Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Korrik 2022

“Festa e fërgesës”, promovim i kulinarisë së Elbasanit.

Elbasani, qyteti i traditës, kulturës, arsimit dhe mikpritjes, shquhet edhe për kulinarinë. Anvisat elbasanase, prej vitesh ruajnë me fanatizëm, mënyrën e gatimit tradicional kryesisht të tavave në furrë. Tava e kosit, fërgesa më shumllojshmëri produktesh që nga perimet e deri tek mishi, të pjekura me tavë balte në furrë, vazhdojnë të mbajnë rekord jo vetëm në Shqipërinë  e Mesme, por në mbarë vendin.

Ndaj edhe këtë vit, në edicionin e saj të pestë, “ Festa e Fërgesës”, nuk mund të realizohej pa praninë e gatmimit tradicional të fërgesës së Elbasanit. Ky aktivitet i kulinarisë, u organizua në  Kalanë e Tiranës me kryebashkiakun e Tiranës Z.Erion Veliaj, kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja , si edhe ministren Zj.Evis Kushi, me qëllim, promovimin e vlerave më të mira kulturore, artistike, kulinare të dy qyteteve, thuajse me tradita të njëjta.

 Festa e Fërgesës” bëri bashkë artizanë dhe restorante tradicionale. E kthyer në një traditë të përvitshme për kryeqytetasit, por jo vetëm, ajo erdhi këtë vit si një sfidë shijesh mes Tiranës dhe Elbasanit, duke tërhequr një numër të madh turistësh dhe vizitorësh.

Për të përshëndetur këtë festë, i pranishëm ishte dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, i cili vlerësoi traditat dhe bashkëpunimin me bashkinë e Tiranës.

“Tirana është shtëpia e të gjithë Shqipërisë. Normalisht fërgesa është një nga gatimet që na ka bashkuar gjithmonë si Shqipëri e Mesme. Faleminderit për këtë aktivitet që na dhatë dhe në mundësinë që bashkë me artistët e Elbasanit të jemi sot prezent këtu”, u shpreh kryebashkiaku Llatja.

 Krahas panairit të kulinarisë së zonës, të pranishmit patën mundësi të ndjekin performancën e Ansamblit të Tiranës me valle të Shqipërisë së Mesme, Ansamblit “Isuf Myzyri” dhe Ansamblit të Fëmijëve Elbasan. Shumë turistë pasi kanë shijuar fërgesën e Elbasanit, premtuan se nuk do të largohen nga Shqipëria, pa ardhur në qytetin e Elbasanit dhe të shijojnë këtë tavë, qindra vjeçare të Elbasanit.

Llatja/ Elbasani, qyteti me një harmoni dhe bashkëjetësë të njohur fetare

Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar ka organizuar konferencën e rradhës, me temë, ” Të ndërtosh ura për një Ballkan të mirë”.  

 Qëllimi i kësaj konference është për të ndërtuar ura të qëndrueshme ndërveprimi mes komuniteteve diverse të cilët e pasurojnë edhe më shumë dinamikën historike të rajonit të Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i ftuar në këtë konferencë, e vuri theksin teks sfidat që përballet komuniteti, si edhe tek bashkëjetesa fetare që ka qyteti i Elbasanit.   

” Urat e bashkëpunimit ndërmjet vetë popujve, ndërmjet qyteteteve ato ndërmjet komuniteteve fetare janë të domosdoshme për t’u parë në këto kohë sfidash që po kalojmë. Në takimet e përditshme me bashkëqytetarët kuptoj që janë ata forca që udhëheqin punën tonë. Të rinjtë dhe të rejat me të cilët takohem kërkojnë të përfshihen, të konsultohen dhe u kërkojnë autoriteteve të qytetit që të jenë të përgjegjshëm për premtimet e dhëna. Pjesëmarrja, gjithëpërfshirja, mbrojtja dhe zgjerimi i hapësirës së shoqërisë civile është ajo që duhet të ofrojë qyteti. Që qytetet të lulëzojnë, hapësira publike është thelbësore, hapësira për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për t’u shoqëruar, për t’u shprehur, hapësirë për t’u organizuar.  

 Duke u ndalur tek bashkëjetesa fetare që ka qyteti i Elbasanit ndër dekada Llatja shtoi se ” Elbasani është një qytet që ngritjen e urave të bashkëpunimit midis shoqërive, dy kulturave e shteteve e ka në ADN e vet. Kalaja e Elbasanit, Via Egnatia etj janë  dëshmues të një fakti të tillë. Një kohësisht, kam nderin të jem kryetar bashkie i një qyteti të njohur edhe për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare. Bashkëjetesa fetare shprehet sot edhe në marrëdhëniet e përditshme të banorëve të Elbasanit si edhe nëpërmjet  Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar e cila është një ndër partneret më të rëndësishme të Bashkisë Elbasan. Ne jemi një qytet krenar me një histori krenare. Jam i kënaqur që në tre vitet e fundit, nga koha kur jam zgjedhur Kryetar i Bashkisë së Elbasanit, të kem patur mundësinë të kontribuoj në ngritjen e urave të komunikimit dhe bashkë punimit me banorët, komunitetet, institucionet publike si edhe me shoqë rinë civile.  Jo më larg se 2 muaj më parë u vlerësova me Çmimin e dhënë nga Parlamenti Europian “The Most Roma Friendly Mayor”. Ky vlerësim ishte fryt i një përpjekje dhe punë të palodhur të stafit të Bashkisë që unë drejtoj si edhe e partnerëve lokalë të cilët kanë punuar për të ndërtuar një mjedis ku të gjitha minoritetet të mësojnë, zhvillohen dhe përdorin gjuhën e tyre amtare. 

 Teksa shoh përpara, vlerësoj se ka shumë sfida të cilat ne duhet t’i adresojmë edhe më fort, të tilla si:  arsimi dhe dialogu ndërkulturor;  punësimi dhe arsimi profesional;  lufta kundër gjuhës së urrejtjes; kujdesi shëndetësor; – ndryshimi kolektiv i sjelljes.  Strehimi dhe integrimi urban etj… Shpreh sigurinë që këto sfida mund të përballohen përmes ndjekjes së strategjive gjithëpërfshirëse dhe planeve lokale, si edhe angazhimit të vetë komuniteteve. Ne të gjithë po punojmë për të ndërtuar të ardhmen në përmjet ndërtimit të urave të bashkëpunimit”.  Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, moderator i konferencës, vlerësoi të gjithë aktorët të cilët sipas tij ” kanë qenë të angazhuar kundër një ekstremizmi të mundshëm dhe në mbrojtje të një modeli shoqërie të shëndetshme për komunitetet tona. ” Rajoni i Ballkanit Perendimor ndan po aq konflikte sa edhe hapësira për bashkëpunim, po aq dhunë sa edhe mundësi për t’i ofruar njëri tjetrit paqe dhe siguri, sepse e kaluara e përbashket dhe thyerja e saj në pasqyrimin e këtyre 32 viteve përpjekje për shtet-ndërtim, për njohje ndërkombëtare, për rivendosje marrëdhëniesh diplomatike, për krijimin e aleancave të reja, na kanë bërë njëkohësisht edhe më këmbëngulës për ta rivendosur besimin në qendër të urave ndërlidhëse në rajon”. 

Këshilli Vendor i Sigurisë Publike në Elbasan, modeli i suksesit në bashkitë e vendit

Veprimtaria e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Elbasan është një model i suksesshëm, shëmbulli i së cilit duhet ndjekur edhe nga bashki të tjera të vendit. Z.Nasip Naço në emër të Komisioni të Sigurisë Kombëtare garantoi mbështetjen për KVSP Elbasan si dhe kërkoi koordinimin për zhvillimin e takimi më të zgjeruar në të ardhmen.

Takimi  i rradhës së Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, në prani të Kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja ka marrë një vëmëndje më të gjerë ku kanë  marrë pjesë  Drejtuesi i Prokurorisë Z.Kreshnik Ajazi, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare të drejtuar nga Z.Nasip Naço si dhe deputetë të qarkut Elbasan. Pjesëmarrës ishin edhe anëtarët e tjerë të KVSP si Drejtori i DVP Elbasan Z.Ardian Çipa, Rektori i Universitetit “A.Xhuvani” prof.Skënder Topi, drejtues të institucioneve të tjera vendore dhe përfaqësues të jetës publike, intelektuale, organizatave jo-fitimprurëse etj. Nuk mungoi as këtë herë asistenca dhe bashkëpunimi i afërt nga IDM dhe Z.Sotiraq Hroni. Në këtë takim u bë një përmbledhje e punës dhe veprimtarisë gjatë këtij viti të KVSP të Bashkisë Elbasan, ku kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja vlerësoi praninë e pjesemarrësve në këtë takim duke e cilësuar si një vlerësim dhe mbështetje për një praktikë të cilën po përpiqemi ta bëjmë të përhershme në Bashkinë Elbasan, atë të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike. Sipas kryebashkiakut ” ky mekanizëm ka si qëllim angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve publikë dhe jo-publik në nivel lokal e më tej, kjo në funksion të parandalimit dhe adresimit të sfidave dhe kërcënimeve të lidhura me sigurinë publike. Aktualisht, KVSP-ja përbëhen nga anëtarë përfaqësues të: Bashkisë; Prokurorisë; Policisë; Institucione publike në nivel lokal; Anëtarë të Këshillit Bashkiak; përfaqësues të shoqërisë civile; Dhomës së tregëtisë; Medias; Bashkësive fetare; Komuniteteve etnike etj. Gjithashtu, është ngritur Cikli Spiral i Bashkëpunimit të Trekëndëshit Bashki-Prokurori-Polici i cili mundëson përcjelljen dhe adresimin e problematikave të ngritura në KVSP në tryeza të tjera diskutimesh dhe marrjen e masave konkrete. Ngritja e këtij mekanizmi është shoqëruar me hartimin e planit të veprimit si edhe rregulloren e funksionimit të KVSP-së të cilat mundësojnë gjithëpërfshirjen e komuniteteve vendore dhe adresimin e sfidave të lidhura me sigurisë”. Duke u ndalur tek sfida Llatja shtoi se ” synimi ynë është nxitja e një mjedisi gjithëpërfshirës që lejon: partneritet; bashkëpunim; të kuptuar të përbashkët, të natyrës së kërcënimeve dhe qasjeve më të përshtatshme për t’i adresuar ato. Shkëmbim të përvojave dhe praktikave më të mira në funksion të rritjes së cilësisë së jetesës.

 Në këtë kontekst, KVSP,

realizon forume të hapura me qytetarët (në kuadër të transparencës dhe llogaridhënies).

Zhvillon takime periodike me anëtarët e KVSP-së,  rrit bashkëpunimin ndërinstitucional.

Koordinon punën me ndërlidhësat komunitarë

Rrit bashkëpunimin dhe parteritetin e saj me aktorë të ndryshëm në nivel lokal, rajonal e ndërkombëtar. Nëpërmjet këtij mekanizmi ne kemi mundësinë që të punojmë mirë në përforcimin e partneritetit me aktorët lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë si p.sh.:

IDM, Grupi Palladium

Strong Cities Netëork,

Forumi i Gruas Tjetër Vizion,QBNF, në Familje për Familjen etj…

Të koordinojmë punën në nivel teknik kjo edhe nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve për t’iu përgjigjur me sa më shumë efikasitet kërcënimeve të ndryshme në drejtim të sigurisë. Mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve. Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare të tilla si projekti RAYS (i mbështetur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar), është vetëm një nga shembujt se si ne mbështesim të rinjtë që të mos angazhohen në sjellje kriminale. Gjithashtu, investimet e zhvilluara në sport, art, kulturë dhe punësim ndihmojnë në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët.

Gjatë vitit 2021 janë organizuar  takime periodike për adresimin e problematikave të lidhura me sigurinë; trajnime me të rinjtë; 2 ditë të hapura me të rinjtë në Bashki dhe Prokurori.  Gjithashtu, në vitin 2021 kemi mbyllur edhe fushatën për përzgjedhjen e strukturave komunitarë.

 Gjatë vitit 2022, në kuadër të funksionimit të KVSP, janë zhvilluar rreth 16 aktivitete”. Kryeyari i Bashkisë u ndal edhe tek qëllimet e reja duke pohuar se ” kemi qëllim ngritjen e databazës për KVSP. Zbatimit, vlerësimit dhe monitorimit të aktiviteteve nga të gjithë anëtarët e këshillit të sigurisë vendore. Zhvillimi i Punës Kërkimore: si,  sistemi i matjes së sigurisë në komunitet (SCPA). Vlerësimi i riskut (projekti RAYS)

Publikimi i buletinit të KVSP, hartimi i strategjisë për menaxhimin e riskut. Hartimi i planit strategjik të komunikimit”.      Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Elbasan Kreshnik Ajazi  theksoi rëndësinë e KVSP jo vetëm si një instrument me anë të së cilit mund të merret perceptimi i publikut mbi performancën e institucioneve të sigurisë në Elbasan, por edhe si një mekanizëm përmes së cilit mund të përcillen shqetësimet reale të publikut mbi fenomene të caktuara kriminale.


Miq ndër shekuj/ Ambasadori Turk viziton Elbasanin

Java e Kulturës Turke ka vijuar me një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike gjatë fundjavës. Qytetin e Elbasanit e ka vizituar ambasadori i ri i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay. Delegacioni turk është pritur nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, i cili e ka njohur ambasadorin me qytetin.  Ambasadori ka parë nga afër lagjen ” Kala”, si dhe është njohur me  disa monumente të tjera që i përkasin lashtësisë në qytetin e Elbasanit . Në vijim një shfaqje me valle turke është zhvilluar në teatrin ” Skampa” ku nuk ka munguar pjesëmarrja e shumë qyterëve elbasanas të cilët janë të apasionuar pas valleve dhe këngëve turke. Vizita e Ambasadorit turk në Elbasan përkon në kuadër të javës së   Kulturës Turke e cila shpalosi për qytetarët e Elbasanit esencën e traditës që nga vallet, muzikën, letërsinë, kinematografinë dhe kulinarinë.

Llatja/ Në planet tona, krijimi i “ qytetit të fëmijëve” me qëllim edukimin dhe argëtimin e tyre 

Që fëmijët të kenë një ditë ndryshe, nga çdo pikëpamje, që nga leximi i librave, argëtimi, lojërat, etj, kërkon një vëmëndje të veçantë. Tashmë ka shumë shoqata të ndryshme që realizojnë kampe verore, kurse të ndryshme për fëmijët, ku këta të fundit edukohen dhe argëtohen. Edhe Bashkia e Elbasanit e ka një qendër të mirëfilltë edukimi, dhe argëtimi, ku punohet me një përkushtim dhe vëmendje maksimale për çdo fëmijë. Por ambicia vazhdon, pasi kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, në planet e tij, dhe të institucionit që ai drejton, dëshiron që të shtojë qendrat e mirëfillta për edukimin e fëmijëve në Elbasan.  

 “ Kemi në plan të krijojmë një koncept “ qytet fëmijësh” në ish Repartet Ushtarake. Aktualisht ne e kemi një qendër të tillë, por që do ta rrisim në vazhdimësi, me një gamë të gjerë kursesh për fëmijët dhe të rinjtë, dhe ky fakt kërkon ambjente më të mëdha dhe komode për fëmijët”. 

Madje tashmë vendet ku mund të ngrihen këto qendra janë gjetur nga kryebashkiaku, që sipas tij janë “  Reparti Ushtarak i Krastës, Ullishtat, në qytet, ku të ndërtojmë kënde lojrash, dhe qendra të mirëfillta për edukimin e fëmijëve, plane të cilat do të realizohen  në një të ardhme të afërt”.