Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 4 Janar 2023

Ambasadori i Austrisë vizitë në Elbasan

Llatja; Marrëdhëniet mes Elbasanit dhe Austrise që nga Lufta e Parë Botërore Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, ka pritur këtë fillim viti në zyrën e tij, Ambasadorin e Austrisë akredituar në vendin tonë Dr. Christian
Steiner. Duke vlerësuar bashkëpunimin gjatë tre dekadave të fundit që Austria ka dhënë për Elbasanin, kryetari i Bashkisë u ndal tek mbështetja që Austria ka dhënë gjatë Luftës së parë botërore kryesisht në ndërtimin e shumë shkollave por edhe infrastrukturës moderne asokohe në Elbasan. ” Ne kemi një bashkëpunim të hershëm me Austrinë, që nga krijimi i infrastrukturës së parë moderne në qytet, si edhe me zhvillimin e arsimit 8- vjecar baze gjate viteve 1916-1919 në periferi të Elbasanit. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur një bashkëpunim të mirë me Ambasadën Austriake”, tha Llatja.
Biseda mes kryetarit dhe ambasadorit u fokusua kryesisht tek arsimi, zhvillimit të qytetit dhe kulturës në përgjithësi. ” Ne si Bashki do të hapim edhe muzeun e arsimit, ndaj kërkova mbështetjen e
ambasadorit për të vazhduar atë traditë të mirë që ka Austria në Elbasan, me hapjen e shkollave në shumë fshatra të Elbasanit, ndaj duam të kemi një bashkëpunim të mirë edhe me hapjen e muzeut të arsimit në Elbasan. Duke e cilësuar si një mik të mirë të qytetit kryetari i bashkisë ka falenderuar ambasadorin në këtë vizitë në këtë fillim viti në Elbasan, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen”. Nga ana e tij Ambasadori i Austrisë vlerësoi mirënjohjen që kryebashkikaku i Elbasanit përcolli për mbështetjen që ka dhënë shteti austrise për Elbasanit ndër vite. Ai pohoi se ” është e vërtetë që prej dekadash kemi mbështetur Elbasanin por edhe të gjithë shqipërine në fushën e arsimit kryesisht në shkollat profesionale si edhe në fushën e turizmit si edhe Teknologjinë e Informacionit. Eshtë gjithmonë interesante të gjej trashëgimninë Austro- Hungareze , si edhe të vizitoj shkollën në Labinot të Elbasanit e cila u themelua në vitin 1917 pikërisht me ndihmën e ushtrisë Austro – Hungareze e cila asokohe ishte në Shqipëri, ku rreth këtyre viteve 1916 1918 – ka punuar për infrastrukturën dhe strukturën administrative në Shqipëri. Edhe këto tre dekdat e fundit ne kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë mes dy vendeve, dhe shpresojmë se do të kemi edhe bashkëpunime të tjera në shqipëri”, tha Ambasadori.