Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 12 Janar 2023

Llatja: Do të vijojmë me transformimin e Elbasanit

Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugëve “Isak Shehu” & “Mahmut Hakani” 

Sërisht një investim, dhe një premtim i mbajtur, për dy rrugë të Elbasanit, konkretisht rrugët “Isak Shehu” & “Mahmut Hakani”. Ishte një premtim i bërë nga ana e kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja pak kohë më parë për rikonstrukionin e këtyre dy rrugëve, të cilat do të  shpëtojnë përfundimisht 400 fëmijët e shkollës “Jeronim De Rada” një shkollë kryesore në qytet,  dhe 500 banorëve të asaj lagjeje të vjetër të Elbasanit nga balta dhe pluhuri. Punimet të cilat po vijojnë me ritme të shpejta dhe janë thuajse drej fundit i ka inspektuar kryebashkiaku Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri. Sipas kryetarit të Bashkisë, këto dy rrugë në rajonin Nr 2 në qytet janë pjesë e problematikave që kemi pasur dhe kemi në zonat urbane, por edhe në zonat rurale”. Duke u ndalur tek planet që Bashkia ka sa  i përket investimeve, Llatja shtoi se ” kemi një plan për shpërdarjen e investimeve në Elbasan, jo vetëm në Rajonin 1 dhe 2, dhe 4, por në të gjithë qytetin dhe fshatin si edhe zonat rurale. Sa i përket dy rrugëve të kësaj lagjeje ai shtoi se ” rrugët ishin në gjendje të mjerueshme që kërkonin investim, ndërsa tashmë në fazën tjetër do të shtrijmë investimet në të gjitha lagjet e qytetit, por edhe në infrastrukturë shkollore, pasi edhe ajo ka problematikat e veta, sa i përket investimeve të vazhdueshme. Afër kësaj zone ndodhet edhe shkolla artistike ” Onufri” e cila është në një proces të fort rikonstruksioni total”.  

 Nga ana e tij, drejtuesi politik edhe një herë i cilësoi konkrete punët që janë bërë në Elbasan, duke vlerësuar prioritetin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja për këto zona më pak të urbanizuara. ” Një gjë dua të them, që me Gledin si kryetar Bashkie, si edhe me ndihmën e qeverisë, këto punë do të vazhdojnë , të na dëgjojnë të gjithë, ne do të vazhdojmë ta transformojmë qytetin përditë. Në këtë inspektim kanë qenë të pranishëm edhe banorë të lagjeve si edhe mësues të shkollës, të cilët shprehën falenderimet për rikonstruksionin e kësaj rruge. ” Ndjejmë kënaqësi jo vetëm ne, por edhe fëmijët të cilët do të shkojnë në shkollë tashmë. Është një rrugë me standarte dhe shumë e bukur, si edhe fasadat e pallateve “, thanë banorët. Kryebashkaiku i premtoi se ” edhe në vijim do të vazhdojmë me investime, ”  ashtu sic investuam dritaret e shkollës me termoizolim që nxënësit të jenë ngrohtë  si edhe WC në shkollën ” Jeronim De Rada”. Ne i dimë problemet e mbartura në infrastrukturat shkollore, dhe ne do ti rregullojmë të gjitha. Arrijmë që 13 shkolla në vit ti ristrukturojmë të pjesshme dhe dy ti bëjmë të reja, me rikonstruksion total. Vjet bëme dy shkollat industriale, u bë shkolla “Bardhyl Popa”, ” Jeronim De Rada”, po bëhet ” Kostandin Kristoforidhi” ” Onufri”, rregulluam pjesërisht shkollat me probleme, por do të vazhdojmë punën tonë”.