Qendra e fshatit Labinot Fushë, e kthyer si një lagje qyteti
Një rrugë e premtuar dhe e kërkuar në qendrën e fshatit Labinot Fushë, të kësaj njësie vetëm rreth 5 km larg Elbasanit.
Një nvestim tjetër i kryer nga bashkia e Elbasanit e cila është mirëpritur nga banorët e kësaj lagjeje.
Sakaq ka përfunduar rruga e ” Kollajve”, dhe vazhdojnë punimet në unazën e fshatit, ndërsa ka përfunduar puna në qendër të fshatit.
Ka disa kohë që në fshatin Labinot Fushë janë kryer një sërë investimesh në infrastrukturë, ndaj dhe vetë kreu i bashkisë z. Gledian Llatja ka bërë një inspektim të këtyre punimeve dhe investimeve të kryera tashmë, duke e kthyer këtë fshat si një lagje të qytetit.
Ai e vuri theksin tek shumë projekte që bashkia ka asistuar në këtë njësi, duke e vënë theksin tek një ndër projektet më të mëdha aktuale, ai i kanalizimeve të ujrave të zeza në Mengël, një nga fshatrat më të mëdhenj të kësaj njësie i cili është drejt konkretizimit.
” Në lagjen ” Qendër”, të kësaj njësie ne kemi përfunduar 2 rrugë me një cilësi të lartë e cila i shërben banorëve, duke i ofruar komoditetin infrastrukturor pasi ndodhet pranë shkollës dhe xhamisë. Ky investim ishte i domosdoshëm në qendër të fshatit, por edhe një investim me standarte”.
Kryebashkiaku Llatja shton ndër të tjera se në vijim do të nisin një sërë investimesh të tjera ” bëhet fjalë për unazën e vogël të fshatit, si edhe një lagje të brendshme, ku problem ka qenë vetëm terreni. Ne vijojmë të konsultohemi me banorët, jo të gjitha nuk mund të bëhen përnjëherë, por prioritetet që kemi vendosur në cdo fshat po vijojnë”, tha z. Llatja.
Në Labinot Fushë qeveria shqiptare po përgatitet të kryejë një investim të madh ai i by -pass të Elbasanit, si edhe është hyrja kryesore e Korridorit të 8- të ku bashkia është në kontakt të vazhdueshëm sa i përket problematikave si edhe zgjidhjes përfundimtare të vaditjes. Rruga në fjalë i shërben 50 familjeve, dhe përfshin asfaltim, ndricim dhe trotuare.