Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

“SHQIPËRIA”, KONCERTI FESTIV I QENDRËS RINORE NË FESTËN E SHPALLJES SË PAVARËSISË

Një mbrëmje vetëm për fëmijët në prag të festës së madhe mbarë shqiptare atë të Shpalljes së Pavarësisë.

Koncerti i titulluar “Shqipëria”, u organizua nga Qendra Kulturore ku 111 fëmijë emocionuan publikun e gjërë me interpretimet e tyre

Këtë koncert të madh, ku në skenë janë ngjitur vetëm fëmijët, e ka parë nga afër edhe kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja.

Një përgëzim të madh ai e ka përcjellë për prindërit e fëmijëve, më pas edhe për stafin e kësaj qendre i cili sipas tij “nga viti në vit Qendra Rinore, vazhdon të siurprizojë duke nxjerrë talente të reja”.

Në vijim kreu i bashkisë ka rendiatur edhe një sërë festash të tjera që na paraprijnë, ku sërisht ata që gëzojnë më shumë dhe protagonistët kryesorë janë fëmijët.

“Ne po bëhemi gati edhe për Festivalin e Fëmijëve, festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, gjithashtu po përgatitemi edhe për eventin në datën 6 për të ndezur dritat e pemës së Vitit të ri, si edhe më shumë aktivitete plot ndricim në Qendrën Rinore të Fëmijëve.

Gjithashtu vitin tjetër ne do të shtojmë disa klasa për fëmijët në qendër të qytetit”.