Sporti dhe mjedisi bashkohen per një Shkumbin më të pastër!

Në ditën e dytë të Javes Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve (EWWR 2026),
Bashkia Elbasan, në kuadër të projektit BeMed+, në bashkëpunim me organizaten INCA, vijon fushatën “Shkumbini pa Plastikë”, duke promovuar lidhjen mes sportit, mbrojtjes së natyrës dhe reduktimit të mbetjeve.
Sporti i kanoes na kujton se lumenjtë nuk janë vetëm pasuri natyrore, por edhe hapësira për sport, rekreacion dhe nje jetë aktive në harmoni me mjedisin.
Përmes kësaj nisme synojmë të nxisim ndërgjegjësimin për parandalimin e ndotjes nga plastika njëpërdorimshe dhe përgjegjesinë e perbashkët për mbrojtjen e lumit Shkumbin.
Një lumë i pastër eshtë një lumë plot jetë!
Shkumbini pa Plastikë – Nga ndërgjegjësimi te veprimi!