të rrugës Dopaj-Funar dhe nisjen e proçedurave për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqeve që kreken nga ky projekt.
- Për një ndryshim në VKB Nr. 29 Dt. 28.03.2024 “Për një ndryshim në VKB Nr. 6 dt.26.01.2024 “Për miratimin e normave dhe kritereve për disiplinimin e shpenzimeve për mjete motorike në administrim të ASHPR”
- Për një ndryshim në VKB Nr. 7 Dt. 26.01.2024 “Për miratimin e ndarjes së aseteve të Agjensisë së Shërbimeve Publike” ndërmjet ASHPR dhe ASHPU.
- Për ndryshimin e VKB Nr. 26 Dt. 28.03.2024 “Për miratimin e përdorimit të fondit të kushtëzur të mbrojtjes civile për vitin 2024”
- Për miratimin e vlerës financiare të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Z. Ymer Avdi Isaku banor në fshatin Qerret të Njësisë Administrative Labinot Mal dhe dhënien e kompesimit nga ana e Bashkisë Elbasan.
- Detajim i shtesës së fondeve nga transferta sektoriale (specifike), për vitin 2024
- Miratimi i programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, faza e dytë.
- Monitorimi i buxhetit për katërmujorin e dytë të vitit 2024.
- Miratim akomodimi pa pagesë në godinën Nr. 1 të sh.a Elbasan “Trajtim Studenti”, të pesë studentëve shqiptarë nga Presheva, deri në përfundim të viteve të shkollimit.
Të ndryshme,
- Kërkesë nga banorët e fshatit Samurr për rehabilitimin e rrugës së fshatit.
- Diskutim mbi kalendarin e konsultimeve publike për projekt buxhetin afatmesëm 2025-2027.
- Informacion mbi gjendjen e shkollave dhe kopshteve në Bashkinë Elbasan.
Komisionet do të mblidhen ditën e mërkurë në orën 13:00 në ambjentet e Bashkisë Elbasan, salla e mbledhjes së komisioneve.