Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 6 Janar, 2023

Llatja; Asfalt edhe në Vidhas, aty ku për 30 vjet u premtua por nuk u realizua

Rreth 1000 banorë të fshatit Vidhas, tashmë do të kenë një rrugë të asfaltuar, duke i lehtësuar kështu lirshëm qarkullimin e mjeteve drejt Njesisë Administrative Papër, por edhe drejt Elbasanit e Peqinit. Kishte rreth 40 vjet që kjo zonë nuk njihte investime në infrasttrukturë, ndërsa punimet të cilat kanë nisur i ka inspektuar kreu i Bashkisë Gledian Llatja,  i cili edhe një herë e vuri theksin tek realizimi i investimeve të cilat sipas tij po kryhen njësoj si në qytet dhe në fshat.  ” Bashkia Elbasan ka parë me përparësi të ndërhyjë në ato vende ku kanë dekada pa asnjë investim. Ndaj me ndihmën edhe të bizneseve të zonës, sot kemi ardhur për të inspektuar një nga investimet më të mira që po bëhet në njësinë administrative Papër, në fshatin Vidhas, i cili është edhe fshati më i madh i kësaj njësie ku gati 40% e popullsisë së njësisë jeton në këtë fshat. Rruga që po asfaltohet është një nga arteriet kryesore, 1 km rrugë e cila po shtrohet brenda fshatit Vidhas”, tha kryebashkiaku. Duke u ndalur sërisht tek investimet në infrastrukturë ai pohoi se ” vitin tjetër po panifikojmë përfundimin e investimit të të gjithë segmentit kryesor të fshatit, për të lidhur ambulncën me shkollën, dy institucionet kryesore lidhen me asfalt tashmë”.

Ka kohë tashmë që Bashkia e Elbasanit ka kthyer në kantier ndërtimi shumë lagje në qytet, por edhe njësitë administrative dhe në zonat informale ku nuk është investuar prej dekadash dhe kanë marrë jetë investimet që kanë patur impakt të madh sidomos në infrastrukturë.” Prej vitesh tashmë në këtë zonë premtimet kanë qenë boshe pasi çdo politikan që ka ardhur dhe ka premtuar nuk e ka përmbushur atë dhe më në fund u bë pas 30 vitesh” , tha Llatja. Ai premtoi se ” pasi të mbarojë asfaltimi në Vidhas, bashkia do ti shtrijë investimet edhe në Balldren apo në fshatrat përreth, sigurisht edhe në zonat informale në qytet për ti formalizuar ashtu siç i ka hije një qyteti Europian”.