Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

PROGRAMI “DITA E VERËS 2024”

Në kuadër të festimeve të Ditës së Verës 2024, Bashkia Elbasan, ka parashikuar një plan të pasur aktivitetesh përgjate 10 ditëve që paraprijnë datën 14 mars 2024.

Qëllimi është të festojme këtë festë të vjetër elbasanase, me synim përfshirjen e të gjithë grupmoshave, si nga qyteti ashtu e njësite administrative, ashtu edhe nga qytete te tjera, duke gjallëruar në cdo cep të qytetit jetën kulturore artistike, nëpërmjet risjelljes së zakoneve e traditave autoktone aq të pasura elbasanase.

Më poshtë po ju prezantojmë programin e aktiviteteve në të kuadër të “Dita e Verës 2024”

Data 04.03.2024  10:00

Aktiviteti: Koncert me këngë e valle dhe mbjellje e luleve

Vendi: Parku “Rinia”

Tema: “Ne jemi gjelbërimi”

Pjesmarrës: Fëmijë nga klasat përgatitore

Data 05.03.2024 10:00

Aktiviteti: Ekspozitë me punime, këngë, kërcime aerobie.

Vendi: Parku “Rinia”/Sheshi para stadiumit

Tema: “Dallëndyshet e para”

Pjesmarrës: fëmijë nga 6 kopshte

Data 06.03.2024 10:00

Aktiviteti: Panair me ushqime tradicionale, këngë, valle, ekspozite me punime.

Vendi: Parku “Rinia”

Tema: “Ejani në sofrën tonë”

Pjesmarrës: fëmijë nga 5 kopshte

Data 07.03.2024 10:00

Aktiviteti: Lojra popullore, aktivitete sportive, këngë, valle

Vendi: Parku “Rinia”/Stadiumi “Elbasan Arena”

Tema:“Luajmë së bashku nën ritmet e pranverës”

Pjesmarrës: fëmijë nga 5 kopshte

Data 08.03.2024 10:00

Aktiviteti: Koncerti përmbyllës me këngë dhe valle.

Vendi: Parku “Rinia” ose sheshi para stadiumit

Tema: “Zë i vogël – Frymëzim i madh”

Pjesmarrës: Kopshtet dhe klasat përgatitore

   
Data 08.03.2024 16:00

Aktiviteti: “Diell dhe Dallëndyshe”

Vendi: Porta e kalasë

Data 09.03.2024 10:00

Simpozium me temë “Historiku i Ditës së Verës”, Biblioteka “Qemal Baholli”.

Data 09.03.2024

Kartolina e Qendrës Kulturore të Fëmijëve për Ditën e Verës 2024.

Kënga dhe Videoklipi “Erdhi Pranvera”

Solistja, kori dhe grupi i parë i kërcimit.

Data 10.03.2024 18:00

Koncert recital i këngëtarit të mirënjohur Shpat Deda – Teatri “Skampa”.

Data 10.03.2024 10:00

Ekspozitë e makinave klasike “RETRO”, Vendi: Sheshi “Gensher”.

Data 10.03.2024 16:00

Koncert Festiv, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Luajmë dhe vallzojmë”

Këngë, valle, humor, animatorë.

Data 9, 10,11 /03.2024 10:00-17:00

2 ekspozita fotografike

“Elbasani ndër vite”  dhe “Elbasani sot e dje”

Data 11.03.2024 11:00

Kampionati i Basketbollit

Djem e Vajza “Kupa e Luleve”

Finalet në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”

Qendra kulturore e fëmijëve

Data 11, 12, 13, 14 /03.2024 10:00-14:00

“Panairi i Zejeve” si demonstrim i traditave popullore, prodhimeve vendase dhe bio, punimet me dorë nga artizanët e të gjithë njesive administrative të Elbasanit.

Zhvillohet në qendër të qytetit.  

Data 11.03.2024 18:00

”Dritës Tate Xhevahir”- 2, koncert me të ftuar këngëtaren e mirënjohur Elina Duni, e cila me stilin e saj të vecantë do risjellë këngët e vjetra Elbasanase dhe jo vetëm.

Me pjesëmarrjen e orkestres së harqeve të Elbasanit, në ambientet e Teatrit “Skampa”.

Data 11.03.2024 11:00

Panairi i shkollave “Art e Zeje”

Data 12.03.2024 18:30

”Sofra Elbasanase”, aktivitet i kthyer në traditë, me të ftuar të shumtë nga të gjithë trevat e Shqipërisë e jo vetëm.  Ky aktivitet ka si qëllim promovimin e traditave më të mira elbasanase, kulinarisë vendase, mikpritjes, turizmit, muzikës popullore, veshjeve popullore etj.

Data 12.03.2024 11:00

Kampionati i Volejbollit  

Djem e Vajza “Kupa e Luleve”

Finalet në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”

Qendra kulturore e fëmijëve

Data 12.03.2024

“Defile”- Parada me trupat e ansambleve të gjithë qarkut, si dhe nga Maqedonia, Kosova etj. Ky aktivitet do të nisë rreth orës 16:00 nga sheshi përpara stadiumit, do parakalohet përgjatë gjithë bulevardit nën atmosferën e këngëve dhe valleve tradicionale. Më pas në orën 17:00 të gjitha trupat do ngjiten në skenën kryesore tek sheshi “Gensher” dhe do të performojnë programet e tyre artistikë.

Data 13.03.2024 18:00

Koncert i madh në sheshin “Gensher”, me këngetarët më në zë të momentit, trupa kërcimi, akrobaci, spektakël fishekzjarresh.

Data 14.03.2024 09:00

Parada e Ditës së Verës

20 shkollat 9-vjecare të Bashkisë Elbasan

Fabula, karnavale, përformancë etj.

Data 14.03.2024 09:00

Panairi i Sportit, aktivitet demostrativ nga disiplinat e Klubit Shumësportësh

Data 14.03.2024 09:00

Ekspozitë me punime nga fëmijët me AK Vendi: Lulishtja përpara pallatit të sportit “Tomorr Sinani”

Data 14.03.2024 09:00

Panairi i bujqësisë si demonstrim i prodhimeve vendase dhe bio, fermerë nga  njësitë administrative të Elbasanit.

Data 14.03.2024 10:00

“Festivali i bollokumes” , i sjellë për të dytin vit, si demonstrim i artit të bërjes së bollokumeve “live” nga amvisat elbasanase.

Data 14.03.2024 10:00

Aktivitet argëtues dhe kreativ me fëmijë. (Pocaria)

Data.14.03.2024 11:00
Koncerti i madh në sheshin “Gensher” i përgatitur si pjesë e mozaikut të madh të aktiviteteve që do mbahen në këtë ditë.

Më pas festimet do të vijojnë nëpër familje, shtëpi, njesi shërbimi e natyrë…